Connect with Us

Tjetër histori suksesi e Transplantit të Veshkës në Spitalin Hygeia

Shëndeti

Tjetër histori suksesi e Transplantit të Veshkës në Spitalin Hygeia

Publikuar

-

/

Që prej vitit 2013 në spitalin Hygeia është ngritur Njësia e Transplantit të Veshkës e cila përbëhet nga ekipi i mjekëve specialistë të transplantit të veshkave nën drejtimin e Prof. Dr. Baris Akin, anëtar i “American Society of Transplant Surgeons” me një eksperiencë shumëvjecare në transplantin e veshkave në Turqi & SHBA.

Së fundmi në spitalin Hygeia u realizua me sukses transplanti i veshkës te një paciente 50 vjecare e cila prej vitesh ankonte nga problemet e vazhdueshme me veshkat dhe e cila vitin e fundit merrte shërbimin e hemodializës pranë spitalit Hygeia. Pas kryerjes së një sërë ekzaminimeve nga pacientja dhe të afërmit e gradës së parë me qëllim gjetjen e një dhuruesi të përputhshëm, ishte bashkëshorti ai i cili i dhuroi veshkën pacientes, kjo pasi ky i fundit ju nënshtrua të gjitha ekzaminimeve për të vlerësuar nëse ishte i shëndetshëm.

Vetëm në Spitalin Hygeia, transplanti i veshkave realizohet me teknikën inovative “Nefrektomi Retroperitoneoskopike”, teknikë e aplikuar me sukses nga Prof. Dr. Baris Akin, sipas së cilës marrja e veshkës nga dhuruesi kryhet me teknikën laparoskopike duke ofruar një sërë avantazhesh të tilla si:

LEXO EDHE:  Humbi 25 kilogramë në pak kohë/ Fifi tregon se çfarë e shtyu të dobësohej

– Minimizimin e rrezikut të dëmtimit të organeve intraabdominale

– Shmangien e rrezikut për adezione (ngjitje)

– Rekuperimin në një kohë mjaft të shkurtër pas kirurgjisë

Ndërkohë pacientja tek e cila transplantohet veshka, pra, marrësja qëndron e hospitalizuar 12 ditë nën monitorimin e mjekëve specialistë, afat ky i caktuar bazuar në protokollet ndërkombëtare shëndetësore të transplantit të veshkave.

Ndërhyrja u realizua me sukses dhe pacientja lë spitalin në gjendje të stabilizuar dhe e mirëinformuar nga mjeket nefrologe mbi kujdesin që duhet të tregojë përgjatë kohës së rekuperimit si dhe më tej.

Prof. Dr. Baris Akin pergjatë karrierës së tij të suksesshme ka realizuar mbi 500 proçedura të Transplantit të Veshkave në Turqi, me një përqindje suksesi rreth 95-97%, si dhe numëron rreth 400 raste Transplant të Veshkave të realizuara me sukses me teknikën inovative “Nefrektomi Retroperitoneoskopike”.

Kontaktoni: 04 23 90 000/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Omicron apo Delta?/ Alimehmeti publikon studimin e fundit, cili është më i rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit për sa i përket rrezikshmërisë së variantit të COVID, Omicron krahasuar me Deltan.

Mjeku thotë se Omicron ka më pak risk për shtrim në spital dhe humbje jete në krahasim me Deltën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se pas të dhënave spitalore nga Afrika e Jugut, Skocia, Anglia, SHBA dhe Kanadaja, ka ardhur konfirmimi edhe nga Portugalia.

Studimi i publikuar nga Alimehmeti:

“Në shkencë konsensusi është i parëndësishëm. Rëndësi kanë rezultatet e riprodhueshme.”

Cit.: Michael Crichton

Omicron ka më pak risk për shtrim në spital dhe humbje jete në krahasim me Deltën!

Pas të dhënave spitalore nga Afrika e Jugut, Skocia, Anglia, SHBA dhe Kanadaja, vjen konfirmimi edhe nga Portugalia.

Studiuesit e autoriteteve zyrtare shëndetësore në Portugali hulumtuan në detaj dhe prepublikuan me 23 Janar 2022 të dhënat mbi:

9.397 të infektuar me Delta dhe

6.581 të infektuar me Omicron.

Rezultatet flasin qartë që Omicron ka më pak risk se Delta!

Të shtruar në spital:

148 (1.6%) e të infektuarve me Delta dhe

16 (0.2%) e të infektuarve me Omicron.

75% më i ulët risku i shtrimit në spital me Omicron në krahasim me Deltën.

Humbje jete:

26 (0.3%) humbje jete me Delta dhe

LEXO EDHE:  I dinim të vërteta,por këto aksioma mbi shëndetin paskan qenë legjenda urbane

LEXO EDHE:  20 gram arra në ditë mund tu shpëtojnë jetën në të ardhmen

0 (0%) humbje jete me Omicron.

86% më i ulët risku për humbje jete me Omicron në krahasim me Deltën.

Qëndrimi në spital:



8.6 ditë mesatarisht me Deltën dhe

3.7 ditë mesatarisht me Omicron.

4 ditë më pak shtrim në spital me Omicron në krahasim me Deltën.

Të dhëna të tjera që marrim nga ky studim:

Shtrime në terapi intensive, si përqindje e shtrimeve spitalore:

17 raste (11.5%) me Delta u shtruan në terapi intensive,

0 raste (0%) me Omicron në terapi intensive.

Në grupin e të vaksinuarve Omicron kishte 64% më pak risk për shtrim në spital në krahasim me Deltën.

Në grupin e të pavaksinuarve Omicron kishte 79% më pak risk për shtrim në spital në krahasim me Deltën.

Më shumë mund të shohim në tabelën S1 se në krahasim me Deltën:

vetë Omicron e ul gjasën e vdekjes me 86% (1 – 0.14), por

nëse edhe është kryer vaksinimi me dy doza, gjasa e vdekjes ulet edhe me 66.5% më shumë, ndërsa

nëse është kryer edhe doza e tretë, gjasa e vdekjes ulet edhe me 95.4% më shumë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

https://www.medrxiv.org/con…/10.1101/2022.01.20.22269406v1

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani: Nuk ndryshojnë masat aktuale ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual të masave ndaj pandemisë së koronavirusit.  “Eshtë e drejtë ta vazhdojmë këtë kurs”, tha kancelari Olaf Scholz pas konsultimeve (24.01) me kryeministrat e landeve. Kësisoj do të vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i kontakteve, „kudo ku grumbullohen shumë njerëz bashkë”. Kancelari shtoi, se: „Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen më tej shifrat e infeksioneve”,nëse do të ketë zhvillime dramatike” apo nëse Gjermania do ta kalojë relativisht mirë këtë periudhë. Ndaj është e rëndësishme, “që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”.

Federata dhe landet kanë arritur gjithashtu „në përfundimin, se në thelb javët e ardhshm gjithçka do të mbetet kështu siç është aktualisht”, tha kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. “Pra nuk do të ketë ashpërsim të masave, por as zbutje të tyre.” Fakti që dinamika e përhapjes së variantit shumë ngjitës Omikron deri tani në Gjermani ka qenë e ulët krahasuar me vendet e tjera, ka të bëjë me masat mbrojtëse të aplikuara me vendosmëri, thanë Scholz dhe Kretschmer njëzëri. Kryeministri i Saksonisë iu referua së ashtuquajturësrregullorja 2G (i shëruar ose i vaksinuar) për aksesin në mjediset e tregtisë me pakicë (përpos supermerkatove) dhe kufizimeve në gastronomi.

Perspektivë për hapje

Kryeministri i landit të Renanisë Verior-Vestfalisë, Hendrik Wüst pas konsultimeve theksoi angazhimin e dyfishtë për luftimin e pandemisë. “Ne duhet që javët e ardhëshme të orientohemi në dy drejtime”, tha politikani kristiandemokrat. Federata dhe landet do të verifikojnë eventualisht edhe ashpërsimin e masave, por njëkohësisht do të kujdesen edhe për perspektivën e hapjes. Ministria e Shëndetësisë pret që vala omikron të arrijë kulmin në mes të shkurtit.

Sipas të dhënave të kryebashkiakes që qeverisës në Berlin Franziska Giffey federata dhe landet ranë dakord për luftimin e pandemisë në tre drejtime: në sfondin e rritjes së shifrave të infeksioneve synohet mbrojtja e infrastrukturës kritike, rishqyrtimi i sistemit të gjurmimit të kontakteve dhe ndryshimi i strategjisë së testimeve.

LEXO EDHE:  A e dini se vodka limon ka efekte pozitive në organizëm

LEXO EDHE:  Rreziku nga varianti i ri Omicron/ Manastirliu rikthen në vëmendje fushatën e vaksinimit



Federata dhe landet vendosën gjithashtu ndryshim të dukshëm të strategjisë së ndjekur deri tani me testet. Paraqitja e vërtetimit për testin më të sigurtë PCR ndaj infeksionit me koronavirus do të aplikohet për grupet më të rrezikuara si personeli i klinikave dhe strehimoreve të kujdesit. Të gjithë personat e tjerë në të ardhmen edhe pas një testi pozitiv mund ta verifikojnë atë me një test të dytë të shpejtë. Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me posedimin jo mjaftueshëm të testeteve PCR. Kapacitete aktuale të këtyre testeteve janë rreth 300.000 në ditë, por me rritjen e mundshme të infeksioneve ato do të jenë të pamjaftueshme. Landet i kërkojnë federatës që „sa më shpejt të rrisë kapacitetet me teste PCR”.

Fushatë për forcimin e vaksinimit

Kancelari njëkohësisht prezantoi një fushatë të re për përforcimin e vaksinimit me dozën e tretë. Kjo fushatë sensibilizimi synon t’u drejtohet edhe atyre njerëzve, që deri më sot nuk janë sensibilizuar. Në pllakata, në radio e në rrjetet sociale, sipas të dhënave, përdoret sllogani: “Vaksinimi ndihmon. Edhe të gjithë ata, që ti i do”. Qëllimi është që në ditët e javët e ardhëshme mundësisht sa më shumë njerëz të binden për vaksinimin – kryesisht për vaksinën e parë dhe të tretën përforcuese.

Në Gjermani janë vaksinuar gati 75 përqind e popullsisë me dy dozat e para. „Duhet të jenë shumë më tepër”. Krahasuar me vende të tjera Gjermania është më dobët.

Incidenca shtatë ditore sipas Institutit Robert Koch (RKI) ka arritur vlerën me të lartë me 894,3 (datë 25.01.)0,3 – Qendrat shëndetësore publike njoftuan të martën 126.955 raste të reja në një ditë. Numri i pacientëve në pavionet e trajtimit intensiv ka shërish rritje të lehtë, Sipas të dhënave të hënën (24.01) ishin 2438 pacientë nën kujdes intensiv. Në pikun e valës së katërt në dhjetor kanë qenë rreth 5000 pacientë në trajtim intensiv./DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu apel qytetarëve/ Drejtohuni në qendrat shëndetësore, ulet me 30% fluksi në Pediatrinë e QSUT

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje Qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga katër qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike. Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre.

“Qendra e Laprakës është një prej qendrave shëndetësore që ka ofruar më shumë shërbime pediatrike gjatë këtyre muajve. Qëllimi është të ndërgjegjësohen prindërit për rëndësinë që ka marja e shërbimit pranë qendrave shëndetësore, sidomos në këtë periudhë të qarkullimit të virozave dhe rritjes së qarkullimit të variantit Omicron, ku urgjenca pediatrike përballet me fluks të shtuar”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se, nëse prindërit drejtohen pranë qendrave shëndetësore, ulet ndjeshëm fluksi i vizitave në urgjencën pediatrike QSUT.

“Në Spitalin Pediatrik, tashmë edhe me kushtet më të mira, kemi garantuar rritjen e kapaciteteve, por duke bërë një vlerësim nga mjekët dhe strukturat tona, vlerësojmë se, nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në Urgjencën Pediatrike QSUT rreth 30% e fluksit që vijnë për gjendje që mund të zgjidhen fare mirë në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Rreziku nga varianti i ri Omicron/ Manastirliu rikthen në vëmendje fushatën e vaksinimit

LEXO EDHE:  Rreziku nga varianti i ri Omicron/ Manastirliu rikthen në vëmendje fushatën e vaksinimit



Duke falenderuar ekipin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 7, Ministrja Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e mjekut të familjes në këtë situatë të epidemisë dhe qarkullimit të virozave.

“Mjekët e familjes janë të pajisur me protokollet përkatëse të trajtimit. Eshtë e rëndësishme për të theksuar faktin se protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të rëndësishme për t’u ndjekur dhe të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku i familjes për të ditur se çfarë duhet të përdorin, edhe kur kanë simptoma, të trajtohen për simptoma të COVID-19 apo për virozat”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi nga Qendra Shëndetësore Laprakë se duhet të vijojë vaksinimi antiCOVID me të treja dozat.

Përgjatë gjithë periudhës së dimrit Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Ëilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

LEXO TE PLOTE