Connect with Us

Sa kavje televizive numëruat Arjan Konomi?!

Aktualitet

Sa kavje televizive numëruat Arjan Konomi?!

Publikuar

-

cna lajm show

Aktivistja Elona Casli vijon të jetë një zë mjaft kritik në lidhje me emisionin “Përputhen”, ndërsa së fundi nuk ka kursyer as Arjan Konomin.

Në një postim në rrjetet sociale, Casli shkruan se të rinjtë në atë emision trajtohen si kavje televizive dhe se kavjet televizive sot janë jetët e çuara dëm nesër.

U shfaqët në një baĺlkon në Tetovë Arjan Konomi. Hapët krahët për të përshëndetur të rinjtë e Tetovës që prisnin me ulërima personazhet e ” Përputhen”.

Mes tyre ishit dhe ju, ose më saktë ishte dhe gjykatësi i pseudodashurisë televizive që të gjykon kohën kur e puthe një njeri, mënyrën se si e puthe dhe fjalët që i the.

Duke qenë se pretendoni se jeni njeri i lëçitur duhet pashmangshmërisht të jeni takuar me këndvështrimin e Milan Kunderës mbi hendekun që ndan jetën private nga ajo publike. Po e risjell në vëmendjen tuaj;

“Jeta private dhe publike janë dy botë të ndryshme në thelb. Respektimi i këtij ndryshimi është kushti që njeriu mund të jetojë si njeri i lirë; që perdja e cila ndan këto dy botë, është e paprekshme dhe shkulësit e perdeve janë kriminelë.

LEXO EDHE:  Atdheu harron Antonelën/ Rikthehet tek “dashuria e vjetër”

Kam thënë së përhapja e intimitetit të tjetrit, sa po bëhet zakon dhe rregull, na fut në një epokë, basti më i madh i së cilës, është mbijetesa ose zhdukja e individit.

Milan Kundëra-Testamente të tradhtuara.

Përktheu- Balil Gjini

Post Scriptum- Të rinjtë në atë emision trajtohen si kavje televizive. Kavjet televizive sot janë jetët e çuara dëm nesër.”-shkruan Elona Caslli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Çdo njeri që largohet na pakëson”/ Si e paralajmëroi Berisha Bashën

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e Korçës, tha se pakënaqësitë në parti janë të pashmangshme, por se e kishte paralajmëruar Bashën për largimet që po bën në parti.

“Pakënqësitë janë të pashmangshme. Unë haptaz i thoja kujdes shumë. Çdo njeri që largohet na pakëson. Kryetari duhet të jetë shumë tolerant.



LEXO EDHE:  Konkurrentja e re që po "bombardon" vajzat e Përputhen/ Kush është kaçurrelsja shkodrane që po trazon ujërat?

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi me Anën dhe Atdheun pas largimit nga emisioni/ Dyshja sqaron a ka diçka mes tyre

Agron Shehu e meritonte të ishte në kryesi, sepse e votuan 20%. Sali Berisha ka fitu me 75%  kryetar në 91. Kështu ne shkojmë duke krasit veten”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetja e PD thirrje Berishës/ Na udhëheq drejt fitores

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti është shfaqur sot në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Korçës.

Gjatë fjalës së saj në “Foltoren” e Berishës me demokratët, deputetja Sorina Koti i ka kërkuar ish-kryeministrit të udhëheqë PD-në në rrugën drejt fitores.

Jemi në një pikë delikate. Kemi përplasje të brendshme.



Nuk do doja kurrë që demokratët të ishin në këtë situatë. Është pikë e vështirë.

Po iu kërkoj ju si themelues i PD, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr në vitet e suksesit, ju kërkoj një rrugëzgjidhje. Një forcë që PD të ngrihet në pushtetin e saj.

Të gjithë besojmë në atë logo, forca jonë është bashkimi. PD është më e rëndësishme se çdo gjë”-tha Sorina Koti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha gati të marrë drejtimin e PD

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se është gati të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Berisha ka iu ka bërë thirrje demokrtaëve të Koçës të firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ftoj çdo delegate të Korçës të firmosi formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.Mbledhja e kuvendit është jetike për të shpëtuar PD. Ne duhet të bashkohemi, jo të përçahemi.

Qëllimi më madhor është të rikthejmë vlerat në PD, votën e lirë, padiskutim unë besoj në një PD soverane, që respekton dinjitetin njerëzor.



Me datën 20 maj unë e pyeta veten pse e bënë këtë. Çfarë kam bërë unë në këto tetë vite se para tetë vitesh i kam arritjet e mëdha.

Unë kundërshtova ndryshimin e kufijve, denoncova korrupsionin dhe drogën.

Gjithçka me atë bindje se unë po mbroj interesin publik. Ishte një thirrje e brendshme për mua, që ti do rikthehesh. Unë isha një politkan antikonformist. I deklarova gazetarëve që do kthehem i hapur për çdo funskion kushtetues të këtij vendi. Do respektoj çdo  garë, do mirëpres çdo rival“, ka thënë Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE