LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Të vetëm përballë botës?'/ Drejtuesi i ISP publikon fotot e rralla nga pranimi në OSBE

30 Qershor 2021, 14:01, Politikë CNA
'Të vetëm përballë botës?'/ Drejtuesi

Analisti Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, ka publikuar disa fotot të 30 viteve më parë, kur Shqipëria u bë pjesë e OSBE.

Ai tregon se si ishim vendi i vetëm që në delegacionin zyrtar kishte përfshirë katër kryetarët e partive kryesore politike.

Fotot e këtij takimi nuk janë publikuar asnjëherë thekson Krasniqi.

?Unikë? Të vetëm përballë botës? Kur në gusht 1975 edhe fuqitë rivale, SHBA dhe BRSS, Gjermania Federale dhe Gjermania Lindore, iu bashkuan Paktit të Helsinkit, Shqipëria ishte vendi i vetëm refuzues. Regjimi e denoncoi aktin si demagogji, kërcënim për lirinë e popujve, hyrje në punët e brendshme, projekt amerikan kundër shteteve komuniste, etj. Si është e mundur që ishim të vetmit përballë gjithë botës? E treguam edhe më 1976, kur miratuam një Kushtetutë unike, e cila ndaloi edhe betimin në Zot, edhe këtu, të vetëm përballë gjithë botës. U deshën 14 vite që Tirana zyrtare të ndryshojë qëndrim dhe të kërkojë korrektimin e sjelljes së saj të vitit 1975.

Në korrik 1990 Shqipëria u pranua vëzhgues dhe pas lejimit të pluralizmit politik në dhjetor 1990 u hap rruga për pranimin anëtar i plotë në qershor 1991, me mbështetjen direkt të ish ministrit gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Ajo që nuk dini ende është se edhe më 1991 dhe në pranimin në KSBE (OSBE) ne mbetemi përsëri unikë, pasi ishim vendi i vetëm që në delegacionin zyrtar kishte përfshirë katër kryetarët e partive kryesore politike. Fotot e këtij takimi / udhëtimi nuk janë publikuar asnjëherë, por ekzistojnë edhe në arkivin tim, – një fakt i cituar edhe në konferencën mbi KSBE/OSBE dhe Shqipëria më 2010!?/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga