LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos loto Myzerin!”/ Arsen Rusta: Gjakprishurit vrasin se shteti u ka dhënë prona me "topa"

27 Qershor 2021, 19:48, Aktualitet CNA
“Mos loto Myzerin!”/ Arsen Rusta: Gjakprishurit vrasin se shteti u

Vrasja e 20-vjeçarit Myzerin Zeneli nga shkëmbimi i zjarrit mes dy pronarëve të dy bizneseve në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj për shkak të shezlongëve, ka nxitur një lumë reagimesh.

Mes tyre ka qenë edhe gazetari Arsen Rusta, i cili ka dhënë një mesazh prekës për të riun që mbeti viktimë.

Ai fajëson shtetin për ngjarjen e Velipojës, pasi deklaron në rrjetet sociale se i ka dhënë prona e para gjakprishurve që vrasin.

?Engjëll lamtumirë!

Ti s?ishe çuni i babit pasi fati të la jetim. Ata që të vranë janë çunat e babave me pushtet e para.

Myzerin, shpirti yt nesër nga larg do shohë si do bëhen pazare kush do drejtojë policinë e Shkodrës e ndaj mos loto. Buzëqesh si në këtë foto që përcjell shumë mesazhe.

Ti Myzerin 1997 nuk e arrite dot, por as atëherë nuk vriteshin fëmijët. Jetimët jo e jo. Por sot këta gjakprishur vrasin pasi i ka bërë shteti me “tope” u ka dhënë prona, plazhe, para, xhama të zinjë, makina të blinduara, akses, çdo gjë. U ka dhënë të drejtën të marrin në punë në të zezë edhe ty.

Shkodra Loce të braktisi, ne po e po. Ndaj kur të vimë në parajsën tënde na trajto ma zi se ta bëmë ne në atdheun tonë Shqipëri?, shkruan gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga