LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dështimi” i partive të reja politike/ Astrit Patozi zbulon arsyen pse nuk funksionojnë

2 Korrik 2021, 20:14, Politikë CNA
“Dështimi” i partive të reja politike/ Astrit Patozi

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike,  Astrit Patozi ka treguar arsyen pse nuk funskionojnë partitë politike në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ?Arnautistan?, në MCN TV , Patozi shprehet se nuk është i çuditur nga rezultati dhe theksoi se objektivi I B8indjes Demokratike ishte çarja e digës së këtij sistemi.

Një nga arsyet që Patozi veçoi pse nuk funskionojnë partitë politike në Shqipëri është se përpiqen që t?iu ngjasojnë dy partive të mëdha.

?Ka një trysni që ne e kemi ditur dhe nuk jemi çuditur shumë nga rezultati. Pritshmëritë tona ishin pak më të larta, kurrë nuk kemi thënë dhe nuk kemi menduar që ne do bënim mrekullinë por ne kishim si objektiv ti krijonim një të çarë digës së kryetarokracisë apo këtij sistemi të kapur nga 2-3 personazhe dhe mjafton që njëri prej nesh ta çante digën dhe do ishte një lajm i mirë për gjithë publikun shqiptar.

Nuk ka asnjë projekt të madh politik dhe serioz që bëhet me një të rënë të shpatës, kësaj ideje do ti vijë koha. Projketi i Bindjes Demokratike nuk ishte as vepër dhe as pronë e një personi të vetëm, unë ish thjeshtë një drejtues i komanduar dhe mora të gjitha përgjegjësitë, por ky projekt do të vazhdojë.

Ideja që Shqipëria ka nevojë të ethshme për një ndryshim në mendësinë e drejtimit politik të vendit është e palëkundur. Gjithë jetën time kam bërë atë që kam thënë, por edhe nëse nuk do ta kisha paralajmëruar sërish do kisha dhënë dorëheqje sepse politika është akt përgjegjësie?, tha Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga