LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga debati në vrasje të katërfishtë/ Si ndodhi ngjarja mes dy pronarëve të hoteleve

27 Qershor 2021, 07:51, Aktualitet CNA
Nga debati në vrasje të katërfishtë/ Si ndodhi ngjarja mes

Hapësirat publike në zonën e plazhit vijon të mbetet një shqetësim çdo vit gjatë sezonit turistik.

Pikërisht, për të njëjtën gjë kanë nisur të debatojnë edhe dy pronarët e hoteleve në Velipojë. Ata kanë debatuar me njëri tjetrin për hapësirat e çadrave dhe më pas kanë nxjerrë armët, nga ku ngelën katër viktima dhe dy të plagosur.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave.

Dy të plagosurit Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç, dyshohen si autorë në ngjarje.

Ndërkohë që policia bëri me dije se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga