Connect with Us

“Të parët në rajon në bujqësi”/ Rama ‘shpalos’ objektivat për 4 vitet e ardhshme, 1 miliard eksporte

Politikë

“Të parët në rajon në bujqësi”/ Rama ‘shpalos’ objektivat për 4 vitet e ardhshme, 1 miliard eksporte

Publikuar

-

SPAK është “sëmurë”/ Ironizon ish-ministri i Ramës: Duhet çuar te okulisti

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot nw Universitetitn Bujqësor të Tiranës, nga ku është shprehur se në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të shkojë në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore, nga 400 që është sot.

Rama tha se Shqipëria është e para në rajon për para të investuara në sektorin e Bujqësisë.

Ndërsa shtoi se do të bëhen përpjekje për të rritur interesin e të rinjve për Universitetin Bujqësor, i cili deri më sot sipas tij, është parë me paragjykim.

Jemi në kushtet ku Shqipëria ka hyrë në një tjetër hapësirë financimi dhe nga vendi i fundit që ishte në të gjithë rajonin tonë për thithje të fondeve, sot është në vendin e parë. Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për Bujqësinë. Këto para kërkojnë dije për t’u marrë përmes projekteve të mirëshkruara ku përveç asaj që shkruan duhet të prodhosh. Që një sipërmarrje të funksionojë duhet të kesh njerëz të ditur. Eksperienca të harmonizohet me dijet. Performanca e këtyre sipërmarrjeve duhet të shkojë duke u rritur që të justifikojë kërkesën për fonde.

Kemi vendosur një objektiv ambicioz për të shkuar në katër vitet e ardhshme në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore. Sot jemi në 400. Dhe sot ne kemi mundësinë të synojmë për shumë më lart. Nëse e nisëm me 150 mln dhe vajtëm 400, kemi mundësinë ta çojmë në 1 mld. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që nëse i shfrytëzon si duhet asetet në fshat, të bëhet kampion në rajon. Sot ne jemi të parët në rajon. Kemi kaluar edhe Serbinë që është edhe vend i madh”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

LEXO EDHE:  Foto-Arrestohet gjobaxhiu i bizneseve/ Mik me Edi Ramën

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Fjalimi i Ramës në Shkollën e Magjistraturës dhe qeshja masive e auditorit me shakatë antiopozitare të Kryeministrit

LEXO EDHE:  Rama takon strukturat PS para 21 qershorit: Kush s’ka rezultate mban përgjegjësi

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Fjalimi i Ramës në Shkollën e Magjistraturës dhe qeshja masive e auditorit me shakatë antiopozitare të Kryeministrit

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Fjalimi i Ramës në Shkollën e Magjistraturës dhe qeshja masive e auditorit me shakatë antiopozitare të Kryeministrit

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE