LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

REPORTAZH- Arti i gurgdhëndjes, pasqyrë e traditës korçare/ Dolor Bakalli, mjeshtri që bën mrekulli

27 Qershor 2021, 11:13, Kulturë CNA

Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por me shumë vlera që tregon shumë për traditën korçare. Të pakët janë zanatçinjtë që ende e ushtrojnë këtë profesion, i cili dita ditës po humbet rëndësinë e tij.

Thuajse në të gjitha shtëpitë karakteristike korçare gjejmë objekte të ndryshme të gdhendura, të vendosura në oborre dhe në arredimin e brendshëm të tyre. CNA.al sjell për të gjithë lexuesit personazhin e Dolor Bakallit, 57 vjeçari i cili gjithë jetën e tij i?a ka kushtuar gdhendjes së gurit dhe realizimit të shumë objekteve që në pamje të parë mund të duken të thjeshta në punim,  por kërkojnë shumë përkushtim e durim, po ashtu edhe talent.

Dolori e ka patur kontaktin e tij të parë me gurin dhe daltën që në moshën 7 vjeçare, rreth viteve 1970. Duke patur banesën e tij tek Pazari i Vjetër i Korçës, atij i?u dha mundësia që në një farë mënyre ta ?vidhte? këtë zanat nga një mjeshtër që prodhonte gurë mulliri.

?Profesionin tim nuk e kam trashëguar nga të afërmit, por jam munduar ta mesoj nga zanatçnjtë e vjetër të pazarit. Dhe modeli që unë kam dashur të marr kanë qenë pikërisht ata. Nuk ka qenë e lehtë për ta pervetesuar, po jo e pamundur. Më pas në periudhën e sistemit komunist mu krijuan mundësitë që të vazhdoja shkollën për gurgdhendës këtu në Korçë.

Unë tashmë bëj 45 vite me këtë profesion dhe dëshira pavarësisht viteve që kanë kaluar, është e njëjtë si ditën e parë kur unë mësova zanatin. Zhurma që krijon guri, dalta, çekani kanë qenë zhurmat që më kanë shoqëruar në gjithë këto vite eksperiencë, pa më bezdisur aspak?, tregon Dolori.

Në profesionin e gurgdhendësit, teknikat që përdoren janë preçize. Por ajo çka i bën të veçanta punimet e Dolorit është punimi artisanal, pa përdorur asnjë lloj makinerie, por vetëm me çekan dhe daltë.

?Ajo çka unë bëj më së shumti në punët e mia është pjesa gjeometrike. Gjeometria është shumë e rëndësishme në punën e gurgdhendësit, sepse në punimet që unë bëj duhet precision. Objekti në të cilin unë kam dhënë kontributin tim në fillimet e mia, veç të tjerave , kanë qenë shkronjat ABC të cilat ndodhen tek oborri i Mësonjëtores së Parë Shqipe.

Fokusi im i tanishëm është historia e lashtë ilire. Motivet e tyre më kanë tërhequr dhe tani për një periudhë të gjatë kohore i jam përkushtuar kësaj teme. Në studion time tashmë unë kam prezantuar një set me mburoja të ushtarëve ilirë, gjithmonë të gdhendura në pllaka guri që quhen bazoreliev?, thote ai.


Në dukje arti i gurgdhendjes po humbet çdo ditë e më shumë, fakt ky që pranohet me shumë keqardhje nga mjeshtri Bakalli, ndërkohë që ka edhe një apel për të gjitha instancat lokale dhe qëndrore.

?Me shumë keqardhje e them këtë gjë por ky zanat jo më që do humbasë, por do zhduket tërësisht. Kjo pasi që nga momenti që shteti nuk i jep rëndësi dhe nuk kontribon në hapjen e shkollës që ka qenë ose qoftë dhe e kurseve ,ky zanat do të shkojë drejt zhdukjes. Ai po lihet jashtë vëmendjes pasi nuk janë ndërmarrë politikat e nevojshme për zhvillimin e këtij profesioni.

Me këtë gjë duhet të merret qeveria pasi është një mundësi shumë e mirë për të gjeneruar të ardhura. Normale që edhe frontet e punës duhet të jenë të hapura për të gjithë ata që kanë këtë profesion. E them këtë pasi unë e shikoj tek vetja. Nuk më kanë dhënë asnjë mundësi për të punuar dhe deri këtu ku kam arritur ka qenë falë vullnetit dhe punës time?, shprehet Bakalli.


Turistët vendas dhe të huaj janë ata që vlerësojnë më së shumti punimet e Dolorit, ndërsa interesi i qytetarëve korçarë është shumë i ulët. Mbase modernizimi ka bërë që objektet e punuara në gur të mos i preferojnë në ditët e sotme, por vlera dhe pamja që ato i japin një shtëpie tradicionale nuk ka të krahasuar me shtëpitë moderne.

?Turistët tregojnë mjaft interes dhe deri diku i vlerësojnë më shumë gjërat artizanale. Dhe përshtypjet që marr prej tyre janë shumë të mira dhe tepër inkurajuese. Shprehimisht ajo çka turistët thonë është ? Je një aset i qytetit të Korçës?. Dua të shtoj se edhe kur kam qenë unë turist nëpër shtete të ndryshme, ajo çka bëj më është vlerësuar kudo. Për sa i përket qytetarëve korçarë, interesi i tyre mbetet i dobët. Ne vërtet njihemi si njerëz që e duam të bukurën dhe artin por askush nuk e vlerëson aq sa duhet profesionin e gurgdhendësit. Jo vetëm nga qytetarët po edhe nga pushteti qëndror. E bukura ja u vret syrin. Tashmë guri është zëvendësuar nga betoni??, tregon Dolori.

Në përfundim të bisedës tonë me Dolorin, ai ngulmon të japë një mesazh për të gjithë të rinjtë, që tërhiqen më shumë nga teknologjia e jo nga artizanati.

?Punë, punë dhe respekt për njerëzit e punës? Unë kam djalin adoleshent dhe me aq sa kam në dorë po ia trashëgoj këtë profesion atij dhe shokëve të tij. Jo vetëm këtyre por të gjithë ata që janë të interesuar. Tre veta nuk janë mjaftueshëm për një fillim të mirë por janë të konsiderueshëm. Jam i hapur ndaj bashkëpunimeve me instancat shtetërore përkatëse për të bërë diçka në mësimdhënien e këtij zanati dhe për të rikthyer vlerën e gurgdhendjes për Korçën. Pse jo dhe vende pune??- përfundon Dolori./CNA.al

Lajmet e fundit nga