LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U rikthye në Shqipëri pas 12 vitesh/ Aishe Haklaj tregon arsyen e ardhjes

30 Qershor 2021, 20:21, Aktualitet CNA
U rikthye në Shqipëri pas 12 vitesh/ Aishe Haklaj tregon arsyen e

Pas 12 vitesh që jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik bashkë me familjen, Aishe Haklaj është rikthyer në Shqipëri.

Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar se shkaku i rikthimit është kallëzimi në SPAK i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo tha se ka besim te drejtësia e re, ndërsa poretendon se ka fakte dhe prova se Berisha ka një organizatë kriminale dhe ka bërë disa krime.

?Po. Unë kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK. Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t?i drejtohemi SPAK-ut. Për vrasjet e familjarëve tanë. Po, për vrasjet e katër vëllezërve.

Po. Sepse edhe në qoftë se ata do të thonë që kanë kaluar shumë vite, ne kemi denoncuar vit pas viti, rast pas rasti dhe nuk kemi pushuar, nuk kemi reshtur së denoncuari, pavarësisht se shteti shqiptar nuk ka funksionuar. Dhe ne mendojmë se ai, se shteti shqiptar nuk ka funksionuar si rezultat i ekzistencës së organizatës kriminale të Sali Berishës ose si rezultat i uzurpimit të shtetit shqiptar nga Sali Berisha, nga agjenti, nga i shituri Sali Berisha, nga krimineli, nga vrasësi Sali Berisha, i cili nuk ka vrarë vetëm familjen Haklaj, por ka vrarë, po vret edhe shqiptarët që po vriten sot rrugëve, djemtë e rinj që po vriten sot rrugëve, me armët që ai ka hedhur në rrugë dhe me të gjithë atë urrejtje që ai ka krijuar mes popullit të tij. Ai ka krijuar një urrejtje që ndoshta do të shkojë edhe 100 vite, Saliu nuk do të ekzistojë, ku ajo urrejtje do të vazhdojë të ekzistojë.

Ai ka mbjellë një urrejtje të paparë, e cila do të ekzistojë mendoj unë. Ne kemi prova, kemi fakte, kemi dëshmitarë që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi, organizatori, ideatori dhe vrasësi, pavarësisht se me duart e kujt i ka vrarë vëllezërit tanë. Po, ne jemi të bindur. Kemi shumë fakte, shumë prova, shumë dëshmi. Jemi dëshmitarë të gjallë të krimeve të Saliut, sepse nuk ma nxjerr goja të them të Sali Berishës?, u shpreh ajo.

Motra e katër vëllezërve të vrarë ka rrëfyer se për këtë çështje është e gatshme të dëshmojë e gjithë familja Haklaj.

?Po, të gjithë jemi të gatshëm të dëshmojmë. Nëse do të kërkohet, ne jemi të gatshëm të dëshmojmë dhe kemi shumë fakte dhe shumë prova që ai njeri, në të vërtetë është me duar të lyera me gjak, jo vetëm me familjen tonë por me gjakun e shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit?, deklaroi Zylfie Haklaj, ndërsa tregoi se nëse autoritet shqiptare nuk ndëshkojnë ish-kryeministrin, çështjen do ta dërgojë në gjykatat ndërkombëtare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga