Connect with Us

Ish-presidenti publikon faktet/ Dyshimet e forta për Bashën, çfarë qëllimi ka kreu i PD

Politikë

Ish-presidenti publikon faktet/ Dyshimet e forta për Bashën, çfarë qëllimi ka kreu i PD

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një analizë të gjatë të situatës në Partinë Demokratike, dhe të akteve të kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bujar Nishani rendit disa fakte dhe ngjarje, të cilat sipas tij tregojnë qartë se Lulzim Basha nuk dëshiron vërtetë të sjellë PD-në në pushtet.

Sipas Nishanit, Lulzim Basha qëllimin e vetëm ka që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit.

Gjithashtu Nishani shkruan se për të shpëtuar veten, Lulzim Basha po sakrifikon Partinë Demokratike dhe demokratët.

Duke iu referuar edhe zgjedhjeve vendore të 2019-ës, Nishani shkruan se PD po të hynte në zgjedhje, do fitonte shumë bashku, ndërsa i vetmi që mund të konsiderohej humbës (politikisht) do të ishte Lulzim Basha, pasi nuk do të arrinte fitoren në shumicën e vendit.

Pikërisht për këtë, thekson Nishani, Lulzim Badha zgjodhi që të mos ishte ai humbësi politik, por përmes dorëzimit të 100% të bashkive tek Edi Rama sakrifikoi fitoren e të gjithë atyre demokratëve që do të mund të fitonin bashkitë.

Ne lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Nishani shkruan se “Duke parë diferencën e madhe të mbështetjes që ishte mes tij dhe partisë (PD ; 35-37%, Basha ; 25-28%), vendosi përsëri të sakrifikoi fitoren e pushtetit përmes partisë dhe angazhoi çdo gjë në funksion të UNIT, të perceptimit se ai ishte i pari dhe i vetmi që komandon, vendos, fiton e kontrollon PD !”

PD ju paraqit shqiptarëve gjatë fushatës jo me ekip, jo me potenciale qeverisëse, jo me interesa gjithëpërfshirëse e përfaqësim të gjerë por me figurën, ofertën, interesin e veç një njeriu që për më tepër ishte shumë larg besimit të të pavendosurve elektoralisht !

Po ashtu, ai shkruan se “Basha duhet të kuptojë se manipulimi e tij për të qëndruar formalisht në krye të PD nuk po pengon vetëm PD nga ndryshimi, modernizimi, përshtatja me rrethanat e reja, rritjen e saj, por përmes kësaj ai po pengon mundësine e ndryshimit të situatës së kolapsit dhe krizës permanente të vendit në tërësi.”

Deklarata e plotë e Nishanit:

A dëshiron vërtet L. Basha ti sjellë demokratët në pushtet ?!!

Kjo nuk është një dilemë hamletjane por një pikëpyetje e madhe ngritur tashmë si një mur betoni para një partie të tërë e madje para të gjithë shoqërisë !

Ky mur i madh është ngritur kohë pas kohe me qëndrimet, sjelljet, vendimet e aktet krejt në dëm të PD, prej L. Bashës ndër vitet e qëndrimit të tij në krye të PD !

Le të sjellim në kujtesën tonë veç disa prej tyre !

Që nga ardhja në krye të PD në 2013, L. Basha nisi praktikën e lagimit nga PD pa proçese konkurimi e vlerësimi politik, pa gjykime kolegjiale, të një numëri të madh personalitetesh që mund të kishin konsumin e tyre politik nga njëra anë por nga ana tjetër kishin edhe kontribute reale, eksperienca të gjata politike, kishin lidhjet e tyre me grupime të caktuara përfaqësuese lokale e kombëtare të PD, kishin vokacion të komunikimit publik.

Në vend të pasurimit të PD me gjeneratën e re që integrohej politikisht me gjeneratat e kontributeve të gjata duke kuruar konsumin dhe prioritarizuar energjinë dhe kapacitetet e reja, L. Basha margjinalizoi këdo që mund të kishte influenca politike por që nuk ishte “borxhli” tek Luli !

Piktura u pa e qartë fare kur L. Basha drejtoi Bashkinë e Tiranës, se si e ndërtoi ekipin qeverisës bashkiak dhe që në fakt ishte treguesi “par excellence” mbi modelin e mundshëm qeverisës të Shqipërisë prej L. Bashës !

Tentativa hileqare e zëvendësimit të trashëgimisë pozitive të PD me dogmën e “Republikës së Re”, një Déjà vu e “Rilindjes” së Edi Ramës, i lëndoi ndjeshmëritë e gjeneratave të tëra e shumë aktive të bazës së PD, duke i demotivuar në angazhimin e tyre politik dhe elektoral e si pasojë rrudhjen e forcës politike dhe elektorale të PD.

