Connect with Us

“2016 e çoi çmimin e kanabisit sa domatja”/ Artan Hoxha zbulon si kontrollohet tregu sot

Politikë

“2016 e çoi çmimin e kanabisit sa domatja”/ Artan Hoxha zbulon si kontrollohet tregu sot

Publikuar

-

“Zot në qiell, mbaje dorën”/ Artan Hoxha paralajmëron arrestime të bujshme

Gazetari Investigativ Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku po flitet për krimin e organizuar.

Teksa fliste për trafikun e drogërave, Hoxha tha se trafikantët duke parë tregun e kanabisit kanë nisur ta kultivojnë atë 4 herë brenda vitit, krahasuar me një herë në vit që kultivohej më parë.

Edhe pse ka qenë pandemi, Hoxha tha se çmimi i kanabisit ka qenë i lartë dhe cilësia më e kontrolluar.

“Sot që flasim edhe kanabisin në shtëpitë e barit e mbjellin 4 herë në vit. Tjetri që kultivohej më parë ishte 1 herë në vit. Kultivohet me llamba dhe çmimi nuk është si më parë por është rritur. Kur rritet sasia rritet çmimi, por ata janë kujdesur që të mos e rrisin sasinë, ka një koordinim shumë të mirë.

2016-ta ishte një vit aq i mbrapshtë sa shkatërroi edhe tregun e krimit të organizuar, e çoi çmimin e kanabisit sa domatja. Tani që të ketë vlerë nisur edhe nga pandemia, çmimi ka qenë i lartë. Kultivim ka pasur, por ka qenë i kontrolluar dhe cilësia ka qenë e lartë dhe çmimi gjithashtu për të rritur fitimet. Kokaina sot është tema e ditës, këto të tjerat janë garniturë tek pjatat e krimit të organizuar”, tha Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  “Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e radhës”/ Artan Hoxha: Sot ka humbur Garda e Republikës

LEXO EDHE:  Artan Hoxha thumbon Xhafajn/ Ndaje mendjen se na hoqe trurin

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha deklaratë bombë/ Një kryebashkiak merr narkotikë në publik, ka video

LEXO EDHE:  Artan Hoxha flet me emra/ Zbulon dy deputetët që kërcënoi me armë Shullazi



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE