Connect with Us

Vendimi për Teatrin/ Paralajmëron avokatja: Personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë

Aktualitet

Vendimi për Teatrin/ Paralajmëron avokatja: Personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë

Publikuar

-

Vendimi për Teatrin/ Paralajmëron avokatja: Personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë

Avokatja Adriana Kalaja ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Kalaja u shpreh edhe pas këtij vendimi nuk do të ndalet beteja. Ajo tha se nëse çështja nuk gjen zgjidhje në gjykatat e vendit do të përfundojë deri në Strasburg. Përmes një lidhje direkte në Neës 24 ajo  paralajmëroi se çdokush që ka patur dorë në shembjen eTeatrit do të shkojë para ligjit.

Avokatja bën me dije se një pjesë e kallëzimeve për këtë çështje janë dorëzuar në SPAK.

E shikoj që mbase jashtë vullnetit të anëtarëve të sistemit, e shoh në një presion të ndikimit të paligjshëm nga funksionarë shtetërorë, vendas dhe të huaj. Unë do të doja ta gëzoja fitoren, bashkë me të gjithë miqtë e mi. Me të gjithë ata që kontribuuan në këtë kauzë, që është më e bukura në këto 30 vite. Fituam një ligj special që u fuqizua.

Ajo ishte potencial i mundshëm që në një moment të dytë, nëse qeverisë dhe bashkisë nuk i dalshin pazaret, do të riktheheshin prapë. Ligji kishte bërë disa efekte. Unë nuk mund të shprehem qartë dhe prerë lidhur me vendimin e shembjes, pasi nuk kam parë të arsyetuar vendimin e gjykatës për këtë pikë.

Do të kemi shumë pikë për të operuar në betejën tonë të mëpasshme ligjore, për aq kohë sa Kushtetuesja ka nxjerrë nul vendimin e pronës. Ne e kemi thënë që do i drejtohemi Strasburgut, nëse nuk marrim pritshmëritë tona. Qëllimi final është nxjerrja e përgjegjësisë penale, qëllimi final është rindërtimi i teatrit, aty dhe aty ku ishte, për këtë vepër të madhe që shkatërruan, historisë shqiptare, do të paguajnë personat përgjegjës.

Unë nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese është shembur në këtë pikë, ajo e ka arsyetuar pjesën e çështjes si anti-Kushtetuese, ne do të ndjekim deri në fund procedurat. Në këndvështrimin tonë përgjegjësia personale do të prevalojë mbi gjithçka.

Kush ka gisht në veprat korruptive të teatrit të ri, do të shkojë përpara ligjit. Një pjesë e mirë në kallëzimet tona, lidhet me dy pikat tona që Gjykata na dha të drejtë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i çliron ato nga trysnia dhe shpejt, një pjesë e mirë e kallëzimeve tona do të shkojnë përballë Gjykatës së Posaçme”, ka thënë Adriana Kalaja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

U grabit dhe torturua nga 10 persona/ Biznesmeni “zbërthen” ngjarjen, tregon shumën që i morën

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e grabitjes në banesë mëngjesin e sotëm, rrëfen tmerrin e përjetuar në aq kohë sa zgjati e gjithë ngjarja.

Ai tregon se grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, duke u munduar të marrin informacion se ku gjendej çelësi i kasafortës.

Për mediat ai tregon se një nga autorët e grabitjes me armë, ishte i veshur me uniformë policie.

Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.



LEXO EDHE:  “Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”/ Rama: Puna për teatrin e ri do fillojë deri në vjeshtë

LEXO EDHE:  Protestë para Kuvendit/ Ja sa pritet të zgjasë votimi për projektligjin

Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha biznesmeni./CNA.al

Grabitet në banesë biznesmeni/ Policia jep detajet e para

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet në banesë biznesmeni/ Policia jep detajet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur banesën e biznesmenit në Nikël të Fushë Krujës, duke marrë me vete një shumë të konsiderueshme të hollash.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  “Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”/ Rama: Puna për teatrin e ri do fillojë deri në vjeshtë

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin Kombëtar/ LSI “sulmon” Qeverinë



Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Fier/ Të tjera detaje dalin në dritë, automjeti me targa kosovare

Publikuar

-

Nga

Makina e djegur e cila u gjet dhe që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin ndaj Demir Backës, mësohet se ka qenë me targa të Kosovës.

Ajo çfarë policia po përpiqet të mësojë nëpërmjet hetimeve, është të verifikojë nëse targat janë reale, periudhën kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri, në pronësi të kujt është dhe numrin e personave të përfshirë në atentat.



Në automjetin ‘C Class’, të gjetur në fshatin Daullas në Bay-pass, u zbuluan gjithashtu 2 armë zjarri, 16 gëzhoja, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin Kombëtar/ LSI “sulmon” Qeverinë

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin Kombëtar/ LSI “sulmon” Qeverinë

Ngjarja e bujshme në Fier dyshohet se është kryer për hakmarrje dhe policia po heton mbi të shkuarën e viktimës Demir Backa. Mësohet se Backa pak kohë më parë është përfshirë në një konflikt me një person të njohur për drejtësinë, i cili ka qenë edhe subjekt i OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE