LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Aishe Haklaj/ Kemi përfituar azil politik në Suedi. Shteti shqiptar s’na mbronte dot

30 Qershor 2021, 19:53, Aktualitet CNA
Rrëfehet Aishe Haklaj/ Kemi përfituar azil politik në Suedi.

Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë, ka folur mbrëmjen e sotme për largimin e saj së bashku me familjen nga Shqipëria në Suedi.

Ajo akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për atë që ka kaluar familja e saj, ndërsa deklaroi në emisionin ?Repolitix? se shteti shqiptar nuk mund t?i mbronte dot Haklajt, ndaj pretendon se kërkuan azil politik.

?Është një jetë normale  në Suedi. Patjetër që edhe atje duhet të luftosh shumë që të zësh një vend, por të drejtat e njeriut vlerësohen dhe shteti funksionon si një shtet. Po, e gjithë familja ime ka fituar azil politik në Suedi. Motivacioni ka qenë se shteti shqiptar nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët e tij.

Dhe ne kemi akuzuar që nga fillimi, edhe në Shqipëri edhe në Suedi, pikërisht Sali Berishën. Është një azil politik i përfituar pikërisht për arsyet e vrasjeve të familjarëve tanë dhe nuk ka asnjë arsye tjetër?, u shpreh motra e katër vëllezërve të vrarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga