Connect with Us

“Ilir kërko falje, shërbëtorë nuk pranon njeri”/ Nikoll Lesi tregon mesazhin e koduar të SHBA, për Metën

Politikë

“Ilir kërko falje, shërbëtorë nuk pranon njeri”/ Nikoll Lesi tregon mesazhin e koduar të SHBA, për Metën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Gazetari Nikoll Lesi, dikur një mbështetës i devotshëm i presidentit Ilir Meta, duket se kohët e fundit është kthyer kundër këtij të fundit.

Në një shkrim të publikuar sot në gazetën e Nikoll Lesit, komentohet vizita e djeshme e zyrtarit të lartë të SHBA në Shqipëri, Philip Reeker, i cili nuk e takoi presidentin Meta.

Në shkrimin e gazetës së Nikoll Lesit, shmangia që zyrtari i lartë i DASH i bëri Metës, ndërkohë që ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi, është një mesazh i qartë, për Gjykatën Kushtetuese.

“Ishte një shkelje syri për Kushtetuesen se KINI KUJDES!”-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

Gjithashtu, Lesi shkruan edhe për përplasjet me ambasadoren e SHBA, ndërsa thekson se “Ilir Meta mund të dilte në deklaratë publike dhe të kërkonte falje për ato çka tha kundër ambasadores.”

Më tej, ai komenton edhe deklaratën e Metës, në lidhje me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish.kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shkruan se “Shumë analistë pas këtij sulmi direkt të Ilir Metës ndaj zotit Blinken thonin se nëse do ishin në role të kundërta, pra Berisha President dhe Meta nongrata nga DASH, a do ta mbronte Berisha, Metën?
Dhe përgjigja mbetet “JO”
!”

Sipas Lesit, “Ata, amerikanët, nuk i janë përgjigjur akoma sulmit të Metës. Por ata “përgjigjen” ngadalë, me qetësi e pa asnjë nxitim. Ndaj janë supër shtet.

Ka disa kohë që ai nuk do më bashkëpunëtorë parimesh, (kur ka të tilla), por i do vetëm shërbetorë!

Shërbetorë nuk pranon njeri, zoti President!”.

Shkrimi i plote: 

Ndihmëssekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, vizitoi dje Shqipërinë. Ai u takua vetëm me kryeministrin Rama, kryetarin e PD-së Basha si dhe me disa ministra e zyrtarë të lartë. Si rregull e si protokoll një zyrtar kaq i lartë amerikan kur vjen në një vizitë të tillë zyrtare takon së pari kryetarin e shtetit, pra Presidentin e Republikës. Por Ilir Metën e përjashtuan nga agjenda e takimit me zyrtarin amerikan. Edhe justifikimi i ambasadës amerikane në Tiranë, pyetur nga “Zëri Amerikës”, ishte me ironi për Presidentin e Republikës.
Nënteksti ishte se nuk donte ta takonte Metën.

Dhe kjo nuk është diçka e mirë, natyrisht për fatin e Ilir Metës. Mesazhi amerikan ishte ulur këmbëkryq në oborrin e presidencës!

SHBA mbetet shtet lider në botë në raport me fuqinë ekonomike, ushtarake dhe si vendi lider në raport me Demokracinë. Ndaj politikanët shqiptarë që nga koha e presidentit të parë pluralist, Sali Berisha e deri më sot, të gjithë, turren ta kenë mirë me Uashingtonin zyrtar.

Por në rastin e djeshëm kur Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, nuk preferon të takojë Presidentin e Republikës, mbetet diçka jo pozitive për karrierën e Ilir Metës.

Reeker pati mundësi të takonte ministra dhe zyrtarë të tjerë e nuk kishte kohë të takonte kryetarin e Shtetit!

Kjo nuk ka nevoje per koment!

Ilir Meta është një politikan i vjetër, profesionist dhe që njeh sfidën politike. Por në rastin e sulmit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në një emision televiziv dy ditë para ditës së zgjedhjeve politike të 25 prillit, Presidenti Meta gaboi.
E para se taktikisht i dha pikë kundërshtarit të tij, Edi Rama ta shfrytëzonte këtë përplasje publike me ambasadoren se “amerikanët janë me Edi Ramën”. Dhe e përdori mjeshtërisht, kryeministri.

Së dyti, Presidenti Meta që është dalluar historikisht për luajitet dhe durim, në atë emision pamë se nuk ishte më Ilir Meta që njihnim.

E treta, nuk kishte pse bënte publike se amerikanët e kanë kërcënuar, pasi kjo tregon dobësi ose duket se ka diçka të vertetë.

E fundit, bisedat dhe sms-të janë gjithnjë personale dhe nuk kanë pse bëhen publike.

E aq me tepër me ambasadoren amerikane!

Në vend që opozita dhe indirekt Presidenti, që dilte në fushatën zgjedhore kundër oligarkisë dhe krimit zgjedhor, ta shfrytëzonte thënien brilante të ambasadores amerikane, Kim, kur tha “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë”. Me shkoqur dhe më bukur nuk ka se si të fliste ambasadorja amerikane.

Pas këtij veprimi , DASH theksoi te “Zëri Amerikës”, se çdo qëndrim apo fjalë e ambasadores amerikane, Kim, mbetet qëndrim i Uashingtonit zyrtar.

Prapë SHBA të dha mundësinë, zoti President, të kuptonit se keni bërë një gabim të madh, por që mund ta korigjonit. Dhe si? Ilir Meta mund të dilte në deklaratë publike dhe të kërkonte falje për ato çka tha kundër ambasadores. Ilir Meta njihet për lidhjet e dikurshme amerikane dhe ishte ndër emrat që ato po ndihmonin, dikur. E priti vetë Presidenti Xhorxh Bush (i riu) në vitin 2001. Ishte i ftuari i Uashingtonit disa herë. Por që nga koha e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, sikur iu vënit Uashingtonit.
E megjithatë në politikën e lartë duhet të kesh nerva çeliku, vizion dhe natyrisht korrektesi. E me sa duket këto të parat, pra “nervat”, e lanë Presidentin.

Shkarkimi që i ka bërë parlamenti, një parlament faqezi dhe pa legjitimitet kushtetues, nuk ka ndikuar fare në mos futjen në agjendë takimi zyrtar me zotin Reeker. Ata, amerikanët, kur duan të të ndihmojnë apo kanë besim, vijnë dhe të takojnë. Bile jepnin mesazh për politikën, sidomos për qeverinë, se “ky njeri nuk preket, pra nuk shkarkohet”. Pra nëse Reeker e takonte dje Presidentin, ishte e padiskutueshme se po i thoshte mazhorancës se “keni gabuar”. Dhe ishte një shkelje syri për Kushtetuesen se KINI KUJDES!

Ilir Meta nuk u mjaftua me gabimin e parë, por e trashi zullumin e tij me Amerikanët. Goditi pa asnjë hezitim dhe pa mëshirë sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken.

As ministri i jashtëm rus Lavrov nuk do të kishte guxim ta bënte!

Presidenti Meta tha se “Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit”. Bile Meta e katranosi fare kur shtoi se ““ky është një akt i shëmtuar, i poshtër e i pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”. Por atë e kishte firmosur Sekretari Amerikan i Shtetit!

Dhe në Kongresin Amerikan, Blinken, pyetur nga një kongresmen tha se kemi dosje dhe gjithçka të dokumentuar për Vendimin për ish-kryeministrin shqiptar, Berisha.

Ilir Meta harroi shprehjen popullore se “më mirë një Mik, se sa një çiflig”. E në këtë rast Miku është SHBA dhe “çifligu” i bie të jetë Saliu.

Ilir Meta ka gjithë të drejtën e Zotit për çka ndodhi me zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por nuk kishte pse sulmonte numrin një të diplomacisë boterore për llogari të ish-kryeministrit Berisha. Aq më tepër duke e quajtur “fletërrufe” vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit!

Shumë analistë pas këtij sulmi direkt të Ilir Metës ndaj zotit Blinken thonin se nëse do ishin në role të kundërta, pra Berisha President dhe Meta nongrata nga DASH, a do ta mbronte Berisha, Metën?
Dhe përgjigja mbetet “JO”!

Atëhere pse Meta doli kundër politikës zyrtare të SHBA?!

Ata, amerikanët, nuk i janë përgjigjur akoma sulmit të Metës. Por ata “përgjigjen” ngadalë, me qetësi e pa asnjë nxitim. Ndaj janë supër shtet.

Ilir Meta ka të drejtë kur lufton për Kushtetutën. Dhe ka bërë betejë epokale. Dhe është mbështetur nga media e pavarur. Por kur ai don të luftojë me “mullinjtë e erës”, është më mirë të lihet të luftojë i vetëm!

Ilir Meta ka një gabim të madh; dikur punonte me ekip, me bashkëpunëtorë, dëgjonte e dëgjonte dhe më pas fliste. Ka disa kohë që ai nuk do më bashkëpunëtorë parimesh, (kur ka të tilla), por i do vetëm shërbetorë!

Shërbetorë nuk pranon njeri, zoti President!

Ndaj dhe ka hyrë, Ilir Meta, në zonë të akullt me Amerikanët. Por SHBA janë garancia për shqiptarët në Shqipëri dhe në Rajon; ata janë mbrojtësit më të mirë dhe të sigurtë të interesave strategjike shqiptare.

Presidenti Meta ka vetëm një zgjidhje: t’i kërkojë falje Uashingtonit.

Ilir Metës i duhen këshilltarë seriozë, me personalitet dhe jo emra që nuk thonë atë që mendojnë. Nëse flitet për llogaridhënie prej katër emrave të politikës kryesore që kanë bërë Ligjin këto 30 vite, pa dyshim që Ilir Meta rënditet i fundit. Ai ka qenë vetëm dy vjet e pak muaj kryeministër. Para tij në radhë janë Edi Rama (8 vite kryeministër e do të jetë edhe 4 vite; në mos me shumë), Sali Berisha (8 vite kryeministër) dhe Fatos Nano (5 vite kryeministër e pak muaj).

Por nganjëherë, për dreq, kur nuk e ke mirë me ata përtej Oqeanit apo kur pickohesh vetë, lista edhe përmbyset! I fundit kalon i pari!

Dhe të tre të tjerët fërkojnë duart, se thonë “ne shpëtuam”!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE