Connect with Us

Në një vit me urdhër të SPAK u ndaluan pesë prokurorë e gjyqtarë

Aktualitet

Në një vit me urdhër të SPAK u ndaluan pesë prokurorë e gjyqtarë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Tre prokurorë dhe dy gjyqtarë të akuzuar për korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë si dhe shpërdorimi të detyrës, janë arrestuar me urdhër të SPAK në 1 vit.

Maksim Sota prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë ishte magjistrati i pestë i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës. Të arresuarit nuk i ishin nënshturar procesit të verifikimit kalimtar ndërsa pas ndalimit për ta Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetim disiplinor.

Më herët po me urdhër të prokurorisë së posaçme janë arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, prokurori i Sarandës, Sali Hasa, ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha si dhe ajo e Korçës, Mimoza Margjeka. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë si dhe shpërdorimi i detyrës, janë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tre prokurorëve dhe dy gjyqtareve.

Sota, me funksion prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u arrestua mëngjesin e së premtes si pjesë e operacionit të koduar “Shpirti”. Një bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare çoi në pranga 28 persona mes të cilëve dhe prokurorin si pjesë të një grupi trafikantësh droge.

Dy ditë më parë po me urdhër të SPAK, në Kavajë u arrestua Edmond Kariqi, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Kukësit. Hetimet disa mujore zbuluan se Kariqi në bashkëpunim me tre persona të tjerë kundrejt shumave të ndryshme monetare favorizonin persona nën hetim.

LEXO EDHE:  “Këto janë gjyqe politiko- partiake”/ Ish-ministri socialist rendit faktet, “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Fatin e dy prokurorëve pak javë më parë e kishte dhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme pas një hetimi disa mujor. Edhe për Hasën hetimet zbuluan përfshirjen në korrupsion aktiv në sistemin e drejtësisë dhe ndaj prokurorit të Sarandës, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Më 11 shkurt të vitit 2021, teksa po shqyrtonte një çështje në Gjykatën e Krujës, po me urdhër të SPAK u arrestua ish gjyqtarja, Enkelejda Hoxha. Kjo e fundit u akuzua se kundrejt parave i mundësoi lirinë e parakoshme disa prej eksponentëve të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafilit apo Hekuran Billës. Rasti i këtij të fundit u bë shkak që më 17 mars, KLGJ të shkarkonte magjistraten.

Lirimi i parakohshëm i një të arrestuari në shtator të vitit 2020, çoi në pranga edhe gjyqtaren e Korçës, Mimoza Margjeka. Për të Prokuroria e Posaçme provoi se kundrejt një shume parash prej 6 mijë eurosh do t’i jepte lirinë një të arrestuari për trafik klandestinësh.

Të pestë këta magjistratë të arrestuar nga SPAK, ende nuk ishin përballur me procesin Vettingut ndërsa përballja e tyre e vërtetë tashmë do jetë me drejtësinë./euronews 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe të Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE