LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Peshku qelbet nga koka”/ Rama ‘zgjon” Bashën në mesditë

29 Qershor 2021, 12:58, Politikë CNA
“Peshku qelbet nga koka”/ Rama ‘zgjon” Bashën

Kreu i PD-së,  Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për situatën kriminale në vend.

Sipas Bashës, punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe se zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.

?Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare.
Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka
!?, shkruan Basha në rrjete sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga