LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu fton qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen/ Qendrat e vaksinimit të hapura deri në orën 20:00

30 Qershor 2021, 14:22, Lifestyle CNA
Manastirliu fton qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen/ Qendrat e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qendrat e vaksinimit për personat mbi 18 vjeç do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Manastriliu ka ftuar qytetarët të vaksinohen dhe në psotimin e saj në rrjetet sociale ka publikuar një video me reagimet e njerëzve që kanë kryer deri më tani vaksinën antiCovid.

“Vijon në të gjithë vendin vaksinimi i hapur +18 vjeç në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, ku ekipet tona mjekësore po bëjnë një punë të palodhur për t?iu përgjigjur në çdo kohë nevojave të qytetarëve. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00”, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955,498 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 399,246 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID./ CNA.al

Lajmet e fundit nga