LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detyroi mbesën e mitur të konsumojë kokainë/ Arrestohet 31 vjeçari në Kavajë

2 Korrik 2021, 18:14, Kronika CNA
Detyroi mbesën e mitur të konsumojë kokainë/ Arrestohet 31

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi akuzohet për veprat penale ?Dhuna në familje?, ?Ngacmin seksual? , ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Nxitja për përdorim droge?.

Njoftimi policise

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale ?Dhuna në familje?, ?Ngacmin seksual? , ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Nxitja për përdorim droge? të shtetasit:

K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhja?.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga