Connect with Us

Fillon faza e dytë e fiskalizimit/ Ekspertët parashikojnë amulli me faturat

Ekonomi

Fillon faza e dytë e fiskalizimit/ Ekspertët parashikojnë amulli me faturat

Publikuar

-

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të përfshihen 34 mijë subjekte, sipas burimeve zyrtare nga tatimet (më herët tatimet kishin dhënë një shifër prej 51 mijë subjektesh që duhet të përfshiheshin në fazën e dytë).

Por, shumë biznese nuk janë ende gati për të zbatuar sistemin e ri të faturimit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur për Monitor se deri në datën 30 qershor, janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 20,525 biznese, ose 60% e totalit të subjekteve që pritet të përfshihen në fiskalizim nga 1 korriku. Certifikata elektronike është hapi i parë për zbatimin e fiskalizimit, pasi mundëson nënshkrimin elektronik në sistemin e ri të faturimit.

Pavarësisht kërkesave të bizneseve dhe shoqatave të sipërmarrjeve, të cilat pohojnë se subjektet nuk janë ende gati, Ministria e Financave vendosi që të mos e shtyjë procesin.

Qeveria ndërkohë ka hartuar një akt normativnë ligjin për procedurat tatimore për mos aplikimin e dënimeve administrative deri në 31 dhjetor 2021. Akti nuk ka marrë ende miratimin zyrtar dhe praktikisht pezullini i gjobave nuk ka hyrë në fuqi akoma.

Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëpërmjet lëshimit të faturave elektronike sipas një sistemi të ri. Për të lëshuar fatura elektronike, biznesi duhet të blejë një kasë të re të teknologjisë moderne, të përshtatë atë ekzistuesen ose të përdorë zgjidhjet software, duke investuar edhe në blerjen e një kompjuteri, instalimin e linjës së internetit dhe printerit, krahas marrjes së certifikatës elektronike nga AKSHI.

Disa të fiskalizuar, disa jo, ekspertët parashikojnë amulli me faturat

Teksa disa biznese do të zbatojnë sistemin e ri të faturimit nga 1 korriku, një pjesë nuk janë ende gati dhe nga ana tjetër nuk ka gjoba për subjektet, konsulentët fiskalë ngrenë si shqetësim vështirësitë e shumta që do të hasen deri te pazbatueshmëria në tërësi e procesit.

Praktikisht, sistemi është jo funksional, sipas tyre. Teorikisht, vetëm 60% e subjekteve mund të lëshojnë faturë, ndërsa 40% nuk mund të shesin. Nga ana tjetër, nëse blerësit e pjesës prej 60%, që po e zbatojnë fiskalizimin, nuk kanë certifikatë elektronike, atëherë as këta 60% nuk mund të shesin.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha për Monitor se procesi është i pazbatueshëm, pasi pjesa më e madhe e bizneseve nuk janë të pajisur me certifikatë elektronike. Z. Dhamo nënvizon se kjo situatë do të krijojë probleme, si për njohjen e shpenzimeve ashtu edhe për kreditimin e TVSH-së.  “Sipas ligjit të fiskalizimit bizneset e parashikuara për t’u fiskalizuar nga 1 korriku duhet të lëshojnë faturë elektronike. Mbetet një mbetet një numër i konsiderueshëm, 40% e bizneseve që duhet të fiskalizohen që nuk dinë se si të veprojnë. Nëse këto biznese do të vazhdojnë të lëshojnë fatura nga blloku, blerësit kur janë shoqëri nuk kanë të drejtë ta pranojnë faturën e lëshuar drejt tyre me numrin serial aktual, pasi nuk do t’u njihet as TVSH-ja e kreditueshme dhe asnjë veprim tjetër. Si do të veprohet në këtë situatë?”.

LEXO EDHE:  Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

Në këtë situatë kontabilisti Sotiraq Dhamo rekomandon dy zgjidhje. “Është e domosdoshme që administrata të përcaktojë nëse që për subjektet që nuk kanë marrë ende certifikatën elektronike nga AKSHI a do t’u njihen këto fatura ose duhet të shtyjë afatin e zbatimit. Gjykoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të përzgjidhet një grup biznesesh, si: të sektorit të ndërtimit, tregtisë, shërbimit, bujqësisë, prodhimit etj., për zbatimin e fazës 3 mujore pilot, me qëllim që të konstatohen problematikat dhe më pas t’u jepet zgjidhje. Pas përfundimit të fazës pilot nga 1 shtatori 2021 të nisë fiskalizimi për të dyja fazat, duke qenë se qeveria kërkon t’u qëndrojë strikt afateve të miratuara. Për mendimin tim faza e tretë mes biznesit të vogël dhe konsumatorit mund të shtyhej deri në dhjetor të këtij viti, duke qenë se kjo kategori është prekur edhe nga pandemia”.

Për aktin normativ të propozuar nga qeveria për shtyrjen e gjobave deri në 31 dhjetor të 2021, kontabilisti Dhamo thotë se çorienton bizneset.  “Janë dy anë të kësaj nisme ligjore. Në radhë të parë u jep frymëmarrje bizneseve, por në kahun tjetër i çorienton, është sikur le pilot të gjithë bizneset. Mund të ketë edhe efekt negativ për mungesën e besueshmërisë së sistemit tatimor”.

Procesi po has dhe vështirësi praktike në zbatim. “Fiskalizimi të bëhet me faza, pasi shumë zhvillues janë jashtë loje në praktikën se si do përdoret programi i tyre”, thotë Atos Pesha, kontabilist. “Për shkak të profesionit tim, kam parë gabime të pafalshme në konceptim, ndërtim të këtyre softuereve, pa lidhje me praktikën financiare. Programet të testohen nga një grup ekspertësh financiarë dhe më pas të zbatohen në biznes, duke mos i vënë lakun në grykë subjekteve. Italia ka vite qe ka nisur këtë proces, dhe janë ende në implementim”, rekomandon ai.

Të gjithë me fiskalizim nga 1 shtatori

Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar,  përveç ambulantëve.

Ndërsa faza e parë, për transaksionet me organet publike, që ka nisur nga 1 janari 2021, ishte më e kufizuar, faza e dytë që nisi në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve. Drejtoria e Tatimeve nuk ka dhënë ende një shifër të saktë, por vlerësohet paraprakisht se janë rreth 80 mijë subjekte në total, të cilët nga shtatori duhet të zbatojnë sistemin e ri të faturimit./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Euro, në rënie jo të zakonshme për muajin Shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Lekun gjatë muajit shtator.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.4 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga mesi i muajit gusht, duke iu afruar vlerës më të ulët të shënuar këtë vit. Euro preku nivelin më të ulët vjetor më datë 11 gusht, në vlerën e 121.18 lekëve.

Nëse gjatë muajve korrik-gusht nënçmimi i euros është një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur kryesisht me prurjet valutore nga turizmi, zbritja e monedhës europiane sërish pranë këtyre nivele gjatë shtatorit nuk është shumë e zakonshme.

Po të shohim të dhënat historike, duke filluar nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit, kursi i euros ngrihet gradualisht dhe një kthim pranë niveleve të sezonit veror mund të regjistrohet vetëm në fund të vitit, edhe kjo periudhë e lidhur me pushimet. Vitin e kaluar në këtë periudhë, euro këmbehej me 124.13 lekë, me një rritje të lehtë, por të qëndrueshme nga niveli më i ulët (prej 123.36 lekësh) që ishte shënuar në Gusht.



Ekspertë nga sektori financiar mendojnë se një tendencë e tillë mund të shpjegohet me disa faktorë. Ajo çka ata konstatojnë është se kërkesa për blerje të euros nga bizneset ngelet në nivele të ulëta dhe jo në linjë me sjelljen e zakonshme gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, tregu vazhdon të ketë ofertë konstante për euro. Sipas tyre, kjo mund të lidhet me zgjaten e sezonit të pushimeve, por, sidomos edhe me prurjet e shumta informale të valutës, që janë të vështira për t’u matur.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Tërmetet dhe fatkeqësitë/ Çfarë duhet të dini për sigurimin e pronës

LEXO EDHE:  Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros këtë vit gjen pjesërisht mbështeteje edhe në faktorët fondamentalë që e përcaktojnë ecurinë e kursit. Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e dytë të vitit u ngushtua me pothuajse 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor e ka dhënë përmirësimi i ndjeshëm i bilancit të shërbimeve, por edhe bilancit të të ardhurave dytësore. Përmirësimi i bilancit të shërbimeve lidhet me rritjen e ndjeshme të të ardhurave nga turizmi dhe nga shërbimet e përpunimit të inputeve për llogari të klientëve jorezidentë (fasoneria).

Në veçanti efekti i ringritjes së turizmit, që është reflektuar dukshëm në statistika qysh në tremujorin II, vlerësohet se ka qenë edhe më i lartë në periudhën korrik-gusht. Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave dytësore lidhet sidomos me shtimin e dërgesave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë në teori kanë bërë që prurjet valutore nga kanalet formale të shënojnë një tendencë në rritje. Prurjet më të mëdha në euro konfirmohen edhe nga tendenca në rritje e depozitave bankare në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut, rritja vjetore e depozitave në valutë të huaj arriti nivelin 10.2%.

Megjithatë, ekspertët ngelen të mendimit se një rol shumë të madh në ecurinë e kursit të këmbimit luajnë të ardhurat nga aktivitetet jo formale. Këto para po ndikojnë shumë një cikël të ri të rritjes së fortë të çmimeve në sektorin e ndërtimit, që është e vështirë të shpjegohet plotësisht me faktorët e zakonshëm që përcaktojnë kërkesën dhe fuqinë blerëse në këtë treg./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas “qiellgërvishtësve” Tirana vijon zgjerimin në periferi/  Vila nga Petrela në Farkë e Vaqarr

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e COVID-19, ashtu sikurse ndodhi me shumicën e sektorëve në ekonomi, po vijon aktivitetin me ritme të njëjta.

Projekte të mëdha shumëkatëshE “hedhin shtat” në zemër të kryeqytetit çdo ditë, një pjesë të ngritura edhe nën petkun “brand name” për të përfituar nga lehtësitë e taksave. Por Tirana, po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.

Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Një prej tyre është ai i përqendruar në Farkë ku ndërtimi i vilave nga subjekte të veçanta ka nisur prej kohësh. “Lake Shore” ka aplikuar pranë Agjencisë duke dorëzuar një Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak për projektin e saj “Ndërtimin e kompleksit rezidencial me vila 1,2 dhe 3 katëshe me destinacion banim”.

Një tjetër projekt është ai për vila me mur rrethues dhe pishina në zonën e Petrelës nga “AS Construcsion”. Ky i fundit ka dorëzuar gjithashtu vlerësimin e ndikimit në mjedis paraprak për projektin që parashikon vila banimi me 1 dhe 2 kate me një kat nëntokë.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Bulqizë/ Tre minatorët kinezë ende të bllokuar

LEXO EDHE:  Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë



Një tjetër subjekt që ka kërkuar miratim nga AKM është Lulëzim Cenolli për ndërtim kompleks vilash me 2 kate dhe me mur rrethues në zonën e Vaqarrit në Prush. Në këtë rast AKM ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin, një vendim që ka kaluar në fund të muajit gusht.

Këto janë vendime dhe projekte që kanë kaluar vetëm në periudhën gusht-shtator ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.

Ndërtuesit kanë konfirmuar për “Monitor” më herët se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në Korrik-Gusht/  Kryesojnë polakët, ukrainasit dhe arabët

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë.

Krahas hyrjeve të shtetasve të rajonit, që nuk na “braktisën” gjatë pandemisë, në verë janë rikthyer turistët nga vendet e tjera të Europës e më gjerë, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.

Shtimi i turistëve është reflektuar dhe në rritjen e ndjeshme të trafikut përmes charterave në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA), në total, pasagjerët që kanë udhëtuar me charter (pa përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, ku udhëtojnë shtetas shqiptarë) për periudhën korrik gusht 2021 ishin rreth 174 mijë (vajtje-ardhje), me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shqipëria u deklarua këtë verë si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Kjo nxiti shtetas nga shtete të ndryshme që të vinin në Shqipëri, duke shmangur në këtë mënyrë kufizimet që mund të hasnin në vende të tjera, sidomos në Europën Perëndimore.

Polakët ishin të parët që konfirmuan rinisjen e fluturimeve charter nga 25 maji. Të dhënat e TIA tregojnë se ata janë grupi më i madh i turistëve që kanë ardhur përmes ajrit, me një rritje të ndjeshme nga 2019-a. Për periudhën korrik-gusht, përmes TIA-s kanë fluturuar rreth 81 mijë pasagjerë me chartera-a të nisura nga qytetet polake, pothuajse në dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dytët janë ukrainasit. Në korrik gusht nga Ukrania në Rinas dhe anasjelltas fluturuan 38.5 mijë pasagjerë, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë.

“Turisti ynë kryesor nëse mënjanojmë pjesën shqipfolëse është ai polak pasi ka pasur shumë rezervime, por edhe Ukraina. Në rajon Kosova është pjesa më e madhe dhe e orinetuar drejt Shqipërisë por vërej se edhe Serbia ka interes të rritur” tha Blerim Norja nga Royal G, një nga hotelet kryesore në Durrës.

Në vend të tretë janë turistët nga Arabia Saudite, pas nisjeve të fluturimeve direkte Rinas-Riyadh. Nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 9 mijë pasagjerë. “Këtë vit, zhvillim shumë interesant është ai që lidhet me Arabinë Saudite. Këtu ka hyrë me chartera “Flynas”, që nga 15 qershori. Kompania ajrore solli përfaqësues të saj të marketingut, të cilët bënë një “fame trip” në 7 ditë. Filmuan gjithçka, provuan restorante të ndryshme dhe mbetën shumë të kënaqur. Komenti i tyre ishte që nëse klientët tanë do të ndiejnë këtë që ndiejmë ne këtu, do të ketë një turizëm të jashtëzakonshëm. Ky grup ka interes për turizmin e jahteve, pasi i kanë dhe mundësitë. Në krahasim me atë çfarë janë mësuar të paguajnë, ne jemi shumë të lirë si treg” pohoi pak kohe me pare Smerald Bozaxhi, i cili operon ne sektorin e qiradhënies se jahteve.

LEXO EDHE:  Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

LEXO EDHE:  Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?



Nga Gjermania, pasagjerët që udhëtuan me charter u rritën lehë më 2%, në raport me 2019-n, nga Çekia ranë 24%.

Në rënie të ndjeshme ishin shtetasit nga Izraeli.

Në dyfishim ishin rusët, me rreth 7 mijë pasagjerë që fluturuan drejt dhe nga Rinasi. (shih grafikun në fund)

Ndryshe nga 2019-a nuk ka pasur në verën e 2021 chartera nga Danimarka, Sllovenia, Suedia etj.

Rritet trafiku i pasagjerëve në Rinas

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.

Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s./Monitor

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: