Connect with Us

DASh publikon raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021

Bota

DASh publikon raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021

Publikuar

-

DASh publikon raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021

Departamenti i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021.

Raporti i këtij viti për vjen në një kohë kur shumë vende u përballën me pandeminë e COVID-19-s. Ai konsiderohet si burimi më gjithëpërfshirës në botë i përpjekjeve qeveritare antitrafik dhe pasqyron angazhimin e qeverisë amerikane për të marrë një rol udhëheqës global në këtë çështje kryesore të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e ligjit.

Në një mesazh që shoqëron publikimin e raportit Sekretari amerikan i Shtetit shprehet se nëpërmjet tij “u bëhet thirrje qeverive të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në përmirësimin e përpjekjeve kolektive për të adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse trafikimin e qenieve njerëzore”.

Kjo kërkon sikurse shprehet ai që “të zbuten praktikat dhe politikat e dëmshme që shkaktojnë dobësi social-ekonomike ose politike që trafikantët shpesh i shfrytëzojnë”.

Shtetet e Bashkuara njohin dy forma kryesore të trafikimit të personave: punën e detyruar apo të ashtuquajturën skllavëri moderne si dhe trafikimin seksual.

Ndërsa COVID-19 shkaktoi një rënie ekonomike globale dhe rriti numrin e individëve të prekshëm nga trafikimi i qenieve njerëzore, trafikantët adaptuan taktikat e tyre ekzistuese për të përfituar nga rrethanat unike të pandemisë. Trafikantët e qenieve njerëzore shënjestruan numrin në rritje të njerëzve të paaftë për t’u përshtatur ose ndërtuar qëndrueshmëri në kushtet e përkeqësimit të efekteve ekonomike dhe sociale. Ata gjithashtu shfrytëzuan gjithashtu situatat kur shqyrtimi dhe identifikimi i viktimave u bë edhe më i vështirë.

Raporti i ndan vendet në tre nivele, në të parin hyjnë ato vende e territore, qeveritë e të cilave përputhen plotësisht me standardet minimale të kërkuara. Në niveli 2, hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të ardhur në përputhje me to. Ndërsa në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në raport në nivelin e dytë.

Shqipëria

Në raport thuhet se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë në kapacitetin e saj antitrafik dhe ndaj mbeti në nivelin e dytë. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë të pandehurve dhe rritjen e konsiderueshme të burimeve për strehat për viktimat, të cilat financohen nga qeveria.

Ndjekja penale

Në raport thuhet se qeveria i uli përpjekjet e strukturave te zbatimit të ligjit në këtë drejtim. Gjithashtu thuhet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant (ndërsa kishin dënuar pesë në 2019). Gjykata e apelit shqyrtoi dhe konfirmoi vendimet për tre trafikantë (po aq në 2019). Qeveria pezulloi veprimtarinë e gjykatave nga marsi deri në prill 2020 për shkak të përpjekjeve për zbutjen e pandemisë kur stafi gjyqësor rezultoi pozitiv me COVID-19.

Parandalimi

Në raport thuhet se qeveria i ruajti përpjekjet për të parandaluar trafikimin. Ajo vazhdoi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për vite 2018-2020 dhe caktoi një fond prej 4.87 milionë dollarësh për zbatimin e tij. Komiteti Shtetëror kundër Trafikimit të Personave, i përbërë nga përfaqësues të ministrive përkatëse, monitoroi dhe zbatoi përpjekje të ndryshme antitrafik.

Profili i trafikimit

Në raport thuhet se sikurse gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët e qënieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune. Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Sipas disa njoftimesh të izoluara trafikantët i shfrytëzojnë fëmijët përmes punës së detyruar në fushat e kanabisit në Shqipëri dhe disa trafikantë ka të ngjarë të jenë të përfshirë në trafikun e drogës. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri. Migrantët e Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikane kalojnë nëpër Shqipëri për të arritur në Evropën Perëndimore janë të prekshëm nga trafikimi, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar.

LEXO EDHE:  “Basha nuk shkon dot në Amerikë”/ Deklarata e fortë e ish-kreut të PD-së

Raporti rekomandon hetimin me forcë, ndjekjen penale dhe dënimin e trafikantëve, përfshirë zyrtarëve bashkëpunëtorë.

Kosova

Në raport thuhet se qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, sikurse thuhet në raport. Përpjekjet përfshinin miratimin e procedurave të reja standarde për të rritur efikasitetin e ndjekjeve penale dhe caktimin e një pike kontakti trafikimi në të shtatë zyrat themelore të prokurorisë. Qeveria rriti burimet për mbrojtjen e viktimave, përfshirë fondet për strehimoret antitrafikim të drejtuara nga OJQ-të dhe ato nga shteti. Por sidoqoftë, thuhet në raport, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kryesore. U dënuan më pak trafikantë dhe gjyqtarët vazhduan të vendosnin dënime të pamjaftueshme për trafikantët e dënuar.

Për sa i takon përpjekjeve për parandalim në raport thuhet se qeveria i uli përpjekjet për të parandaluar trafikimin, veçanërisht për shkak të pandemisë.

Profili i trafikimit

Në raport thuhet se rrjetet kriminale shfrytëzuan viktimat në trafikimin seksual brenda vendit. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët kanë detyruar gjithashtu edhe gra, nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vendet e tjera evropiane per trafik seksual. Gratë dhe vajzat shfrytëzohen për trafik seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhesh. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën. Komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. Në raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët gjithashtu përjetojnë një rrezik më të lartë për trafikim.

Ndjekja penale

Në raport thuhet se qeveria i ruajti përpjekjet e strukturave të zbatimit të ligjit në këtë drejtim. Por në raport thuhet se korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetën një shqetësim, duke penguar veprimet e strukturave të zbatimit të ligjit gjatë vitit. Raporti sjell një rast të vitit 2016, kur prokurorët akuzuan dy oficerë policie për dy çështje të veçanta ku dyshohej se ishte abuzuar me pozitën zyrtare dhe për shfrytëzim për qëllime seksuale të viktimave të trafikimit. Në vitin 2019, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një nga oficerët.

Raport i rekomandon qeverisë së Kosovës të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarë bashkëpunëtorë, dhe të dënojë trafikantët e dënuar me burg, në përputhje me dënimet e përcaktuara.

Raporti mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021 pasqyron përpjekjet e rreth 190 vendeve, ndaj trafikut seksual dhe asaj që njihet si skllavëria moderne. Disa vende të nivelit të dytë, kategorizohen në atë që konsiderohet niveli i dytë nën vëzhgim ndërsa tre vende sikurse Libia Somalia dhe Jemeni konsiderohen si raste të veçanta./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Shqipëria në prag të “Mani pulite”

LEXO EDHE:  Berisha non-grata nga DASH/ Bejko: PD nuk mund t’i japë vetes një vokacion anti-amerikan



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Bushati jep lajmin e mirë/ Holanda pro integrimit të Shqipërisë

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Seitajt “lëkund”karrigen e Gjonajt/ Zbardhen të tjera abuzime në Ministrinë e Drejtësisë



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE