LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Kraja, mbrojtësi i Ben Blushit/ Si i ka mbyllur sytë para fakteve drejtuesi i SPAK

29 Qershor 2021, 11:44, Aktualitet CNA
Arben Kraja, mbrojtësi i Ben Blushit/ Si i ka mbyllur sytë para

Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel Ben Blushi, i cili vjen nga radhët e politikës, ka një sërë padish të hapura ndaj tij.

Duke filluar që nga dyshimet për pasurinë që ka krijuar në kohën kur ishte pjesë e politikës si deputet apo ministër, tek gjobë-vënia dhe presioni me anë të medias që drejton, falsifikimi dhe tentativa për vrasje, për të cilën është paditur nga shtetasi  Andon Dhima.

Një tjetër çështje, për të cilën është paditur Blushi ka lidhje dhe me aferën e inceneratorëve.

Por, çfarë ka ndodhur me këto padi, të cilat janë depozituar në SPAK?

Kreu i SPAK, Arben Kraja, i ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës, pavarësisht kompetencave që ka.

Për të shpëtuar dhe për t?u ruajtur se mos e sulmon Top Channel, siç sulmohen shumë prokurorë dhe gjyqtarë, Kraja duket se ka zgjedhur të amnistojë Ben Blushin.

Në fakt është ai dhe institucioni i cili drejton që duhet ta hetojnë, sepse Ben Blushi ka qenë deputet, pra vjen nga radhët e politikës.

Jo se e themi ne, por është neni 75/a i Kodit të Procedures Penale, që saktëson dhe  përcakton qartë se ish- deputetët dhe ish-Ministrat janë në kompetencë të SPAK.

Blushi është akuzuar për transferta pronash me vlera marramendëse, por që i ka deklaruar në mënyrë të rreme, si disa dhjetra-milionë lekë të padeklaruara, si për karburantin e përdorur.

Bëhet fjalë për rreth 65 milionë lekë të vjetra, pra bëhet fjalë për gati 40 mijë litra karburant të marra nga zoti Ben Blushi, nga viti 2009 deri në vitin 2016 dhe kjo shumë e madhe parash, e marrë në sasi karburanti nga zoti Ben blushi, nuk është deklaruar në deklaratën e tij të pasurisë e marrë si dhuratë. (Lexo këtu)

Janë të gjithë këto çështje që duhet t?i hetojë Arben Kraja, por, megjithëse ka pasur disa kallëzime nuk e ka bërë.

Tani kallëzimin tjetër ndaj Blushi e ka nga një prokuror, i cili ka radhitur fakte të njëpasnjëshme dhe i ka dërguar në SPAK.(Lexo këtu)

?Ky shtetas po vepron si një grup i strukturuar kriminal pasi duke perdorur televizionin Top Channel vendos ?gjoba? ndaj bisnesit duke bërë gjoja ?kronika investigative? dhe më pas i merr të holla bisneseve të ndryshme për të mos bërë kronika të tjera. Nga të ardhurat e fituara nëpërmjet ?Gjobave? blen pasuri të paluajtshme në vende të shtrenjta si tek pallati ? Ambasador 3? , Vila luksoze në Korë dhe Tiranë.?, thuhet në padinë e prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha.

A do t?i mbyllë tashmë sytë  Arben Kraja edhe para fakteve që ka dërguar prokurori Karanxha në SPAK?/CNA.al

Nga tentativa për vrasje, tek falsifikimi dhe pasuria e zezë/ Skandalet e Ben Blushit në SPAK

?Të hetohet nga SPAK?/ Prokurori sjell faktet, si përfitoi Blushi prona gjatë kohës që ishte deputet

E paditi në SPAK/ Zbulohet kallëzimi i prokurorit ndaj Ben Blushit

E paditi në SPAK/ Zbulohet kallëzimi i prokurorit ndaj Ben Blushit

Skandalet dhe abuzimet/ Ben Blushi kallëzohet për herë të dytë në SPAK

Media e krimit/ Gjyqtarja Anila Karanxha, padit për shpifje kërcënuesit dhe gjobvënësit e ?top kanalit të zi? Top Channel

Lajmet e fundit nga