LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg tani”/ Bardhi: Përfaqëson interesat e krimit

29 Qershor 2021, 15:12, Politikë CNA
“Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg tani”/ Bardhi:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me incidentin që përfshiu kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me disa efektivë policie.

Përmes një reagimi, Bardhi theksoi se Ndreu duhet jetë në burg sepse sipas tij ai në Dosjen 184 ?fluturonte? mësuesit nga puna me urdhër partie.

Demokrati thekson se duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin dhe arroganca e tyre ndaj qytetarëve.

?Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 ?fluturonte? mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin?, shkruan Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga