Connect with Us

Arrestohen shtatë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale/ Policia jep detajet

Aktualitet

Arrestohen shtatë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Kultivoi bimë narkotike/ Arrestohet 30 vjeçari në Lezhë

Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës dhe Kavajës në 24 orët e fundit.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë dhuna fizike, ngacmim seksual, lëndë narkotike, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe drejtim të mjetit pa leje dhe në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 Euro e dyshuar e falsifikuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 43 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. R., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

LEXO EDHE:  Merr flakë gjatë ecjes makina në Tiranë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

D.B., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 29.06.2021, shtetasi K. J., 31 vjeç,  kallëzon se në rrugën “Njazi Meka”, në biznesin e tij bar-kafe, dy persona të paidentifikuar,  në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerr jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.

Më datë 29.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J. H., 17 vjeç,  pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Gjolit” në Vlorë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale R.S, 34-vjeç.

Për pasojë 34-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Vlorës dhe nën kujdesin e mjekëve.



Policia njofton se një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç është ai që ka aksidentuar këmbësorin.

LEXO EDHE:  Policia zbulon 4 kg heroinë në Portin e Durrësit

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Tiranë/ Humb jetën 34-vjeçari 

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lituania u bën thirrje qytetarëve të flakin tutje telefonat kinezë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Konsumatorët duhet të flakin tutje telefonat e tyre kinezë dhe të mos blejnë të rinj, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Një raport i përpiluar nga Qendra Kombëtare për Siguri Kiberbetike ka testuar telefonat e gjeneratës 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas raportit, një telefon i kompanisë Xiaomi ka pajisje për censurë dhe një model i Huaweit ka mangësi për siguri.

Kompania Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.

“Xiaomi nuk ka kufizuar kurrë dhe nuk do të kufizojë apo bllokojë sjelljet personale të përdoruesve të telefonave tanë, siç është kërkimi, thirrjet, kërkimet në internet dhe përdorimin e softuerëve tjerë për komunikime”, është thënë në një deklaratë që kjo kompania i ka dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike në Lituani ka thënë në raportin e saj se telefonat Xiaomi kanë dërguar si të koduara të dhënat e përdoruesve në një server në Singapor, gjë që mund të jetë në kundërshtim me rregulloret evropiane për të dhëna.



Xiaomi ka thënë se “vepron në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian për Mbrojtje të të Dhënave”.

LEXO EDHE:  Foto-Kontrolli në banesë “fundos” 33-vjeçarin

LEXO EDHE:  Tronditet Elbasani/ Shpërthim granate në lokal, plagoset rëndë pronari

Shefi i Huaweit i bën thirrje SHBA-së të rishikojë politikat ndaj kësaj kompanie

Miinistri i Mbrojtjes në Lituani, Margiris Abukevicius, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se ministria e ka ndarë raportin me zyrtarë për siguri kibernetike nga vendet tjera të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi, përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”.

Kina ka kërkuar muajin e kaluar që Lituania të tërheqë ambasadorin që ka në Pekin dhe ka thënë se do ta kthejë mbrapa të dërguarin që ka në Vilnius, pasi Tajvani ka prezantuar misionin në Lituani, i cili do të quhet Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Misionet tajvaneze në Evopë dhe SHBA përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur referencën për vetë ishullin, të cilin Kina e konsideron si territor të vetin.

Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se mbështet kryeministren e Litanisë, Ingrida Simonyte, ndërkohë që ajo përballet me presion të Kinës./rel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U dënua me 2 vite burg/ Policia zbarkon në shtëpinë e Adriatik Llallës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.

Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur dhe po kryejnë kontrolle, megjithëse vetë Llalla sipas asaj që u raportua në media nuk ndodhet në Shqipëri.



Ky vendim vjen pak orë pasi SPAK kërkoi nga efektivët ekzekutimin  e vendimit të Gjykatës së Posaçme që e dënoi me 2 vite burg me vendim të formës së prerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE