Connect with Us

Gjykata i lë shtëpinë dhe kujdestarinë e fëmijëve burrit dhunues

Denoncim

Gjykata i lë shtëpinë dhe kujdestarinë e fëmijëve burrit dhunues

Publikuar

-

Gjykata i lë shtëpinë dhe kujdestarinë e fëmijëve burrit dhunues

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Pogradec për problemin e zonjës Ornela Kolneku 40 vjeç. Ajo është nënë e dy fëmijëve 17 dhe 20 vjeç, e divorcuar nga bashkëshorti pas një martese 20-vjeçare. Shkak është bërë dhuna e ish-burrit.

Ornela është pajisur me urdhër-mbrojtje vetëm 2 ditë pas divorcit dhe ky urdhër ka lënë jashtë shtëpisë Ornelën dhe ish-bashkëshortin në shtëpi.

Ornela Kolneku: Unë jam një zonjë 40 vjeçe, e martuar 21 vjeç. Nga kjo martesë kam sjellë dy fëmijë; një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 20 vjeçe. Në datën 3 Shtator marr divorcin, bëhet seanca e fundit. Bashkëshorti, edhe pse më kishte dhunuar, vazhdon më kërcënon dhe atë ditë pasi dalim nga salla e gjyqit të divorcuar. Shkoj në komisariat, marr urdhër-mbrojtje dhe aty vendos gjykata urdhrin e menjëhershëm që ti duhet të dalësh nga banesa sepse bashkëshorti me të dy fëmijët ka vendosur që të paguajë një banesë me qira dhe ti të mos futesh në shtëpi. Unë kam insistuar, i kam thënë duhet të dalë dhunuesi nga shtëpia apo unë? Jo, duhet të dalësh ti. U mor vendimi që bashkëshorti do paguajë 10 mijë Lekë të reja dhe për të dalë nga shtëpia, për ushqim, për banesën për të gjitha. Nuk mbulohej dot me 100 mijë Lekë as qiraja, as ushqimet, kisha dhe probleme shëndetësore, nuk arrita dot. Vendosa që ato 100 mijë Lekë që i hedh bashkëshorti për ambientin e qirasë dhe ushqimet, thashë po i marr medikamente që kurohem dhe po iki të jetoj te prindërit se nuk e shtyja dot. Më mbylli dhe kontaktet me fëmijët. Në qoftë se ju do flisni me nënën, nuk do jetoni në shtëpi.

Gazetarja e emisionit Stop shkoi në Gjykatën e Pogradecit ku u takua me gjyqtarin Artan Jahollari, i cili ka bërë zgjidhjen e martesës në kohë rekord i ka lënë fëmijët babait. Kjo për shkak të raportit psikologjik të hartuar nga psikologia e caktuar kryesisht, Marinela Apostoli.

Gjyqtari: Këtu kanë deklaruar ata në mënyrë të përmbledhur martesën, mardhëniet e tyre. “Në fillim mardhëniet i kemi patur të mira,- thotë babai. Me kalimin e viteve janë ftohur raportet e tyre. Kurse e paditura ka deklaruar, që nuk jam dakord t’i jap fund, nuk ka kërkuar zgjidhje…

Gazetarja: Megjithëse bashkëshorti më ka dhunuar..

Gjyqtari: Më ka dhunuar dhe më ka folur fjalë të ulta- thotë,- unë përsëri, do t’i rregullojmë gjërat. Nuk është e vërtetë, që unë kam dalë nga shtëpia me dëshirën time, por më ka nxjerrë bashkëshorti.

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ Tërmeti u prishi shkollën, nxënësit mësojnë në lokal. Fëmijët e kopshtit në mal

Gazetarja: Pra brenda 3 muajve, as 2 muajve, është mbyllur një proces divorci i një martese 20 vjeçare, pavarësisht, që zonja ka qenë kundër divorcit?

Gjyqtari: Aq me dy seanca, 3 seanca. Ka qenë kundër divorcit, po ky bashkëshorti, ajo ka këmbëngulur shumë, që të mos zgjidhej martesa, po ky bashkëshorti thoshte unë do ta zgjidh, se unë këtë person e vlerësoj shumë, e dua shumë, por nuk jetoj dot më këtë, ishte i bindur ai.

Gazetarja: Nga momenti, që je divorcuar, të lutem më thuaj pak, sa herë ke mundur të takosh fëmijët?

Denoncuesja: Vetëm dy herë e kam takuar djalin dhe herë të tjera më ka thënë nuk jam, jam me babin, jam në punë. Nuk ka dalë. Dy herë e kam takuar.

Gazetarja: Ti mendon, që djali nuk ka dëshirë të të takojë, apo është i ndikuar nga babai?

Gjyqtari: Unë jam e bindur, që ka frikën e të atit dhe dy herë, që më takon nuk e shpreh, po e shikoj që thotë- “Ik, se do më shohin, ik se do më shohin, që po të takoj ty”- dhe iki.

Gazetarja: Zonja nuk po gëzon të drejtën e mëmësisë…

Gjyqtari: Për të takuar fëmijën. Po ai dhe pak mbush moshën 18 vjeç.

Gazetarja: Pse, pse? Sepse një raport psikologjik, i ardhur nga psikologia, ka vlerësuar dhe ka marrë të mirëqenë dëshirën e një 17 vjeçari, për të jetuar me babain, pa marrë parasysh marzhin e manipulimit, që mund t’i bëjë babai fëmijës.

Gjyqtari: Kush mund ta ndajë plotësisht atë, që thua ti, manipulimin?

Gazetarja: Psikologu! Nuk arrin ta kuptojë psikologu një fëmijë të manipuluar?

Gjyqtari: Ju gjykoni që duhet t’ia kishte lënë nënës, ajo ka gjykuar, që 70% është më shumë për babain, 30% mund të ishte për nënën. S’ka kategori fikse për këtë pjesë, domethënë. Unë bazohem te aktet e ekspertimit psikologjik, që thotë, që dëshira e fëmijës ka qënë, që të jetojë me babain. Ky është një problem, që e kanë të dy në lidhje me takimet e fëmijës, ai besoj dhe një vit dhe del 18 vjeç dhe do të vendosë vetë me kë do të qëndrojë, me kë do takohet. Kështuqë edhe zyra e përmbarimit nuk ndërhyn dot në këtë pjesë.

Pas gjykatës, gazetarja e emisionit Stop tentoi të kishte një komunikim me psikologen Marinela Apostoli. Por, psikologia mbylli telefonin dhe nuk u përgjigj edhe pas disa tentativave për t’u lidhur me të.  /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“S’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjepi…”/ Merr leje për HEC, por italiani e përzë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni “Stop” tregon sot se mosfunksionimi i institucioneve shtetërore është bërë shkak për falimentimin e një biznesi në fushën hidrike. Rasti në fjalë ka të bëjë me një leje ndërtimi për një HEC në fshatin Fshat të Kukësit, dhënë nga MIE.

Por në territorin e kësaj leje një firmë tjetër me pronar italian, që operon në të njëjtën fushë ka ndërtuar pa leje, duke u bërë pengesë për zbatimin e projektit të miratuar nga institucionet.

“Administrator është një italian, por ka përfaqësues të tjerë në Shqipëri. I kam vënë në dijeni të gjitha organet kompetente si Bashkinë Kukës, policinë, ministrinë, IKMT dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Për një ndërtim pa leje i kanë marrë fëmijët, i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë prishur. Kur unë një ndërtim e kam me leje të firmosur nga kryeministri i Shqipërisë, nga ministrat, nga organet e tjera kompetente, unë nuk kam asnjë mbështetje nga shteti”, tha denoncuesi Bashkim Gjoka.

Ndërtimi pa leje nuk prishet edhe pse ka ankesa zyrtare për këtë. Italiani ka punësuar një kompani private sigurimi, që i ndalon punonjësve të firmës së rregullt të kalojnë për të shkuar në HEC-in me leje.

“Kam pasur përplasje atje dhe policia më është shprehur me thonë që e ka zënë përpara ky personi. Thashë unë jam me certifikatë pronësie, me leje, me të gjitha. Jo, por është italian ky personi. Çfarë do të thotë kjo? Një italian mund të ndërtojë pa leje dhe një shqiptar me certifikata nuk ndërton? Është e haitshme komplet. Më kanë shoqëruar punëtorët, m’i kanë çuar në polici”, tha denoncuesi.

Ky konflikt ka 3 vjet, që vazhdon dhe Policia e Kukësit nuk bën asgjë, megjithëse ka qenë 10 herë në fshat për këtë problem.

Roja 2: Mos e kalo këtë!

Topografi: Ore dakord, hajde një sekondë, që mos ta kaloj! Flasim, të pyes për diçka!

Roja 2: Kush je ti?

Topografi: Topograf jam, dua të mas diçka këtu poshtë!

Roja 2: Çfarë me mat ti, s’ka, duhet me ardhur me një shkresë, me nji dokument nga…

Topografi: Nga duhet ta marr dokumentin?

Roja 2: Duhet ta marrësh prej Lapajve, prej firmës atje poshtë, përndryshe s’e merr.

Topografi: Po në dokumente e shoh, që e ka ky, prandaj po të pyes edhe e marr nga ky atë.

Roja 2: A ky më paguan mua, ti, a kush?

Topografi: Unë nuk e di, kush të paguan ty, po…

Roja 2: Zotëri, që këtej e ruaj unë këtë vend, ti guxo e hyn..!

Roja 2: O shoku!

Topografi: Po!

Roja 2: Nga je ti?

Topografi: Tirana!

Roja 2: Po çar, a ty duhet me të dhënë llogari?!

Topografi: Po pse mos të më japësh? Dua të bëj matjet!

Roja 2: Po shko o pirdhu me gjithë matjet, rrotë!

Roja 3: Nuk vjen dot me hy, me bo matjet ti qishtu, se të teket ty qishtu, civil or ti, shko merr ato të tjerat e hajde hyn. Kush je ti, që dashke me hy qishtu, or ti?

Topografi: Ore zotëri, përfaqësoj këtë unë.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Braçe: Konfliktin që po kërkonin nuk do ta gjeni

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

Roja 3: Po jooo ore, ik andej!

Roja 2: Ec o shoku, s’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjepi!



Bashkim Gjoka: S’kam pse dal nga prona ime.

Polici: Po s’e njof unë atë.

Bashkim Gjoka: Si s’e njef ti me pronën time, s’e njef pronën time?

Polici: Unë e njof si dokument.

Bashkim Gjoka: Ja prona ime, kjo është leje e ndërtimit.

Polici: Unë e njoh si dokument, po unë nuk e di, ku është zona kadastrale 1614.

Bashkim Gjoka: Po si ia din atij ti zotëri?

Polici: S’më intereson, kush me ia dit.

(Debate me policin)

Shefi i Krimeve: Kemi telefonatë, që keni probleme. Të dy palët në komisariat! Hajd’ dokumentat, me mu në komisariat!

Bashkim Gjoka: Si të vij në komisariat unë me pronën time? Pse s’merr në komisariat atë, që s’e ka pronën e vet?

Shefi i Krimeve: Edhe atë do të vijnë, edhe ata do të vijnë në komisariat.

Bashkim Gjoka: Po unë kam ngel mbi 7 herë, kam ardhë në komisariat tu kërku pronën time. Unë kam paraqit një leje, unë kam certifikatë pronësie, kam një leje ndërtimi të firmosur nga kryeministri, që kam afat kohor tashi vi janë forcat nuk të lënë, me hy brenda.

Inspektori i policisë pranon, se italiani është në shkelje, por ai nuk ka fuqi të veprojë.

Shefi i krimeve: Tash o Ilir, i kemi mësuar përmendësh këtë pjesë, ta kemi shpjeguar edhe ty, që nuk jemi ne organ kompetent, që të themi kjo truall është e jotja dhe kjo tokë është e imja. Nuk merret policia me porta, o burrë i dheut.

Ilir Gjoka: Po pse, mo burrë?

Shefi i krimeve: Po jo mo miku im, se nuk jam inxhinier.

Topografi: Po mirë, IKMT-ja s’të ka sjellë ty përshëmbull, se unë pashë një letër aty, që ka vendim prishjeje, që i drejtohet IKMT-së, në shkurt më duket.

Shefi i krimeve: Po në mars fare, në 23.6

Topografi: Nuk të ka ardhur ty?

Shefi i krimeve: Jo pra, atë i kemi kërkuar, i kemi drejtuar 20 herë shkresë IKMT-së, ajo IKMT na sjell të gjithë kshu.

Topografi: Se është institucion shtetëror, që e ka dhënë institucion shtetëror që e zbaton, se kush e mbron ktë? Shteti e mbron. Ia ka dhënë shteti, shteti ka instancat e veta, që e mbron nga policia e me radhë.

Shefi i krimeve: I kemi bërë kërkesë IKMT-së, të gjitha, a keni nxjerrë ndonjë vendim për prishje?

Topografi: Është vendimi për prishje.

Shefi i krimeve: Po pra, pse s’e zbatojnë?

Topografi: Ka ardhur këtu mo, po erdhi dhe dje tjetra.

Ilir Gjoka: Ka ardhur tjetër vendim prishjeje.

Shefi i krimeve: Ore ne po nxitoshim, si e si këtë konflikt, një sekondë e më përpara, më ngelën policët atje mo vëlla, ne s’po ndjekim hashashin, që ka filluar rrugëve tani, po ngelëm duke u marrë me të dhe kur më vjen telefonatë, që janë duke.., ngelëm më këta mo burrë, ngelëm me këta gjithë natën. Parashikova shërbimet, ngelëm me këta mo burrë. Pse? Se nuk japin zgjidhje institucionet./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Të duket vetja superiore”, dhuna barbare e partnerit bën gruan për spital

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, denoncim

Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje. Viktima të dhunës janë gratë dhe nënat e fëmijëve. Vetëm në 9 muajt e fundit janë vrarë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.

Historia, që emisioni “Stop” solli sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohet nga ish-bashkëjetuesi i saj. Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.

“Ka ushtruar dhunë sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç.

Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste”, tha gruaja.

Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Hysolli nuk kishte punë dhe para. Një nga herët, dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.

“Kërkonte lekë nga unë, nuk ia jepja. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh. Kur djali mëpa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”, tha viktima e dhunës.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Tërmeti u prishi shkollën, nxënësit mësojnë në lokal. Fëmijët e kopshtit në mal

LEXO EDHE:  Izraeli vret komandantin e Hamasit, përshkallëzohet dhuna



Gjithçka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rrahjes barbare të së ëmës.

“Unë sa po vija nga shkolla dhe po dëgjoja se po ziheshin me fjalë. Hyj në dhomë dhe shkoj tek kompjuteri. Dëgjoj zhurma goditjeje. Marr telefonin, shkoj e regjistroj. E shikoja që po dhunohej. Vëllai i vogël po qante dhe e regjistrova. Ai bënte zënka të përditshme. Për gjëra të vogla fare. Për shembull pse ra vëllai”, tregon i mituri.

Çfarë ndodhi pas denoncimit? A iu dha mbrojtje zonjës?

“Kam qëndruar katër orë tek ushtaraku. Policia ka shkuar dhe e ka marrë në shtëpi, kanë vajtur në komisariat numër 3. Kam treguar edhe videot e dhunës që ka ushtruar. Policia e ka thirrur, e ka mbajtur dy orë dhe e ka liruar”, tregoi e dhunuara.

Gjykata është mjaftuar vetëm me një urdhër mbrojtjeje.

“Kam urdhër mbrojtjeje vetëm për një vit. Personi është i lirë dhe kur jemi ballafaquar në gjykata, ka buzëqeshur në mënyrë kërcënuese dhe ironike që “ti nuk më bën dot asgjë mua””, tha e dhunuara./ tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fadromat gërryejnë lumin Shkumbin, shteti mbush sirtarët me shkresa!

Publikuar

-

Nga

“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të lumenjve pa kriter. I tillë është dhe lumi Shkumbin i cili gërryhet në mënyrë të paligjshme nga fadroma dhe kamionë, që punojnë natë e ditë pa pushim. Këto mjete i përkasin firmës ‘Benardo’.

Për të kuptuar nëse kjo firmë ka leje shfrytëzuese gazetarët e Fiksit telefonojnë pronarin e firmës , të cilin në telefon ua kalon një shofer kamioni.Pronari urdhëron gazetarët e Fiksit të mos shkojnë buzë lumit Shkumbin atje ku ndodhen edhe mjetet duke punuar. Sipas tij lumi Shkumbin është pronë private dhe media nuk është askush.Duke ofenduar madje të gjithë grupin e xhirimit thotë të vijnë institucionet shtetërore të merren me këtë punë. Madje shoferi i kamionit kërkon t’i rrëmbejë kamerën operatorit të Fiksit për të fshirë xhirimet dhe për mos t’i lejuar të xhirojnë edhe më shumë masakrën që po bën kjo firmë në lumin Shkumbin. Pas njoftimit të gazetarëve në vendngjarje mbërrijnë edhe policia dhe IKMT . Sipas inspektorëve të IKMT kjo firmë ka leje rehabilitimi të fituar me vendim gjykate. Ndërsa inspektimin e kryen vetëm Agjencia e Baseneve Ujore.

LEXO EDHE:  “Stop”/ Mashtrimi për një pronë, që kushtoi 100 mijë €

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ Tërmeti u prishi shkollën, nxënësit mësojnë në lokal. Fëmijët e kopshtit në mal



Gazetarët e Fiksit shkojnë tek kjo agjenci për të pyetur. Drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore sqaron se firma ‘Benardo’ ka marrë leje rehabilitimi në vitin 2017. Në vitin 2019 lejet e rehabilitimit u hoqën për çdo firmë përfshirë edhe firmën ‘Benardo’. Ndërkohë me anë të një vendimi të Gjykatës të Shkallës së Parë Elbasan, kjo firmë i është rikthyer punës pavarësisht se çështja është në Apel. Drejtuesi i institucionit shtetëror nuk di të jap një shpjegim nëse firma në fjalë duhet të punoj apo jo! Gjithashtu drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore tregon për Fiksin se nga inspektimet e kryera në muajin korrik 2021 firma ‘Benardo’ rezulton që bën gërryerje të jashtëligjshme.Këtë relacion drejtuesi e ka nisur në IKMT dhe polici si dhe instancave të tjera vepruese, pasi Agjencia e Baseneve Ujore bën vetëm konstatime. Pavarësisht se kjo shkresë ka shkuar në IKMT e Përgjithshme, në IKMT Elbasan, e cila kryen verifikime në terren, nuk ka mbërritur akoma! Pra firma ‘Benardo’ me anë të fadromave vazhdon të gërryejë lumin Shkumbin,ndërsa institucionet me anë të shkresave mbushin pafund sirtarët e tyre!/Tch

LEXO TE PLOTE