LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kushtetuesja hap listat/ Reagon Patozi

30 Qershor 2021, 14:03, Politikë CNA
Kushtetuesja hap listat/ Reagon Patozi

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike dhe ka shfuqizuar nenin për mbylljen e listave.

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e ka quajtur këtë vendim të duhur edhe pse i vonuar.

VENDIM I DUHUR EDHE PSE I VONUAR

E përshëndesim vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e herësit të Damianit, i cili e mbyllte me dry kinez listën e deputetëve, që e kishte hapur më parë Kushtetuta.

Në pritje të zbardhjes të vendimit, për të cilin nuk besojmë të ketë të papritura, e falenderojmë trupën, që për këtë çështje nuk iu drejtua Komisionit të Venecias.

E kemi ditur që në fillim se nuk prisnim që kjo e drejtë do të aplikohej për zgjedhjet e 25 prillit, i cili do të kishte qenë shërbimi i duhur dhe në kohë për demokracinë dhe shtetin tonë të së drejtës. Por tek e fundit, në Shqipëri do të ketë prapë zgjedhje edhe pas 25 prillit. Kjo ishte e vetmja mundësi që kishim për të vlerësuar votën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë, siç ata e hedhin, dhe ne atë e shfrytëzuam.

Pas kësaj, presim që këtë vendim ta përshëndesë edhe Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës, sepse ajo para zgjedhjeve është shprehur për lista 100 përqind të hapura“, është shprehur Astrit Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga