Connect with Us

Trafiku ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë publik

Politikë

Trafiku ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë publik

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Prokurorë, drejtues policisë si dhe zyrtarë publik, raportohet se janë vënë në pranga nga Operacioni ndërkombëtar që po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Itali, Shqipëri, Mal të Zi dhe Spanjë.

Nga 38 urdhër-arrestet, janë 28 të arrestuar nga SPAK në Shqipëri.

Në Vlorë, Kavajë, Tepelenë, Lazarat dhe Tiranës, mëoshet se janë qytetet ku SPAK ka ndërmarrë operacionin në Shqipëri./CNA.al

Drogë, korrupsion, pastrim parash, rrëmbime për disa milion euro/ Detaje nga operacioni me 38 të arrestuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Xhaçka me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon.

Ministrja Xhaçka falënderoi Lord Ahmad për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.



Kryediplomatja shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, si dhe konfirmoi gatishmërinë për të punuar së bashku mbi prioritet e përbashkëta.

LEXO EDHE:  Policia arreston 4 persona/ Mbillnin fara kanabisi në kubikë

LEXO EDHE:  Video-Kush i ka vënë gjobë Erion Veliajt?

Takim konstruktiv me Përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon, ku diskutuam mbi përgatitjet e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit.
Mirëpresim bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta të ndërtuara në traditën e gjatë të partneritetit dhe miqësisë të dy shteteve
”, shkroi ministrja në rrjetet sociale pas takimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Shoqja Ministre, vish çizmet e llastikut dhe hajde të dalim bashkë”/ Godet sërish deputeti i PD-së

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Saimir Korreshi pas deklaratës së në Kuvend, me të cilën “shkriu gazit” jo vetëm socialistët por edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, ka goditur sërish.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Korreshi I ka bërë thirrje Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër serat e shkatërruara nga furtuna.

Korreshi ka postuar edhe disa foto nga serat, duk heshur poshtë reklamat AZHBR-së për bujqësinë.

AZHBR sot paska nxjerrë reklam nga nje serë se si ndihmon fermerët dhe se çdo gjë në bujqësi shkon fjollë e se do hamë me lugë floriri.



Këto pamje janë të një tjetër fermeri që furtuna e disa diteve më parë ja uli në tokë 4,2 dy serë. Mundi e djersa po ashtu edhe të gjitha kursimet të shkuara dëm.

AZHBR ka ndonjë fjalë për këtë rast e për shumë e shumë të tjerë?? Apo vetëm me tesera të PS??

A e di AZHBR së njerëzit kanë braktisur serat si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit, si pasojë e rritjes në 100% te plehrave kimik vetëm në vitin e fundit, e rritjes së fidanëve e mungesës së fuqisë punëtore dhe me kryesorja e mungesës së tregut.

Shoqja Ministre e Bujqësisë të ftoj një ditë të veshësh çizmet e llastikut e të heqesh takat e bashkë me mua të vizitosh realitetin. Të shkojmë tek serat e njerëzve punëtore, të shohësh se si është situata reale. P.s. do të të shpie tek fermerë me bindje të majtë”, shkruan Korreshi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet Kushtetuese/ PS i “shkel syrin” Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Partia Socialiste i ka drejtuar një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke u shprehur të gatshëm, për të biseduar për ndryshimet kushtetuese.

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, në një prononcim për mediat nga Shkodra, ka theksuar se PS është e gatshme që të ulet me Partinë Demokratike dhe të bisedojnë edhe për ndryshimet Kushtetuese.

Sipas Gjiknurit propozimet duhet të bëhen në tryezë dhe jo në media.



Jemi të gatshëm të ulemi me PD të bisedojmë për gjitha çështjet. Si dhe ato që propozon PD për ndryshimet kushtetuese. Por propozimet bëhen në tryezë dhe në institucione. Tashmë që PD është brenda institucioneve mund të bisedojmë dhe jemi të hapur. Por nuk bëhet në studio televizive dhe me konferenca për media.”- tha Gjiknuri.

LEXO EDHE:  The affair of incinerators/SPAK has evidence of corruption in Fier

LEXO EDHE:  Përdornin fëmijën për të mbuluar trafikun e drogës/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kujtojmë se Lulzim Basha, u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar , se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk ishin të përshtatshme për nevojat e shoqërisë për demokraci.

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se edhe kryeministri Edi Rama, disa herë i ka “shtrirë dorën”, Lulzim Bashës, për të bashkëpunuar, për tema që sipas tij janë në interes të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE