Connect with Us

Dështimi për hapjen e negociatave/ Rama shigjeton BE-në: Nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë

Politikë

Dështimi për hapjen e negociatave/ Rama shigjeton BE-në: Nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në “Forumin e Prespës”, ka folur sërish për vendimin e fundit në Këshilli Europian për të mos i hapur negociatat.

Rama tha se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE.

Në masë të madhe kjo është ajo që në ndodh. Të jem i sinqertë nuk e ndjej më, fare, jam tepër serioz. Nuk e them këtë sa për të thënë diçka, me të vërtetë më nuk e ndjej fare, nuk e pres atë që e ndieja kur filloi. Meqë e dini, mund të organizoni dasëm të mirë njëherë me atë që do të bëni që gjithçka të duket shkëlqyeshëm, dhe nusja në fund nuk paraqitet. Këtë mund ta bëni dy herë, duke u lëshuar përsëri në vendosjen e skenarit me zbukurime të bukura, ushqim, mysafir. Nusja përsëri nuk vjen. Atëhere thjesht e tregoni fjalën dhe nuk organizoni dasëm.
Prandaj nëse ndodh që paraqitet nusja ndonjëherë do të bëni një atmosferë të relaksuar.

Prandaj i thashë Zoranit, muzika e zakonshme që dëgjonte nga Europa, duhet të vazhdojmë meqë ne zgjodhëm, nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë të fuqishëm personal, kjo është rruga e vetme për ne, nuk bëhet fjalë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të paketohen e futen në anije, por bëhet fjalë për ndërtimin tonë në vendet tona, shtetet tona që funksionojnë si çdo vend tjetër i BE. A do të jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, nuk është në duart tona, s’jemi ata që vendosim.”-tha Rama.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

Ai ka shigjetuar sërish BE-në, ndërsa tha se nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE.

Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë derisa kjo pjesë e dytë e Samuel Beketit refuzohet, mund të bashkëpunojmë, të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e hapësirave për sipërmarrësit, të rinjtë tanë. Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj. Ti falenderohemi zotit që nga një anë Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu. Pse duhet të presim të bëhemi anëtarë të BE që të bëjmë tregti pa barriera. ”- deklaroi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bogdanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:  Padia për shpifje/ Paloka: Tabulatet do tregojnë lidhjet e Ramës me krimin

LEXO EDHE:  Gara për Bashkitë/ Rama konfirmon Senida Mesin?

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama ka dalë sot me një mesazh të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se 17-vjetori i LSI-së, duhet të jetë një reflektim për ringritjen e saj.

Luan Rama thekson se “nuk është koha për të pritur”, por “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,



LEXO EDHE:  Rama “lan duart” nga përgjegjësia për negociatat/ Ia delegon BE-së dhe opozitës

LEXO EDHE:  Pse Basha e hoqi Ibsen Elezin nga gara?!

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.-shkruan Luan Rama./CNA.al

Luan Rama largohet nga drejtimi i LSI/ Humbësit duhet të dorëhiqen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas në PD, akuza dhe konflikte/ Nënkryetari “masakron” Xhaferrajn, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

PD është kthyer në një parti konfliktesh dhe përplasjesh. Nga qendra përpalet janë shtrirë në rrethe.

Në PD e Durrësit, është vënë në “shënjestër”, kreu i degës, Ferdinand Xhaferraj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Neritan Golja ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit Ferdinand Xhaferaj për dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Golja shkruan se Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu.

Madje ai shkon më tej, duke hedhur akuza se në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat grupë ishin të favorizuara nga pushteti dhe u vunë në dispozicion të socialistëve.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve”, shkruan Golja.



Sipas tij të njëjtit, pas kësaj situate të rëndë, e gjithë e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin  e Durrësit duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Kjo gjë, sipas Goljas nuk ka ndodhur dhe fajtor ai bën Ferdinand Xhaferrajn kreun e PD të Durrësit.

LEXO EDHE:  Gara për Bashkitë/ Rama konfirmon Senida Mesin?

LEXO EDHE:  Pse Basha e hoqi Ibsen Elezin nga gara?!

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë,  z.Xhaferraj,  në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që ti i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona”, shkruan më tej Neritan Golja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE