LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje në qeveri/ Vajza e Bashkim Finos merr postin e rëndësishëm

30 Qershor 2021, 18:09, Politikë CNA
Lëvizje në qeveri/ Vajza e Bashkim Finos merr postin e

Në mbledhjen e sotme të qeverisë zëvendëskryeministri Erion Braçe ka firmosur disa ndryshime në rang zv.ministrash.

Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkaq, Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, është liruar nga detyra.

Arsyeja e lirimit lidhet me faktin se Xhafaj nga shtatori do të futet në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 Prillit u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës.

E njëjta gjë edhe për Petro Koçin, i cili lë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes për karrigen e deputetit, pasi u zgjodh deputet në Fier./CNA.al

Lajmet e fundit nga