Connect with Us

Nga tentativa për vrasje, tek falsifikimi dhe pasuria e zezë/ Skandalet e Ben Blushit në SPAK

Aktualitet

Nga tentativa për vrasje, tek falsifikimi dhe pasuria e zezë/ Skandalet e Ben Blushit në SPAK

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kreu i LIBRA-s, Ben Blushi që sot është Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, është i “mbytur” në padi penale për pasuri të dyshimtë, për gjobvënie, tentativë vrasjeje, falsifikime e të tjera.

Ka qenë prokurori i Tiranës Ervin Karanxha, i cili me anë të një kallëzimi penal, dërguar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ka hedhur dritë mbi këtë çështje.

Në SPAK edhe në Prokurorinë e Tiranës janë disa denoncime ndaj Blushit që e akuzojnë për pronat, për kohën që ai ishte pjesë e politikës.

Blushi dyshohet se e ka shfrytëzuar në maksimum politikën, prej së cilës ka fituar prona të paligjshme dhe këto prona i ka kaluar më pas në emër të gruas së tij dhe vjehrrit.

Bëhet fjalë për kohën që ka qenë deputet dhe Ministër i Partisë Socialiste.

Blushi si grup i strukturual kriminal

Pas largimit nga politika, dyshohet se strehën për veprime të paligjshme, Blushi e ka gjetur në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

Siç saktëson në padinë penale, prokurori Ervin Karanxha, Blushi, po vepron si një grup i strukturuar kriminal, pasi duke përdorur televizionin Top Channel vendos “gjoba” ndaj biznesit duke bërë gjoja “kronika investigative” dhe më pas u merr para bizneseve të ndryshme për të mos bërë kronika të tjera.

Sipas Karanxhës nga të ardhurat e fituara nëpërmjet “Gjobave”, Blushi ka blerë pasuri të paluajtshme në vende të shtrenjta si tek pallati “ Ambasador 3” , Vila luksoze ne Korçë dhe Tiranë etj.

Për më tepër dyshohet se Blushi, duke bërë presion të vazhdueshëm ai i detyron njerëzit që t’i binden atij me dhunë, duke realizuar qëllimet e tij dhe duke konsumuar kështu vepren penale të parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Paditë ndaj Blushit

Ben Blushi rezulton të ketë disa çështje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në një kohë që hetimi i tij duhet të bëhet nga SPAK, pasi ka qenë deputet dhe ish- Ministër, që ka fituar shumë prona gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

LEXO EDHE:  Skandali i Etilda Gjonajt/ Si u injoruan hetimet e Prokurorisë për zyrtarin e denoncuar

Është neni 75/a i Kodit të Procedures Penale, që saktëson dhe  përcakton qartë se ish- deputetët dhe ish-Ministrat janë në kompetencë të SPAK.

Që do të thotë se Blushi duhet të hetohet me seriozitet nga SPAK, së pari si ish politikan për pronat e krijuara në mënyrë të dyshimtë, që ua ka kaluar personave të tretë.

SPAK në këto rrethana është i detyruar që gjatë hetimit të tërheqë të gjitha procedimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë që më pas të hetohen si një i vetëm, pasi ka të dhëna se në këtë rast, drejtësia mund të ketë të bëjë me një grup të strukturuar kriminal, i cili vjedh pasuritë e qytetarëve nëpërmjet presionit.

Përveçse për pasuri të paligjshme, Blushi ka padi edhe për tentativë vrasjeje, të bërë nga shtetasi Andon Dhima.

Ndaj, SPAK, duhet të tërheqë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha procedimet penale në ngarkim të ish-deputetit Ben Blushi, si për falsifikim të pronave, pasurim të paligjshëm, për presione dhe kërcënime me anë të gjobë-vënies si dhe të thellojë hetimin për tentative vrasje ndaj shtetasit Andon Dhima./CNA.al

E paditi në SPAK/ Zbulohet kallëzimi i prokurorit ndaj Ben Blushit

Lidhje të ngushta me anëtaren e KPK/ Si e kontrollon Ben Blushi Vettingun

‘Të hetohet nga SPAK’/ Prokurori sjell faktet, si përfitoi Blushi prona gjatë kohës që ishte deputet

Skandalet dhe abuzimet/ Ben Blushi kallëzohet për herë të dytë në SPAK

Media e krimit/ Gjyqtarja Anila Karanxha, padit për shpifje kërcënuesit dhe gjobvënësit e “top kanalit të zi” Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Shqiponjat” në aksion/ Kapet 26 vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Forcat Shqiponja dhe Policia e Tiranës kanë finalziuar operacionin e koduar “Linza”. Është kapur në flagrancë 26 vjeçari nga Durrësi, me inicialet M.B, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Linza”.Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. 26-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”.



Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike dhe të atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Linza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. B., 26 vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës.

LEXO EDHE:  Dy ngjarje kriminale me të dyshuar Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca gjyqësore për Agim Kajmakun/ Cili ishte shkaku

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati nxjerr “zbuluar” Yuri Kim/ Konfirmoi standartin e dyfishtë për të cilin e akuzojnë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Analisti Andi Bushati ka komentuar intervistën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim me moderatoren Erla Mëhilli në emisionin “Now” në Euronews.

Bushati ka ironizuar ambasadoren duke shkruar përmes një statusi se, Kim është ambasadorja më bazike që superfuqitë kanë sjellë ndonjëherë në Shqipëri.

Analisti ka vënë në dukje, anshmërinë që Kim mban kur bëhet fjalë për qeverinë, që sipas tij, konfirmon standartin e dyfishtë për të cilin e akuzojnë.

LEXO EDHE:  Skandali i Etilda Gjonajt/ Si u injoruan hetimet e Prokurorisë për zyrtarin e denoncuar

LEXO EDHE:  “Zgjohet” SPAK/ Nis hetimet për shembjen e Teatrit

Ambasadore me bazike hiperfuqia nuk ka sjellë ndonjëhere në këtë vend.



Kur pyetet për mëkatet e palës që do të mbrojë, përdor gjuhën e drunjtë: “s’ më takon mua të komentoj”.

Kur duhet të godasë, i harron këto skrupuj diplomatike.

Pra, kërkon vetë të dalë në një intervistë, për të konfirmuar standartin e dyfishtë për të cilin e akuzojnë”, shkruan Bushati. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro gjithnjë e më shumë në rënie/ Këmbimi valutor, 20 janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 103.6 Lekë dhe shitet me 109.6 lekë.

Euro blihet me 119.8 Lekë dhe shitet me 124.8 Lekë.

Paundi britanik blihet me 143.7 Lekë dhe shitet me 148.7 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 115 Lekë dhe shitet me 120 lekë.

LEXO EDHE:  Propaganda e Top Channel për incineratorët/ Si u shtrembëruan faktet për mega aferën korruptive

Dollari kanadez blihet me 83.4 Lekë dhe shitet me 88.4 Lekë.

Më poshtë po sjellim edhe monedhat e tjera, me sa këmbehen sot në tregun valutor./CNA.al

LEXO TE PLOTE