LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadori italian flet nga Shkodra/ Zhgënjim që Shqipëria nuk mori dritën jeshile

2 Korrik 2021, 11:35, Politikë CNA
Ambasadori italian flet nga Shkodra/ Zhgënjim që Shqipëria nuk

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci, gjatë një prononcimi për mediat nga Shkodra, është ndalur edhe tek çështja e negociatave me BE.

Fabrizio Bucci, është shprehur se ?Për ne është një zhgënjim që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për Integrimin në BE?.

Po ashtu, diplomati italian nënvizoi se ato kanë mbështetur që në fillim integrimin dhe çeljen e negociatave dhe do të vazhdojnë duke mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

?Për ne si Itali ishte një zhgënjim fakti që nuk mundëm edhe njëherë tjetër të hapim negociatat. Italia ka qenë përherë pranë Shqipërisë, që nga fillimi. Kemi mbështetur hyrjen e vendit tuaj në unionin europian. Besoj se jemi gati dhe nuk duhet të dorëzohemi, sepse nuk është më një çeshtje nëse Shqipëria do të hyjë, por kur do të hyjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse besimi ynë është që brenda këtij viti do të çelen negociatat. Shqipëria i ka bërë detyrat që i kemi lënë vitet e kaluara. Është një problem dhe detyrë e unionit europian, jo më e Shqipërisë.?-tha ambasadori italian.

Lajmet e fundit nga