LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Goxhaj "nxjerr zbuluar" Albin Kurtin/ "Në Kosovë po miratohen me urgjencë martesat LGBT"

30 Qershor 2021, 19:35, Aktualitet CNA
Altin Goxhaj "nxjerr zbuluar" Albin Kurtin/ "Në Kosovë

Në Kosovë mund të miratohet lejimi i martesave LGBT dhe adoptimi i fëmijëve nga çiftet e komunitetit LGBT.

Këtë e bën të ditur avokati Altin Goxhaj, i cili pretendon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ndryshon me urgjencë Kodin Civil.

Ai pretendon se ky vendim i Kurtit vjen pas takimit të këtij të fundit me djalin e biznesmenit George Soros, Alex Soros.

?Albin Kurti po ndryshon kodin civil: Do fusë martesat LGBQ + adoptimin e fëmijëve nga çiftet LGBQ!

Pas takimit në 20 Maj 2021 të Albin Kurti me Alex Soros, Qeveria e VV po kërkon të ndryshojë Kodin Civil për të futur martesat LGBQ dhe për pasojë edhe adoptimin e fëmijëve nga çiftet e të njëjtës gjini përfshi për pasojë edhe ato me transë!

Për kuriozitet pyesni përfaqësuesit e VV Tiranë se ata e dinë më mire.

Ministrja e Drejtësisë së Kabinetit të VV Nazelie Bala deklaroi në Konferencën “Kodi Civil dhe Gjitheperfshirja: Martesat e Seksit te Njejte” në 29 Qershor 2021 se Qeveria Kurti “po vepron me shpejtësi që të ndryshojë Kodin Civil për futjen e martesave LGBQ & fëmijët!”

Ministrja: madje dha edhe garanci:

“Ju sigoj se Asnjëherë Qeveria nuk ka qenë kaq serioze se sa tani për martesat LGBQ!”

Ndërkohë përfaqësuesi i OJFsë “‘Ç(P)OHU” që financon Sorosi farantoi se “edhe nëse nuk marrim votat në Parlament do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese”! Kjo shpjegon se pse edhe në Kosovë po implentohet Vettingu i Soros dhe kanë filluar përpjekjet e Albinit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese! Aktiviteti u organizua nga OJFja e LGBQve që financon Soros “CEL”!?, shkruan avokati në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga