Connect with Us

Takimi Rama, Zaev dhe Vuçiç/ Tritan Shehu: Është kthyer në tellall

Politikë

Takimi Rama, Zaev dhe Vuçiç/ Tritan Shehu: Është kthyer në tellall

Publikuar

-

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një takim në kuadër të Shengenit Ballkanik.

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit duke u shprehur se Rama po vë në rrezik të ardhmen e Kosovës dhe Rajonit.

Sipas tij Rama është kthyer në tellallin e kësaj iniciative që bie ndesh me interesat tona kombëtare, të Rajonit dhe të BE.

Rama po ve ne rrezik shume: Sipas ketij “Minishengeni” te Vucic me tellall Ramen, Kosova dhe e ardhmja e Rajonit vihen ne pikepyetje serioze!

Fatkeqesisht sot eshte perseritur cfaqja e peshtire e Novi Sadit, anashkalimi i Kosoves, pavaresise e egzistences se saj me ate “takim” ogurzi, Vucic-Rama-Zaev!

Por jo vetem kaq, keshtu eshte bere edhe nje hap tjeter ne kundershtim me interesat e bashkepunimit te vertete te Rajonit, i bazuar ky mbi permbushjen e standarteve europiane per te pershpejtuar integrimin tone ne BE.

Sic duket mekanizmi Vucic-Rama po vazhdon te levize ne drejtim te kundert me interesat e Shqiperise, Kosoves, shqiptareve e Rajonit, me aspiraten tone te madhe europiane.

Ky mekanizem i quajtur Mini Shengeni Ballkanik vetem midis tre shteteve, po behet cdo dite edhe me i rrezikshem, i bazuar mbi interesat e atyre, qe duan ta mbajne Rajonin tone larg BE, Kosoven te mjegulluar ne rolin e pavaresine e saj.

Mos te harojme se motori kryesor i ketij mekanizmi eshte Serbia, e cila tashme ka firmosur Traktatin Euro Azian me Rusine, duke dhene keshtu nje sinjal te qarte per objektivat e saj.

Fatkeqesisht Kryeministri i Shqiperise eshte kthyer ne nje tellall te kesaj inisiative ndesh me interesat tona kombetare, interesat e Rajonit, te BE e Perendimit, qe te kujton endrat e dikureshme te Serbise se Madhe ne Jugosllavine e Re, degdisjen e Rajonit drejt Lindjes, duke lene ne harese projektet realisht te dobishme e frutdhenese si CEFTA apo Procesi i Berlinit.

Ky duhet ndalur ne kete reavansh te rrezikshem, ndryshe demet do te vijne duke u zgjeruar e konsoliduar”, shprehet Tritan Shehu në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Partia s’i përket kryetarit”/ Kadilli nuk përmbahet ndaj Bashës: E mori vendimin si skuth

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka ngritur tonet ndaj Bashës, duke e konsideruar si ‘skuth’.

I ftuar në Syri Tv, Kadilli theksoi se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së dhe se partia nuk i përket kryetarit e ndaj nuk mundet që vetëm kryetari të marrë vendime.



“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së.

LEXO EDHE:  SONDAZHI – Shqiptarët duan të ikin/Janë kundër Ramës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit

LEXO EDHE:  Rama apo Basha?/ Nazarko dhe Abilekaj tregojnë kush e fitoi fushatën elektorale

Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  “Papunësia dhe pasiguria janë prezent”/ Mediu: Rama shkatërroi ekonominë

LEXO EDHE:  “Po diskutojmë ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri”/ Rama takon biznesmenin turk

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me shqiptarët për çështjen Becchetti e inceneratorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku paralajmëroi dhe ngritjen e tre komisioneve hetimorë.

Atë për ‘masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Por duket se Basha ka vendosur të tallet sërish me shqiptarët. Duke dashur të tërheqë vëmendje Luli ka filluar të shpikë çdo lloj gënjeshtre.

Partia Demokratike e ka depozituar në SPAK që më 8 prill 2021 kallëzimin për çështjen “Becchetti”.

Por ndërkohë që çështja Becchetti hetohen nga SPAK, Luli kërkon ngritjen e një komisioni hetimor me kryetarë Gazmend Bardhin, duke u bërë edhe më qesharak në sytë e shqiptarëve. GJithashtu ka dhje një vendim nga arbitrazhi nëfavor të Beketit, cdo hetojë Luli?

“Komision hetimor për çështjen Beçhetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro”shkruhet në komunikatën e zyrës së PD, për mediat.

Në komisionet hetimorë që do bëjë Parlamenti, minimalisht do merren disa dokumente dhe do i dërgohen SPAK, Prokurorisë. Por ndërkohë Luli pretendohet se ka pasur dokumente, pasi i ka bërë një herë denoncimet. Pra mirë apo keq, në këtë rast, minimalisht duhet të presë SPAK.

A i ke provat në dorë, a i ke faktet, a e ke sulmuar kryeministrin, për çfarë do vesh, do përsërisësh të njëjtat broçkulla!

LEXO EDHE:  Kylie rikthehet në rrjetet sociale/ Këtë rradhë me një status tjetër

LEXO EDHE:  “Papunësia dhe pasiguria janë prezent”/ Mediu: Rama shkatërroi ekonominë

Inceneratorët

Përveç çështjes së Beçhettit, PD-ja sot ka deklaruar se do të hapë edhe një komision hetimorë për inceneratorët që do ta drejtojë Jorida Tabaku.

“Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, thuhet në njoftim.

Por sërish jemi përballë të njëjtës situatë. Në rastin Becchetti, çështja është në SPAK, por dhe në rastin e inceneratorëve çështja është në SPAK.



Kujtojmë se PD e ka denoncuar çështjen e inceneratorëve në SPAK që në tetor të vitit 2020.  Ndërkohë në datën 24 korrik, çështja e inceneraorëve është çuar në SPAK edhe nga “Nisma Thurje”. Pra jemi përballë të njëjtit fakt, Lulzim Basha duket se po tallet.

Kështu si e ka nisur Luli, nga stresi që ka nga përballja me Sali Berishën ndoshta deri nga fundi vitit do kërkojë të bëjë komision hetimorë edhe për Rrugën e Kombit!CNA.al

SPAK thërret Mirel Mërtirin dhe zyrtarët e inceneratorëve

Zgjohet Basha/ Akuza SPAK-ut, për aferën e inceneratorëve

Gjoba 110 milionë Euro/ PD padit në SPAK Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë

Mbledhja e grupit të PD/ Basha: Prioritare ngritja e 3 komisioneve hetimore

LEXO TE PLOTE