LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jep dorëheqjen, nëse ke dinjitet/ “Shpërthen” zemërimi qytetar ndaj Bledi Çuçit

28 Qershor 2021, 10:26, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një konferencë për media ia quajtur ngjarjet e fundit kriminale si të zakonshme.

Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për to, se nuk ka lidhje me shezllongët dhe se nuk ndjekin çdo makinë.

Duke harruar se për çdo zonë policia ka inspektorë që duhet të jenë në dijeni për çdo situatë dhe se nuk bëhet fjalë për të ndjekur çdo makinë, por për persona të skeduar dhe dënuar për shkelje rrugore më herët dhe që sërish janë lënë të qarkullojnë në rrugë me automjete.

Deklaratat  e Çuçit kanë shkaktuar zemërim tek qytetarët, të cilët kanë ‘shpërthyer” ndaj në rrjetin e socil, ku po jepte live konferencën për media.

?Ikni plehra, banditë se e keni kthyer këtë popull në vrasës..çfarë duhet të ndodhi në Shqipëri që Ministri i Brendshëm dhe Drejtori Veliu që janë krhyer si drejtor morgue të japin dorëheqjen?..Jep dorëheqjen nëse të ka ngleur ndopak dinjitet, megjithëse je rilindas dhe aty dinjitoz nuk ka?Hap krahun, se s ?je për atë punë..nuk mund të jesh edhe me popullin edhe me krimin?.

Këto janë vetëm disa nga dhjetra komentet e qytetarëve të cilat po i sjellim më poshtë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga