Connect with Us

Vetëm 2 nota 10 në testin e Matematikës/ Ka dështuar arsimi apo provimi?

Aktualitet

Vetëm 2 nota 10 në testin e Matematikës/ Ka dështuar arsimi apo provimi?

Publikuar

-

cna, lajme aktualitet

Dje u publikuan notat e testit të Matematikës, nga ku u panë rezultatet shumë të ulëta të maturantëve.

Shifrat e mëposhtme e dëshmojnë këtë.

Ky nivel rezultatesh çfarë përfaqëson?

Është niveli me të cilin po përgatit shkolla jonë maturantët, apo ishte thjesht faji i testit?

Në rastin më të mirë, mësimi online ka rezultuar një dështim masiv si në arsimin publik ashtu edhe në atë privat.

Mësim nuk patur. Dhe as kontroll sigurisht.

Dje ministria shpërndau shifra të rezultateve “të larta” në testin e Matematikës, duke u rrekur të tregojë që kishte nota 10-a me shumicë.

E vërteta është ndryshe. Ministrja premtoi që do ulte pragun e vlerësimit të notave, ndërkohë që drejtoresha e QSHA deklaroi që pragun do e shihte ajo, pasi të dilnin rezultatet e korrigjimeve.

Dhe pastaj vrapuan të deklaronin që më shumë se 1.800 maturantë u vlerësuan me notën 10, ndërkohë që “nota 10” në diplomë vendoset vetëm për rastet e vlerësuara me 10.00.

LEXO EDHE:  Rikthimi i studentëve në auditore/ Mark Marku: Urdhri ka shkaktuar kaos, nuk na pyetën

Sa kohë që nuk u publikua mënyra e re e vlerësimit që u pretendua nga Ministria e Arsimit dhe as pragjet e reja, atëhere e gjitha rezulton të ketë qenë mashtrim.

Sipas tabelës së publikuar:

Nga nota 4 deri në 4.99 janë 7.611 maturantë. Nga këta 3.018 janë nga 4.00 deri tek nota 4.5 që konsiderohen ngelësa.

Nga nota 5 deri tek 5.99 rezultojnë 8.489 maturantë.

Nga 6 deri tek 6.99 rezultojnë 7.399 maturantë.

Nga 7 deri tek 7.99 rezultojnë 4.432 maturantë.

Nga nota 8 deri tek 8.99 rezultojnë 2.268 maturantë.

Nga 9 deri tek 9.99 rezultojnë 2.506 maturantë.

10.00 kanë marrë vetëm dy maturantë.

Teza me gjith hallet e veta,beti e pandryshuar.

Sic mbeti i pandryshuar mentaliteti prej skuthësh i QSHA. Kjo do të thotë që vitin tjetër do kemi prap protesta maturantësh!

Me siguri vitin tjetër në protestë do dali edhe vetë Turi familjarisht./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Rikthimi i studentëve në auditore/ Mark Marku: Urdhri ka shkaktuar kaos, nuk na pyetën

LEXO EDHE:  Zgjidhet kryetari i ri i PD/Kush do ta drejtojë selinë blu 4 vitet e ardhshme



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Firmoset marrëveshja e re për bashkitë/ Çuçi: Do të përmirësojë modernizimin e qeverisjes lokale

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra.

Sipas tij ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal.



Pas mbledhjes së qeverisë miratuam marrëveshjen e nënshkruar mes programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Është përdorur me sukses nga viti 2013 kur e dizenjuam Reformën Territoriale dhe ky program është i treti në radhë quhet “Star 3”. Bashkon donatorë që janë të përfshirnë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra.

Kryesisht ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale. Nga ana tjetër do të ngrihen instrumenta monitorimi të qeverisjes vendore i cili do të bëjë të mundur që në bazë të performancës së çdo bashkie edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike”, ka thënë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria jep 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” është shprehur Ahmetaj për mediat.

LEXO EDHE:  Protesta/ Studentët e Elbasanit arrijnë te Ministria e Arsimit

LEXO EDHE:  Tarifa shtesë për provimet/ Studentët nisin protestën



Ahmetaj gjithashttu bëri me dije se se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike”, ka deklaruar Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE