Connect with Us

Maska e çjerrë e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit, përtej drejtësisë së munguar

Politikë

Maska e çjerrë e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit, përtej drejtësisë së munguar

Publikuar

-

Maska e çjerrë e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit, përtej drejtësisë së munguar

Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij për mediat, por edhe ministri i Brendshëm dje gjetën justifikime spektakolare, duke theksuar se nuk kishin përgjegjësi morale për ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë, ku brenda 48 orëve pati një bilanc lufte, pa folur për viktimat e muajit qershor, që janë shifra të frikshme nga aksidentet dhe vrasjet.

Rama dhe Çuçi gjithë fajin ja hodhën prokurorëve, drejtësisë, atyre që nuk po kalojnë ende në vetting, pra që pak a shumë Rama kërkoi që të largoheshin nga sistemi, sepse përgjegjës ishin ata dhe gjykatat që nuk jepnin vendime të forta ndaj personave që kallëzoheshin penalisht nga policia.

Në fakt, paralel me të Rama tha se do të kishte një reformë në Policinë e Shtetit. Pra, pranoj pak a shumë se i ka ndodhur një dështim me Policinë. Policia është shumë hapa pas në rezultatet konkrete që duhet të ketë në luftën me krimin.

Pra Rama tha se do të lëvizen drejtorë qarqesh, do të ketë një reformë strukturore të fortë të policisë, që do të thotë se Rama ka pranuar dështimin e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit dhe këtë po e bën, pra reformën, duke përshpejtuar afatet. Një reformë normale apo ndryshime normale mund të ishin disa muaj më vonë, por Rama pa dashje pranon se rendi dhe siguria në vend kanë probleme.

Përtej reformës në drejtësi, e cila duket se ka hequr gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, por është përdorur edhe si sopatë nga elementë të caktuar për hakmarrje ndaj edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm. Nuk ka qenë i gjithë sistemi i pisët, ka pasur mjaft prokurorë, zyrtarë të ndershëm, njerëz që kanë ikur për 7 milionë lek të vjetra, ndërkohë që personazhe politike, bashkëpunëtorë të Edi Ramës sot flitet që kanë pasuri me miliona euro. Kanë shuma të mëdha parash dhe prona të paluajtshme.

Por askush nuk i heton. Reforma në drejtësi u bë për SPAK, u bë për të pasur një drejtësi të pastër. Në fakt që të kemi një drejtësi të pastër duhet të luftojmë së pari politikën e korruptuar dhe segmentet e saj që më pas tentojnë të kontrollojnë drejtësinë.

LEXO EDHE:  'Vdeksha unë për ty se do marrësh mandatin e tretë'/ Rama takon mbështetësen e flakë të PS

Pra është politika ajo që kap drejtësinë dhe e përdor për interesat e saj korruptive. Pra është pushteti ai që korrupton dhe drejtësinë për interesat e tij. Ende sot nuk ka një hetim të qartë nga SPAK për korrupsionin dhe aferat e qeverisë, për korrupsionin e inceneratorëve, për koncesionet e qeverisë “Rama” gjatë këtyre tetë viteve, të cilat kanë rënduar borxhin publik, duke e kaluar atë në rekordin e shifrave historike, mbi 83%.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit

Nga ana tjetër, nuk ka hetime nga SPAK për bashkëpunëtorët e Edi Ramës, zyrtarë të lartë, deputetë, ish deputetë, të  cilët shkojnë në pushtet, mbushin xhepat dhe më pas dalin dhe qarkullojnë paratë e tyre si të ishin njerëz të ndershëm pa bërë asnjë gjë. Kapin edhe poste publike, bëjnë edhe pazare dhe nga ana tjetër shantazhojnë, intimidojnë e godasin drejtësinë, të renë apo të vjetrën për interesat e tyre korruptive, të cilat i lidhin pazgjithshmërisht me qeverinë.

Prandaj dalja e Ramës sot nuk ishte asnjë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm pranimi i dështimit të tij dhe Bledi Çuçit në menaxhimin e rendit dhe sigurisë publike, duke drejtuar gishtin sërish nga drejtësia.

Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Drejtësia që të bëjë punën e saj duhet të lihet e lirë nga politika dhe të mos shantazhohet, nga bashkëpunëtorët e qeverisë, nga ortakët e koncesioneve korruptive të pushtetit dhe kjo nuk bëhet nga Edi Rama, pasi ai deri diku, për të mos thënë kontrollon totalisht drejtësinë e SPAK-ut të Ben  Krajës, si ish hetues i diktaturës, i cili nuk hap dosjet e vërteta të korrupsionit, por ato që janë “dosje zjarri”, pra që mund të “djegin” koka politike apo ish drejtues politik, i merr i mbyll, i kalon në gjykata më të ulta apo bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Prandaj, Rama, përtej armiqësisë që tregon te drejtësia  se janë ata për institucionet përgjegjës, për vrasjet dhe shpejtësinë e madhe të njerëzve i ka thjesht dhe vetëm një justifikim. E vërteta është krejt ndryshe. Përgjegjësia është e ministrit të Brendshëm, e kryeministrit dhe e strukturave në varësi të tyre. Drejtësia ka gjynahet e saj, ajo nuk është e pastër, por nuk është më e fëlliqur se banda politike e pushtetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Dash Shehi: Në Tiranë marr 20-30 mijë vota preferenciale

LEXO EDHE:  ‘Vdeksha unë për ty se do marrësh mandatin e tretë’/ Rama takon mbështetësen e flakë të PS

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Dash Shehi: Në Tiranë marr 20-30 mijë vota preferenciale

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  Dash Shehi: Në Tiranë marr 20-30 mijë vota preferenciale

LEXO EDHE:  ‘Vdeksha unë për ty se do marrësh mandatin e tretë’/ Rama takon mbështetësen e flakë të PS

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE