LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qershori i zi/ Vrasjet dhe aksidentet përgjakin vendin, shifra e denjë për bilanc lufte

27 Qershor 2021, 14:27, Kronika CNA
Qershori i zi/ Vrasjet dhe aksidentet përgjakin vendin, shifra e denjë

Ngjarjet e kriminale, vrasjet dhe aksidentet e shumta kanë marrë dhjetëra jetë gjatë muajit qershor.

Shifra e denjë për një bilanc lufte është një këmbanë alarmi për institucionet dhe për vetë qytetarët.

Në datë 1 qershor u ekzekutua biznesmeni Çajup Selimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Tepelenës pikërisht në lagjjen ?15 Shtatori?.

Biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21 të mbrëmjes, një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur në banesën e tij rreth orës 21:15 minuta. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.(Lexo ketu)

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç.

Në datën 3 qershor, Vlora u trondit në mesnatë nga një atentat.  Viktimë mbeti Shkëlzen Velaj, vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në konflikt me fisin Llanaj.

43 vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t?u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi.(Lexo ketu)

Në datë 4 qershor, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale trondit kryeqytetin, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa mbeti i plagosur edhe ish-prokurori Adriatik Camaj, tashmë me profesion avokat.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës të së premtes, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku u ekzekutua Kudret Saliaj nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari.(Lexo ketu)

Me 5 qershor në media u raportua për një tjetër krim tronditës, në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën e tij.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth tre ditë më parë, por është zbuluar vetëm dje.

Shtetasi me iniciale F. V. dyshohet se ka vrarë motrën e tij D.V. 58 vjeçe. Kjo e fundit ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania, pasi prej vitesh ishte emigrante.

Vrasja e 58-vjeçares nga vëllai i saj dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti mbi pronësinë e shtëpisë.(Lexo ketu)

Më 6 qershor në Ksamil ka mbetur i vrarë  me armë zjarri biznesmeni Gramoz Memaj, 40 vjeç nga Tepelena.

Memaj është qëlluar pranë banesës së tij, pasi ka parkuar automjetin. Autorët e kanë pritur viktimën të parkonte makinën dhe pasi ka dalë kanë qëlluar me pistoletë mbi të dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.(Lexo ketu)

Më 8 qershor u vra me pistoletë në Peqin, Ylber Xhahysa. Autori i krimit është shoku i tij, Leonard Bashaliu. Shkak i krimit raportohet se është bërë një mosmarrëveshje me palëve. Viktima, thuhet se ishte pronar i një studio televizive, kabllor, në Pajovë.

Më 9 qershor një e moshuar 72 vjeç, mbeti sërish viktimë në aksidentet rrugore. E moshuara me inicialet N/L u aksidentua në Sukth të Drrësit nga një 20 vjeçar.(lexo ketu).

Më 11 qershor një aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin ku një kamionçinë u përplas me një mjet tip ?Ford?, duke i marë jetën një personi dhe plagosur 4 të tjerë.

Më 15 qershor një 57 vjeçar me iniciale F.P nga Korça i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në bodrumin e banesës së tij.

Më 16 qershor, një i moshuar u bë viktima e radhës e aksidenteve rrugore, kun në Xhafzotaj, në Durrës një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar teksa kalonte rrugën.(lexo ketu).

Po ashtu me 18 qershor një person i dha fund jetës duke u vetëvarë në banesën e tij.

Policia njofton se rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xh. B., 57 vjeç.

Po ashtu me 25 qershor, një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Fier-Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët të cilët ishin kthyer për pushime në Shqipëri, humbën jetën pasi u përplasën nga një një autmjet tip ?Audi? që drejtohej nga një i ri.(lexo ketu)

Ndërsa sot katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes pronarëve të dy bizneseve në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj për shkak të shezlongëve.

Viktimat nga shkëmbimi i zjarrit janë; Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç. Të plagosurit janë; Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç.(Lexo ketu).

Qershori ende nuk është mbyllur./CNA.al

Lajmet e fundit nga