Në 2017 futja në bashkëqeverisje, nën pushtetin e socialistëve, duke u njehësuar me modelin e Edi Ramës, përveç rënies pre e talljes që Rama bëri me zyrat e ministrave të PD siç bënte me ata socialistë gjithë kohës, nuk solli asnjë përfitim politik veçse ushqeu perceptimin se ; “këta njësoj janë”, madje se ; Edi Rama është “shefi” edhe i ministrave të PD-së !

LEXO EDHE:  Me makina e flamuj/ Berisha niset drejt Kurbinit

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit në 2019 ishin një provë domethënëse për ato parlamentare të ardhëshme në 2021.

Në ato zgjedhje, PD do të fitonte ndoshta jo shumicën e bashkive por e sigurtë një numër të madh të tyre.

Në këtë rast PD do të kishte mundësinë të tregonte modelin e vet qeverisës dhe një numër i madh demokratësh do të ishin fitues dhe do të drejtonin pushtetin vendor në shumë qytete.

I vetmi që mund të konsiderohej humbës (politikisht) do të ishte L. Basha, pasi nuk do të arrinte fitoren në shumicën e vendit.

Pikërisht për këtë, L. Badha zgjodhi që të mos ishte ai humbësi politik, por përmes dorëzimit të 100% të bashkive tek Edi Rama sakrifikoi fitoren e të gjithë atyre demokratëve që do të mund të fitonin bashkitë.

Në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të 2021, u aplikua votimi negativ, prej antarësisë sipas parimit ; “kush është më i keqi” e jo “kush është më i miri” !!!

Kjo formulë që nuk ekziston kurrkund në ndonjë parti politike në botë, përtej ngritjes së proçesit mbi energjitë dhe frymën negativiste, tek lobimi për të dënuar tjetrin e jo për të fituar besimin pozitiv mbi veten, rezultoi një tezë me kontekst armiqësimi dhe përçarje mes strukturave, antarësisë dhe votuesve.

Në fushatën e fundit elektorale të 25 prillit duke parë diferencën e madhe të mbështetjes që ishte mes tij dhe partisë (PD ; 35-37%, Basha ; 25-28%), vendosi përsëri të sakrifikoi fitoren e pushtetit përmes partisë dhe angazhoi çdo gjë në funksion të UNIT, të perceptimit se ai ishte i pari dhe i vetmi që komandon, vendos, fiton e kontrollon PD !

PD ju paraqit shqiptarëve gjatë fushatës jo me ekip, jo me potenciale qeverisëse, jo me interesa gjithëpërfshirëse e përfaqësim të gjerë por me figurën, ofertën, interesin e veç një njeriu që për më tepër ishte shumë larg besimit të të pavendosurve elektoralisht !

Në fakt qasja e L. Bashës ka qenë gjithmonë ; margjinalizimi e mbajtja larg deri në injorim të militantëve të sinqertë që besonin e angazhoheshin mbi bazën e besimit dhe emocionit të parimeve ideologjike tek PD, duke i zëvendësuar ata me një grup të vogël protagonistësh pa produkt, që si interes e motiv të vetëm kishin listimin e parakohshem të vetes në listat për drejtor, tatimor e doganier !

Pa fituar pushtetin bënë listat e posteve të tyre, ndërsa punën dhe sakrificat jua lanë militantëve e demokratëve të vërtetë e idealistë, që në fakt do të vijojnë të jenë të humburit e mëdhenj edhe në 4 (katër) vitet në vijim .

Ndaj muri i madh ngritur para demokratëve dhe në tërësi para shqiptarëve mbi pikëpyetjen se a do vërtet L. Basha ti sjellë demokratët në pushtet e për pasojë ta rrëzojë apo jo E. Ramën nga pushteti, nuk është më një dilemë hamletiane !

Çdo ditë që qeverisja e E. Ramës vijon në këtë vend, aq më shumë ky vend zhytet në kurthin e varfërimit, moszhvillimit, deprimimit !

Basha nuk e disponon aftësinë e drejtimit të PD drejt rrëzimit të pushtetit që mori tashmë edhe mandatin e 3 (tretë) qeverisës.

Basha duhet të kuptojë se manipulimi e tij për të qëndruar formalisht në krye të PD nuk po pengon vetëm PD nga ndryshimi, modernizimi, përshtatja me rrethanat e reja, rritjen e saj, por përmes kësaj ai po pengon mundësine e ndryshimit të situatës së kolapsit dhe krizës permanente të vendit në tërësi.

Kjo për arsye të pamundësisë së tij për rrëzimin politik dhe largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe modelit të tij qeverisës që e mban peng, të dobët, të pazhvilluar dhe aktor rajonal pa peshën e duhur, Shqipërinë.

Status quo e një situate të tillë ku qeverisja betonizohet si një rregjim korrupsioni, antiligji dhe kufizimi të lirive e nga ana tjetër opozita humbet çdo ditë e më shumë forcën e besimin si alternativë qeverisëse, është realisht destabiliteti më i mash për vendin dhe vetë jetën e përditëshme të shqiptarëve !/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha mesazh demokratëve, një javë para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e e degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për firmat e Kuvendit të 11 Dhjetorit,

Berisha u ka bërë thirrjë të gjithë delegatëve që që të bashkohen me 11 Dhjetor.



“Falënderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

LEXO EDHE:  Thuaj ç’të duash, por ai të kapi shah-mat/Si iu përgjigj Rama komentuesit që e provokoi me Bashën

LEXO EDHE:  "Vendim absurd që nuk e beson asnjë fëmijë”/ Gjokutaj: PD nuk vjen në pushtet duke goditur Berishën

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli dhe çeta e dumbashistëve

Publikuar

-

Nga

Historia e Shqipërisë, ka njohur dumbabistët, tani po njeh edhe dumbashistët.

Më poshtë po sjellim një shënim me disa emra, pas një qëndrimi të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e Devollit, ku në fakt me përmendjen e tyre, doktori ndoshta i ngriti disi, një grup të paguar në paradhomën e Lulzim Bashës që ta mbrojë këtë të fundit, gjoja në emër të konservatorizmit dhe pro-amerikanizmit.

Dikur, disa prej tyre ishin kritikë të Lulzim Bashës, sot po e mbrojnë këtë të fundit.

Janë katandisur thjesht si çeta e dumbabistëve të Haxhi Qamilit, që donin babë Sulltanin dhe jo Shqipërinë e lirë.

Kështu janë këta individë e klientelë, shërbetorë të Lulzim Bashës, të pështirë, të neveritshëm, të pa vlerë, të palogjikshëm që mendojnë se janë PD, se kanë lidhje, duke gjetur disa hapërira mediatike dhe që mendojnë se janë këta që vendosin se janë këta i japin linjën politike të Partisë Demokratike.

Janë këta që japin idetë, janë këta që japin zgjidhjet, janë këta që japin mendim.

Ata janë një tufë kokë-boshësh që s ‘dinë se ç’flasin.

Ndonjëri i dënuar për mashtrues, një tjetër sharlatan publik, një tjetër as për klloun në cirk nuk e marrin, por kanë gjetur hapësirë në ekranet shqiptare, ku kuptohet të sponsorizuar dhe të mbështetur nga Rilindja, nga zyra e propagandës së Endri Fugës, që shpesh është quajtur edhe zyra e Gëbelsit dhe dumbabistët e Lulzim Bashës janë në aksion.

Berisha në Devoll tha se flasin gjatë gjithë javës dhe shkojnë në xhami të lajnë mëkatet.

Që shkojnë në xhami bëjnë mirë, por ju falen apo jo mëkatet këtë e di vetëm Zoti.

Në fakt të shkosh në kishë, xhami, të falesh bën mirë, të respektosh institucionet e kultit, nuk ka asnjë gjë të keqe, por kishë e xhami që lan mëkatet e dumbabistëve vështirë se do gjendet, megjithëse janë vende për mëkatarë.

Le ti shohim pak a shumë.

Vehap Kola, se çfarë ky në jetën politike të Partisë Demokratike i dalë nga hiçi, i sponsorizuar nga rrjetet në paradhomën e Lulzim Bashës me statuse në rrjete sociale.

Një nga njerëzit që çfarë nuk ka thënë kundra Lulzim Bashës, sot është mbrojtës i tij.

Duhet mbrojtur Luli se e merr PD-në, Saliun. Patjetër, partinë e merr ai që ka shumicën.

Mund ta marrë Saliu, mund ta marrë Grida, mund ta marrë Gaz Bardhi, kushdo që ka shumicën.

Partia dhe shumica e saj vendosin. Nuk vendos as Vehap dumbabisti, as Lulzim Basha vetë që është në detyrë dhe as Sali Berisha, sepse mund të dalë dikush që mund edhe Berishën.

Mjafton ta lexosh paksa për të kuptuar se sa i neveritshëm është kthyer Lulzim Basha dhe me kë ka ngelur.

Hapësirën mediatike, pionieri Vehap e ka, kudo në mediat e Rilindjes, është bërë filozof, analist, dumbashist, e të tjerë.

Vijmë tek i dyti, ky është më fantastiku.

Konservatori Fitimtar Zekthi i dënuar si mashtrues me vendime gjykate, duke folur gërr e duke ia bërë Vehapi vërr, të dy bashkë bëjnë një duet të paparë mediatik.

Megjithëse Vehapi po lufton, Fitimi ka fituar. Kjo sepse Fitimin e gjejmë më shpesh ekraneve dhe Vehapin akoma jo.

I treti është “qenushi i vockël”, i Mero Bazes dhe Genc Pollos, njëfarë Namir Lapardhaja.

Shkruan statuse në facebook dhe ia bën lajme Mero Baze. Thotë budallallëqe për PD dhe ia nxjerrin mediat e Rilindjes.

LEXO EDHE:  Vasili tallet me Ramën/ Kërceu prifti nga belaja

LEXO EDHE:  Rama “lëshon dorën”/ Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe kompensimi për bizneset

Dje edhe sot është i njëjti qesharak publik, i grupit të këtyre çunave që duan të lajnë mëkatet të premteve. Shpresojmë dhe besojmë që zoti t’ja fali jo vetëm atij por të gjithë të tjerëve.

Por të paktën frymën e besimit të tyre ta reflektojnë në qëndrimet publike.



Jo një ditë të godasin me gur, e të nesërmen të shkojnë për të falur mëkatet.

Megjithëse Namiri rrezik nuk di të gjuajë as me gurë sepse maksimimi i gjuajtjes së tij ka qenë puthja e tullackës së Roland Bejkos.

Rolandi në vetvete është një tjetër dumbashist.

Ky nuk është për të qeshur, ky është i pështirosur. Një njeri që ka shpartalluar Partinë Demokratike në Gjirokastër, që ka kosto politike.

Ka kandiduar në dy zgjedhjet e fundit, ku ka humbur. Ka qenë kryetari i degës, dhe do të qëndrojë atje thjesht dhe vetëm për një arsye, sepse Sali Berisha i dha rrogën kur u zhduk për shumë kohw në Francë, gjoja për të bërë një shkollë.

Erdhi në Shqipëri dhe tani mban leksione dumbabiste, bashkë me grupin e Namirit, Fitimit apo Vehapit. I mjeri Bejko ku është katandisur.

Shkojmë më tej, janë edhe  disa të tjerë, por e mbyllim me këta të katër. Se del ndonjë nga këta që iu tregon shqiptarëve si gatuhet hap portal.

Del ndonjë tjetër nga këta që e paguan Desada, del ndonjë nga këta që nuk e takon as kunati, nuk paguhet nga paradhoma.

Por i japin një copë bukë ose shkon dhe e merr në oborr kur ngelet pa bukë e kështu me radhë.

Përmendëm katër dumbashistë, nuk po përmendim ndonjë personazh tjetër si Agron Gjekmarkaj, i cili shikohet me aq adhurim nga Gaz Bardhi, apo Agim Baçi që sëbashku janë pjesë e sektit dumbashist.

Por, po e lëmë me pjesën e mëspirme, me këta intelektualët e paepur të Luli Bashës, me këta personalitet etë vyera që i duhen kaq shumë Shqipqërisë.

Fjala e Vehapit, që shkon tek Namiri e pastaj tek Fitimi, që t’ja kërcasë Rolandi, në fund del Gazi dhe nga ana tjetër shkëlqen Agroni.

Një komaradare e shpuar që po mbytet bashkë me Lulzim Bashën dhe kërkon të mbajë peng PD-në.

PD do të bëhet më e madhe, më e mirë, ditën që këta personazhe qesharakë publik. Do të kuptojnë se askush nuk qëndron në krye pa verdiktin e shumicës.

Është shumica që vendos. Nuk vendosin dumbashistët apo dumbabistët e Lulzim Bashës. Koha e tyre ka marrë fund.

Është koha që të vendos shumica jo vetëm në PD, por edhe në politikë. Në rast se nuk ju pëlqen verdikti i shumicës, ose qëndrojnë dhe garojnë, dukë dhënë alternativë, ose shkojnë dhe ndërtojnë një alternativë të re.

Kjo është zgjidhja e vetme që ka ngelur tashmë për pak ditë, për tufën e dumbashistëve të mjerë të Lulzim Bashës. Na falni por Gysin nuk e harruam, ai është më pak i rëndësishëm se më i pavleri i këtyre që kemi përmendur./CNA.al

Ekskluzive-Për herë të parë/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, që dënon analistin e Bashës me burg

“Qentë” e Lulzim Bashës në aksion/ “Vërsulen për kafshime”

Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj

LEXO TE PLOTE