LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të parandaloni rënien e flokëve/ Ja disa këshilla

27 Qershor 2021, 20:51, Lifestyle CNA
Si të parandaloni rënien e flokëve/ Ja disa këshilla

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni produkte natyrale të cilat do ju ndihmojnë më shumë se sa përdorimi i produkteve mjaft të shtrenjta.

Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve:

Trajtimi me lëngje natyrore

Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

Masazhoni herë pas here kokën

Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Antioksidantët

Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.

Praktikoni meditimin

E besoni ose jo, shpeshherë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t?ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga