Connect with Us

Çuçi u shmanget përgjegjësive për ngjarjet kriminale/ Noka: Policia ka degraduar, është në kthetrat e krimit

Politikë

Çuçi u shmanget përgjegjësive për ngjarjet kriminale/ Noka: Policia ka degraduar, është në kthetrat e krimit

Publikuar

-

Çuçi u shmanget përgjegjësive për ngjarjet kriminale/ Noka: Policia ka degraduar, është në kthetrat e krimit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Flamur Noka ka vënë “me shpatulla pas murit” ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi, i cili ditën e sotme iu shmang përgjegjësive ligjore sa u takon ngjarjeve kriminale që po trondisin vendin.

Përmes një postimi, Noka shprehet se minimalisht ministri duhet të merrte përsipër përgjegjësi morale, ndërsa shton se policia ka degraduar pasi është nën kthetrat e krimit.

Sipas tij, shqiptarët po përjetojnë çdo ditë e më shumë pasojat e kapjes së shtetit nga krimi.

Shqiptarët nuk i besojnë më Policisë së Shtetit dhe as institucioneve të shtetit. Në çdo vend ku qytetarët marrin armët për të zgjidhur konfliktet, tregon se shteti ka marrë fund.

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt”/ 341 gjoba për mosvendosjen e maskës

Ministri mund të mos ketë përgjegjësi ligjore, por përgjegjësi morale kanë të gjithë, duke vazhduar që tek inspektori i zonës deri tek kryeministri.

Këto ngjarje tregojnë mos-funksionimin e shtetit, në rastin më të mirë. Për të mos thënë, se shteti i la që të vriteshin, sepse shteti nuk ka ndarë parcelat etj. Kemi polici të degraduar totalisht, sepse është e gjitha në kthetrat e krimit.

Sot kemi shtet të kapur nga krimi. E kemi thënë që më 2013, se inkriminimi nisi që atëherë, me inkriminimin e Kuvendit dhe me kanabizimin e Shqipërisë. Pasojat e kapjes së shtetit janë këto, që shqiptarët po përjetojnë në kurriz”, tha Noka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët mësyjnë Bashën/ Je tradhëtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike

Vendimi i djeshëm i kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka sjellë edhe zemërimin e militantëve demokratë.

CNA.al ka mësuar se një grup militantësh kanë “shpërthyer” në sharje dhe fyerje kundër Lulzim Bashës, duke e akuzuar si tradhëtar.



Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur para Selisë së PD, duke brohoritur “Basha tradhëtar. Turp. Legen”, e të tjera si këto.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-aleati këshillon Berishën/ “Krijo grup të pavarur në Kuvend”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit ka reaguar pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin e liderit historik të kësaj partie nga grupi parlamentar i PD,

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai deklaron se me këtë vendim Basha nëpërkëmbi vetëveten.

Sipas tij, rruga e vetme për të shpëtuar demokracinë shqiptare është krijimi sa më parë i një grupi parlamentar të pavarur nga PD në Kuvend.

Reagimi

Per te gjithe opozitaret e vertete, kjo e sotmja do te jete nje nate e renduar me emocione.

Kryetari Basha i Partise Demokratike, me nje vendim qe e quan si “me te rendesishmin e jetes se tij”, e perjashtoi Zotin Berisha prej grupit parlamentar te PD-se.

Duke i lene menjane emocionet, le te aresyetojme.

1- Qe prej 19 majit, Zoti Basha ka heshtur ne lidhje me vendimin e Sekretarit te Shtetit Blinken. Permes njerezve te trete, ai vetem ka thene se u ka kerkuar amerikaneve qe te japin fakte per vendimin qe ata kane marre per Zotin Berisha.



2- Faktet ende nuk kane ardhur as nga ShBA, as nga Drejtesia shqiptare. Pra, vendimi i Kryetarit Basha eshte ne kundershti te hapur me kerkesen e tij per te pritur fakte nga ShBA kunder Berishes. Me e pakta qe mund te thuhet, eshte se Kryetari Basha e ka marre vendimin e sotem duke e neperkembur vetvehten.

3- Thelbesorja eshte se Kryetari Basha e ka nenshtruar Partine Demokratike ndaj te pavertetave, ose perpjekjeve per ta njollosur pikerisht partine qe me shume sakrifica vuri guret e themelit te demokracise se re shqiptare paskomuniste.

4- Atyre qe thone se me kete vendim Kryetari Basha afron PD-ne me ShBA, une dua t’u them: “Nuk mund te afrohet nje parti demokratike me ShBA duke shkelmuar njeheresh edhe parimet e saj te frymezuara nga Demokracia amerikane”.

5- Po thone se Kryetari Basha e ka marre kete vendim se qenka kercenuar, por a mund te jete udheheqes dikush qe trembet nga kercenimet?!

6- Pas vendimit te mbremjes se sotme, PD dhe e djathta shqiptare eshte bere seriozisht e rrezikuar nga “eunuket politike” per te cilet rendesi ka vetem pjesmarrja ne qeverisje per perfitime si “vellezer oligarke” me “rilindasit”.

7- Ka mbetur vetem nje rruge per te shpetuar demokracine shqiptare.

Kjo eshte krijimi sa me pare i nje grupi parlamentar te pamvarur nga PD ne Kuvend i cili te sherbeje si frymezues i fuqishem per organizimin e te gjitha forcave opozitare te Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një lider i dobët nuk zhgënjen kurrë’/ Andi Përmeti “dush të ftohtë” Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish deputeti Andi Përmeti, ka komentuar vendimin e kreut të PD Lulzim Basha në lidhje em Sali Berishën.

Sipër Përmetit Basha nuk zhgënjen kurrë. Ai është një lider i dobët, që nuk mban dot qëndrime të drejpërdrejta.

Basha nuk zhgënjen kurrë. Me 20 korrik kam parashikuar saktësisht se çfarë do të ndodhë, jo se jam parashikues i mirë, por se Basha nuk zhgënjen kurrë në atë që bën!



Tekstualisht kam thënë:

Ju e trajtoni Bashën si lider të dobet dhe thoni që nuk do të guxoj ta përjashtojë Berishën. Unë pikërisht se mendoj që është një lider i dobët jam i bindur që do ta përjashtojë Berishën.

Sepse një lider i dobët që nuk mban dot qëndrime të drejtpërdrejta dhe të qarta do të trembet nga më i forti dhe në këtë rast SHBA-ja është më e forte se Sali Berisha dhe ndërmjet Sali Berishës dhe SHBA-së, një lider i dobët do zgjedhë gjithmonë më të fortin”, shkruan Përmeti në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE