LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Policia është bërë pjesë me krimin”/ Harxhi reagon pas ngjarjes në Velipojë: Shteti nuk funksionon

27 Qershor 2021, 13:40, Politikë CNA
“Policia është bërë pjesë me krimin”/

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka reaguar e prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku si pasojë mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një postim në rrjetin social, Harxhi thekson se mungesa e strukturave të shtetit është prezent, ndërsa thekson se Shqipëria është kthyer si në filmat spaghetti ëestern dhe nuk dihet ku të kërkohet ndihmë.

Harxhi thekson se policia është bërë pjesë e krimit dhe se nevoja për shtet të së drejtës është më urgjente se kurrë ndonjë herë në këto 30 vite

?Ngjarja e Velipojës është shumë e rëndë dhe tregon mungesën e plotë të shtetit. Vendi është bërë si në filmat spaghetti ëestern dhe nuk dimë ku të kërkojmë ndihmë. Këtu nuk ka më siguri jete, siguri juridike dhe siguri ekonomike. Gjithëçka vjen si pasojë e korrupsionit në çdo nivel, papërgjegjshmërisë shtetërore dhe individuale dhe centralizimi të pushtetit në një dorë të vetme. S?ka më pushtet lokal që të zgjidhë hallet e përditshme të qytetarëve dhe policia është bërë pjesë e krimit. Nevoja për shtet të së drejtës është më urgjente se kurrë ndonjë herë në këto 30 vite?, shkruan Harxhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga