Connect with Us

Kampionati europian/ Elefanti parashikon ndeshjen Gjermani-Angli, kë përcakton fitues

Bota

Kampionati europian/ Elefanti parashikon ndeshjen Gjermani-Angli, kë përcakton fitues

Publikuar

-

Kampionati europian/ Elefanti parashikon ndeshjen Gjermani-Angli, kë përcakton fitues

Duket e çuditëshme por është e vërtetë. Për shumë të tjerë mund të duket edhe si diçka rastësore, por në kopshtin zoologjik të Hamburgut, një elefant ka parashikuar të gjitha ndeshjet e Gjermanisë në kampionatin europian.

Yashoda, një “parashikues i përpiktë” nxorri humbës gjermanët me francezët, fitues me portugezët, ndërsa me hungarezët zgjodhi barazimin.

Kësaj herë elefanti përcaktoi që Gjermania do të mundë Anglinë në fazën e 1/8 në takimin që do të luhet nesër në Londër. Jashtë shportës doli flamuri gjerman, duke shtuar besimin se kjo përfaqësuese do të ecë përpara në Europian.

LEXO EDHE:  Horoskopi i financave/ Çfarë ka rezervuar viti 2021 për ju

Shfaqja e Yashoda tashmë është kthyer në një moment tepër tërheqës në këtë kopsht zoologjik. Elefanti 42-vjeçar për këtë shpërblehet me një ananas./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Si luftohet terrorizmi i ekstremit të djathtë

LEXO EDHE:  Puna, financat dhe dashuria/ Horoskopi javor, 07-14 Shtator



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbi 503 mijë doza vaksinash “Pfizer” mbërrijnë në Kosovë nga SHBA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë 920 doza të vaksinës Pfizer.

Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër Covid-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

LEXO EDHE:  Horoskopi i financave/ Çfarë ka rezervuar viti 2021 për ju

LEXO EDHE:  Angli/ Sekuestrohen 14 kg kokainë, arrestohen 3 shqiptarë



“Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSH i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër Covid-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata në Afganistan/ Sekretari i Shtetit Blinken, viziton Katarin dhe Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Katar në një udhëtim gjatë të cilit, ai do të vizitojë edhe Gjermaninë, për bisedime të rëndësishme me aleatë të Shteteve të Bashkuara mbi situatën në Afganistan.

“Do të falënderoj personalisht miqtë tanë në Katar dhe Gjermani për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të transportuar në mënyrë të sigurtë qytetarët amerikanë, afganët dhe të evakuuarit e tjerë nga Afganistan,” shkruante zoti Blinken në Twitter të dielën vonë.

Katari shërbeu si një qendër kryesore për transportin masiv amerikan nga Kabuli dhe ndalesa e parë për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmën e tyre në evakuimet nga Afganistani, si edhe për t’u takuar me trupat amerikane.

Ndalesat e tij përfshijnë Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. “Po shkoj për të falënderuar personalisht partnerët tanë atje për mbështetjen e përpjekjeve të evakuimit nga Afganistani. Operacioni “ALLIED Refuge” nuk do të ishte i mundur pa miqtë tanë në Gjirin Persik. Mbështetja e tyre shpëtoi jetë,” shkruante zoti Austin të dielën.

Zoti Blinken u tha gazetarëve të premten se gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të shkojë në bazën Ramshtajn të Forcave Ajrore të SHBA-së për të falënderuar trupat amerikane dhe për t’u takuar me refugjatët afganë.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 16-23 Nëntor/ Zbuloni çfarë surprizash ju presin në vendin e punës



Ai do të kryesojë gjithashtu një takim virtual ministror prej 20 vendesh mbi Afganistanin të mërkurën së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ai tha se të 20 vendet “kanë kontribut në ndihmën për të zhvendosur afganët dhe për t’i mbajtur talebanët përgjegjës për të respektuar angazhimet e tyre.”

Talebanët kanë premtuar t’u lejojnë kalim të sigurt atyre afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e zotimeve të tyre.

Të premten, sekretari Blinken përsëri mbrojti tërheqjen e Shteteve të Bashkuata nga Afganistani, duke thënë se një numër relativisht i vogël i qytetarëve amerikanë mbeten në vend dhe Departamenti i Shtetit është në kontakt aktiv me të gjithë ata.

Ai tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar çdo amerikan që dëshiron të largohet si edhe kandidatët për Vizë të Posaçme Imigracioni dhe afganë të tjerë që kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Biden është kritikuar nga ligjvënësit republikanë, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerë për mënyrën e kryerjes së evakuimit nga Afganistani ,pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht./ VOA

LEXO TE PLOTE