Connect with Us

Olta Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit, prioritet i Shqipërisë

Politikë

Olta Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit, prioritet i Shqipërisë

Publikuar

-

Olta Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit, prioritet i Shqipërisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur për luftën ndaj ekstremizmit në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u mbajt sot në Romë

Xhaçka vuri në dukje angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të forcimit të paqes dhe sigurisë në botë. Luftën ndaj ekstremizmit ajo e cilëosi si një ndër prioritetet e vendit tonë.

“Vendi ynë e ka luftën e ekstremizmit të dhunshëm një ndër prioritetet tona gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023”, u shpreh ministrja, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë në rindërtimin e paqes në zonat e konfliktit.

LEXO EDHE:  From the music singer to doctors and engineers/ The “Army” which Edi Rama praises

Ndërkohë, kujtojmë se ky takim u mbajt nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë dhe në të morën pjesë përfaqësues të lartë të 73 vendeve anëtare në Koalicionin kundër ISIS./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nga look-u i Grida Dumës, tek biçikleta e Klosit”/ Detajet që nuk u panë sot në parlament

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Si çdo të enjte, edhe paraditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e radhës parlamentare.

Por, përtej debateve në sallën e Kuvendit, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen edhe veshja e zonjave deputete.

Deputetja që në çdo seancë, tërheq vëmendjen me pamjet e saj, është edhe Grida Duma.

Nga ana tjetër një detaj që u vu re sot ishte edhe biçikleta e Blendi Klosit.

Ky i fundit sot ka shkuar në seancën e Kuvendit, me biçikletë.

LEXO EDHE:  From the music singer to doctors and engineers/ The “Army” which Edi Rama praises

LEXO EDHE:  Lista e Lulzim Bashës në qarqe/ Ja kur shpallen emrat e drejtuesve



Kujtojmë këtu se edhe në sesionin e shkuar parlamentar, një ndër deputetët shkontë në çdo seancë me biçikletë ngjyrë rozë. Bëhet fjalë për ish-deputetin Selami Jenisheri.

Kështu edhe Klosi shkoi sot në Kuvend me biçikletë, edhe pse jo ngjyrë rozë.

Për më tepër shikoni fotot në galerinë më poshtë:/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos të fryhet tullumbaci kot”/ Taulant Balla imiton kryeministrin Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për media ka folur rreth qëndrimit të opozitës në lidhje me mbledhjet e komisioneve.

Ai është përpjekur të flasë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama para mediave, duke bërë gjestet e tij apo dhe batuta të stilit të tij.



Sipas tij, opozita duhet të gjejë arsye të tjera për të kundërshtuar, pasi mbledhjet do të zhvillohen në të dyja format e parashikuara, njësoj siç ndodh edhe në vende të tjera.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka zbraz gojën/ “Kryeministria kap shtetin, i bën “m***n” standardeve..!”

LEXO EDHE:  Ku gaboi Aleksei Navalni në betejën e tij kundër Vladimir Putinit

Do të ketë komisione që do të ketë mbledhje onlin ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike në distancë. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për t’u shqetësuar. Mos të fryhet tullumbaci kot”, ka thënë Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vritet parlamentarizmi”/ Balla i përgjigjet Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës, e cila pretendon se vendimi për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, është cënim i parlamentarizmit dhe demokracisë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se mbledhjet do të zhvillohen online, por kur ka diskutime për çështje të rëndësishme, mbledhjet do zhvillohen në sallat e Kuvendit, ku ka kushtet e përshtatshme për të ruajtur distancimin fizik.

Do të ketë komisione që do bëjnë mbledhje onlinë ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike, duke ruajtur distancën. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar. Në një punë normale, ashtu si zhvillohet edhe ne vende të tjera si Budenstagu Gjerman, e njëjta gjë po bëhet në Shqipëri. Mos fryhet tullumbaci kot. D Mbledhjet e rëndësishme do bëhën sipas formatit tradicional. Do ketë mbledhje edhe online edhe fizike”.-tha Balla./CNA.al



LEXO EDHE:  SHBA: Në nëntë muaj, kemi vrarë 10 mijë luftëtarë të ISIS

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

LEXO TE PLOTE