LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spiunazh në Shqipëri?/ Antiterrori vëzhgoi 5 çekë e 2 rusë, lëvizje të dyshimta pranë bazës ushtarake

1 Korrik 2021, 07:56, Kronika CNA
Spiunazh në Shqipëri?/ Antiterrori vëzhgoi 5 çekë e 2

Drejtoria e Antiterrorit i kërkon prokurorisë të hetojë nën dyshimet për spiunazh pesë shtetas cekë, të cilët qëndruan në Shqipëri për 10 ditë, kur në vendin tone zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s, Defender 21. Dyshimet për ta janë ngritur, sepse shtetasit e huaj, kanë qëndruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, në dokument thuhet se cekët kanë hyrë në Shqipëri me 1 maj 2021, nga Rinasi dhe njëri prej tyre konkretisht, Filip Carek ka marrë një makinë me qira me të cilën ka udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit bashkë më miqtë e tij.

Sipas të dhënave të GPS rezulton se autromjeti me të cilin udhëtonin cekët ka ndaluar për rreth shtatë minuta në rrugën nacionale Berat Ura Vajgurore, pikërisht ne anë të së cilës ndodhet baza ushatarake. Automjeti thotë Antiterrori ka vijuar levizjen në drejtim të qytetit të Kucovës në anë të së cilës vazhdon të jetë këndi tjetër kufizues i bazës ushtarake. Më pas automjeti është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen për në Lushnje, Fier, memaliaj Tepelenë, Përmet e Bënjë. Me 11 maj, cekët janë larguar po nga Rinasi. Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar cështjen sipas neneve 213 dhe 214 të Kodit Penal; që kanë të bëjnë me dhënie dhe sigurim informacioni.-raporton BW.

Me një referim të mëparshëm,policia kërkonte nga prokuroria hetimin e dy shtetasve rusë,  Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov, të cilët kanë vizituar shqipërinë para dhe gjatë stërvitjes ushtarake dhe janë të dyshuar gjithashtu për dhënie dhe sigurim informacioni. Për të dyja rastet, Prokuroria I ka lënë detyra jkonkrete policisë, mes të tjerash mes të tjerash dhe kqyrjen e pamjeve të kamera të një hoteli luksoz në kryeqytet, për të identifikuar personat me të cilët janë takuar rusët. Akuza I kujton opolicisë që nëse shtetasit cekë apo rusë, ndaj të cilëve ngrihen dyshime, do të tentojnë të hyjnë sërish në Shqipëri, menjëherë të njoftohet antiterrori dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë së Shtetit.

Lajmet e fundit nga