LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ardi Veliu fle mbi kufoma/ Vrasjet që rëndojnë mbi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

28 Qershor 2021, 08:44, Aktualitet CNA
Ardi Veliu fle mbi kufoma/ Vrasjet që rëndojnë mbi Drejtorin e

Shqipëria është në pushtetin e krimit. Qytetarët sot janë më të pasigurtë se kurrë. Dalin nga shtëpitë për punë dhe nuk e dinë në do të kthehen më, ikin për pushime dhe nuk e dinë nëse do të mbeten gjallë.

Rrugët çdo ditë mbushen me viktima, plazhet me kufoma, armët kërcasin si nëpër filma.  Nuk jemi në luftë, por jetojmë si në luftë me monologun ?shpëtuam edhe sot?.

Nga ana tjetër kemi edhe Polici edhe drejtues policie, që janë vetëm formalisht, thuajse inekzistentë.  Sigurisht që Policia nuk është roje shezllogësh, por Policia mund të parandalojë krimet.

Inspektorët e zonave nuk janë për të pirë birra e për të t?u bërë me të fortët, por për të pasur nën kontroll çdo pëllëmbë të vendit.
Për të qenë në dijeni të çdo konflikti dhe për ta parandaluar atë.

Brenda një jave, në Sarandë plasi kallashnikovi, në autostradë u shua një familje, në Velipojë u regjistrua një masakër me 4 të vdekur, mes tyre një 20 vjeçar, që kishte ditën e parë të punës dhe sërish në Sarandë, ku kallashnikovi u zëvendësua me sëpata dhe sërish e sërish në Himarë e Drimadhë ka kërcituar arma.

Një pjesë e madhe e krimeve që kanë ndodhur këto ditë kanë qenë të mbartura, pra nuk kanë qenë konflikte të momentit.  Por Policia dyshohet se është e njëanshme ndaj kalohet në vetgjyqësi dhe prodhohen masakra si ajo e Velipojës.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, paguhet nga taksat e shqiptarëve, jo për të mbledhur kufoma por për të vënë rend dhe siguri.

Veliu është kthyer vetë në një zyrtar kufomë, në një zyrtar kukull, përballë krimit që ka pushtuar vendin. Në një vend normal demokratik, ai duhej të kishte dhënë dorëheqjen, pasi kufomat po i shkojnë jo vetëm në zyrë, por dhe në shtëpi.

Por, Veliu, duket se ka zgjedhur të flejë mbi kufoma dhe Policia vetëm Polici nuk është më, derisa nuk përçon drejtësi, nuk parandalon krimet.
Policia nën drejtimin e Veliut, dyshohet se është kthyer në një bandë që bëhet me të fortët dhe shtyp ata që kanë të drejtë, ata që nuk i paguajnë dot dhe ata që respektojnë ligjin.

Qytetarët vriten për prona, për shezllonge, rrugët mbushen me viktima nga aksidentet. Policia edhe kur ka mundësi nuk i parandalon konfliktet apo aksidentet rrugore.

Para makinave të shtrenjta dhe luksoze, policët që dalin nga ferrat, apo kodrat ku fshihen bëhen lepuj, nuk guxojnë t?i ndalojnë dhe për pasojë rrugët përgjaken.

Kjo është Policia, fytyra e Ardi Veliut. Policia që vret qytetarët rrugëve, që bëhet me të fortët dhe që prodhon viktima.

Vërtet policia nuk drejtonte makinën që aksidentoi për vdekje një familje, nuk qëlloi kundrejt 20 vjeçarit në Velipojë, por pas të gjitha këtyre krimeve qëndron Policia dhe Ardi Veliu.

Një gjë është e sigurtë, se kur Ardi Veliu nuk do të jetë më kukulla e politikës, kur ai të largohet do të thuhet se iku ?Drejtori që vriste qytetarët dhe prodhonte kufoma?.

Derisa një dorë e fortë të marrë drejtimin e Policisë, qytetarët shqiptarë nuk e kanë dhe nuk do ta kenë jetën të sigurtë./CNA.al

Lajmet e fundit nga