LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte nisur për në Dubai me 15 mijë euro në çantë/ E pëson keq 37-vjeçari në Rinas

1 Korrik 2021, 08:20, Kronika CNA
Ishte nisur për në Dubai me 15 mijë euro në

Një sasi prej 15 mijë eurosh, janë sekuestruar nga policia, në Rinas.

Sipas uniformave blu, këto para i janë gjetur në çantë një 37-vjeçari nga Kosova, i cili po udhëtonte drejt Dubait.

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

?Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ?Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë?, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga