Connect with Us

ONM dorëzon prova të reja/ Reagon Elisabeta Imeraj

Aktualitet

ONM dorëzon prova të reja/ Reagon Elisabeta Imeraj

Publikuar

-

ONM dorëzon prova të reja/ Reagon Elisabeta Imeraj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur prova shtesë pranë Komisionerit Publik për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Në njoftimin e publikuar nga Komisioneri Publik, mësohet se ONM i kërkon Komisionerit të ankimojë vendimin për Imerajn.

Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu është njoftuar Komisionerëve Publikë më datë 21.6.2021.

Në datën 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë Rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Në datën 29.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë një shtesë (Addendum) të Rekomandimit, të paraqitur në datën 21.6.2021.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të plotësuar në përmbajtjen e tij nga shtesa (Addendum) e datës 29.6.2021”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja që u bë “kurban” për të vëllain/ Shkarkohet nga detyra Semiramis Hoxholli

Pasi ONM paraqiti prova shtesë pranë Komisionerit Publik, vjen një reagim nga Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit tha për News 24 se do paraqiste kërkesën për t’u njohur me këto akte. Mes të tjerash ajo theksoi se mbështet një proces të drejtë dhe ligjor.

Aktet shtese te ONM – se, nuk me jane vene ne dispozicion per thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kerkese për t’u njohur me keto akte, dhe me pretendimet. Mbeshtes nje proces te drejte ligjor dhe pres nje proces te drejte ligjor”, tha Imeraj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për MCN tv ka folur për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët.

Ajo u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.



“Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Elisabeta Imeraj luftë korrupsionit dhe krimit me memorandume/ Zbardhet takimi me Borchard

LEXO EDHE:  Gjyqtarja që u bë “kurban” për të vëllain/ Shkarkohet nga detyra Semiramis Hoxholli

E pyetur nëse i druhet ndonjë përjashtimi nga PD, pasi doli hapur në mbështetje të Berishës ajo tha: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin/ Dy të plagosur në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas asaj që raportohet, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku një makinë ka përplasur një motorr.



Sipas burimeve, të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej shkaqet e rrethanave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit.

Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

LEXO EDHE:  Nga kreditë tek patundshmëritë/ Pasuria e tre kandidatëve për Kryepokuror

LEXO EDHE:  Bashkim Dedja: S’jam penduar se votova pro ligjit të Vettingut…



Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

 

LEXO TE PLOTE