LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë/ Prangoset 43-vjeçari

3 Korrik 2021, 09:14, Kronika CNA
Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë/ Prangoset 43-vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në Tiranë, duke vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili kanosi më armë zjarri bashkëshorten e tij.

?Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Kanosja?.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga