LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kushtetuesja hap listat për zgjedhjet e ardhshme/ Andi Përmeti: Një betejë e fituar

30 Qershor 2021, 15:28, Politikë CNA
Kushtetuesja hap listat për zgjedhjet e ardhshme/ Andi Përmeti:

Deputeti Andi Përmeti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor duke hequr herësin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Përmeti shprehet se pavarësisht se ishte një vendim i marrë me vonesë kjo është një betejë e fituar.

Parlamenti që doli mbi kryetarokracinë! Një betejë e fituar! 30 korrik 2020, 106 deputët të Kuvendit të Shqipërisë votuan për ndryshimet kushtetuese që i mundësonin qytetarëve të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre.

Në shkelje të këtij vullneti partia në pushtet, me fuqinë e votave, në shkelje të Kushtetutes mbylli përsëri listat në Kodin Zgjedhor, duke ja lënë përsëri në dorë kryetarëve, zgjedhjen e deputetëve. Për shkak të kësaj shkelje, në parlamentin e ardhshëm do kemi deputet me 350 vota dhe do të mungojnë kandidatë që kanë marrë më shumë se 9500 vota.

Sot, Gjykata Kushtetuese, pavarësisht vonesës në marrje në shqyrtim dhe vendim, rrëzoi si në shkelje me Kushtetutën herësin e Damianit. Tashmë në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre pavarsisht renditjes së kryetarëve. Kjo është fitorja e këtij parlamenti të anatemuar, i cili pati guximin dhe kurajon të votojë kundra kryetarokracisë, votim te cilin ushtarët e Bashës nuk kishin guxim ta bënin”, shprehet Andi Përmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga