Connect with Us

‘Operacioni Bregdeti Ynë’/ Çuçi bën bilancin: Shemben 130 ndërtime pa leje, dhjetëra të arrestuar

Aktualitet

‘Operacioni Bregdeti Ynë’/ Çuçi bën bilancin: Shemben 130 ndërtime pa leje, dhjetëra të arrestuar

Publikuar

-

'Operacioni Bregdeti Ynë'/ Çuçi bën bilancin: Shemben 130 ndërtime pa leje, dhjetëra të arrestuar

Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në kuadër të aksionit “Bregdeti Ynë”.

Shifrat janë bërë të ditura nga  Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa Policia e Shtetit prej tre ditësh vijon kontrollin në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara.

“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. 

Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. 

Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Kampion dhe rekordmend ndër vite”/ Meta vlerëson me Dekoratën ‘Nderi i Kombit’, atletin e mirënjohur Gjergj Rulin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me Dekoratën “Nderi i Kombit” atletin e mirënjohur dhe drejtuesin e Federatës së Atletikës, Gjergj Rulin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta ka shkruar se vlerësimi i merituar është shprehje e mirënjohjes për kontributin e shquar të dhënë prej tij për zhvillimin cilësor të atletikës në vendin tonë.

Me tej Meta ka shkruar se atletika meriton të mbështet si një mundësi në shumë disiplina.

Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në Durrës, me rastin edhe të 60-vjetorit të tij të lindjes, së bashku me urimet më të ngrohta, i akordova sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, njërit prej legjendave dhe krenarive të atletikës dhe sportit shqiptar, Gjergj Ruli.



Vlerësimi i merituar është shprehje e mirënjohjes për kontributin e shquar të dhënë prej tij për zhvillimin cilësor të atletikës në vendin tonë, si kampion dhe rekordmen i rezultateve të shkëlqyera, fitues i qindra titujve e trofeve brenda e jashtë vendit, por edhe si trajner i kampionëve të rinj, si Izmir Smajlaj, që po lartësojnë imazhin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare.

Kënaqësi, që ishin sot me ne edhe Presidenti i Atletikës Europiane dhe shumë personalitete ndërkombëtare të atletikës.

Atletika, mbretëresha e të gjitha sporteve, meriton të mbështetet më shumë si një mundësi e shkëlqyer për të arritur rezultate të larta në shumë displina, për promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave sportive kombëtare, por njëkohësisht edhe për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe orientuar ata drejt rrugës së suksesit”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer vetëm disa orë pasi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vendosi që vaksina të jetë e disponueshme për personat e moshës mbi 65 vjeç, disa kategori punonjësish të vijës së parë dhe personat me probleme të caktuara shëndetësore. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje 60 milionë amerikanëve që kualifikohen, të bëjnë vaksinën shtesë ndaj COVID-19ës.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, amerikanët që kualifikohen po zënë radhën për të marrë dozën shtesë të vaksinës Pfizer ndaj COVID-19ës. Disa prej tyre kanë qenë duke pritur prej orësh.

“Mendoj se të gjithë duhet bëjnë vaksinën shtesë sa më shpejt”, tha Carol Carson, e vaksinuar me dozën shtesë.

Vetëm 24 orë më parë, një komision i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve autorizoi vaksinën shtesë të kompanisë Pfizer për personat mbi 65 vjeç, personat me probleme afatgjata shëndetësore dhe punonjësit e vijës së parë të ekspozuar ndaj virusit.

LEXO EDHE:  Memorandumi/Policia e Kosovës do të patrullojë në zonat bregdetare

LEXO EDHE:  Pamjet-Rritja e temperaturave/ Qytetarët dynden drejt bregdetit

Vaksinat janë tashmë të disponueshme në spitale, në mbi 30 mijë qendra shëndetësore dhe farmaci në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të bindur të pavaksinuarit.



“Të pavaksinuarit ngarkojnë spitalet, pavionet e urgjencës dhe të kujdesit intensiv, duke mos u lënë hapësirë të sëmurëve nga zemra apo kanceri që të marrin shërbim shëndetësor”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Joe Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë për vaksinimin (24 shtator 2021)

Duke folur dje nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve që kualifikohen që të bëjnë vaksinat ndaj COVID-19ës, dhe tha se do ta bënte vetë vaksinën përforcuese sa më shpejt të ishte e mundur.

“Ashtu si doza e parë dhe e dytë, doza shtesë është falas dhe lehtësisht e disponueshme”, tha Presidenti Biden.

Ndërkohë në qytetin e Nju Jorkut, shkollat po përgatiten për mungesa të mundshme të stafit, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën detyrimi i vaksinimit./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sulmet në veri të Kosovës/ Osmani: Synime ruso-serbe për destabilizim, ndërkombëtarët të mos i injorojnë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit tregojnë se Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuçiçit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon.

Presidentja është shprehur se ndërkombëtarët nuk duhet ta injorojnë tendencën ruso-serbe për destabilizim.

Më tej Osmani ka theksuar se është koha që BE dhe NATO ta shohin këtë rrezik dhe ta ndalojnë regjimin e Vuçiçit.

“Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon.



Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.

Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi.

Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në refuzimin e skenarëve ogurzi të Serbisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë”, ka shkruar Osmani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE