Connect with Us

Raporti i ekspertëve/ Ndërtesa në Florida me dëme të mëdha strukturore

Bota

Raporti i ekspertëve/ Ndërtesa në Florida me dëme të mëdha strukturore

Publikuar

-

Në një artikull të publikuar të shtunën në gazetën “New York Times” thuhej se sipas një raporti tre vjeçar hartuar nga një inxhinier ndërtimi, objekti 12-katësh i shembur në Florida, kishte “dëmtime të mëdha strukturore” në pllakën e betonit poshtë strukturës së pishinës.

Për më tepër, sipas gazetës, inxhinieri kishte vënë re dëmtime të “mëdha” në mure, trarë dhe kolonat e garazhit të makinave.

Sipas “New York Times”, ky raport ishte dhe baza për “një projekt riparimi prej miliona dollarësh që ishte vendosur të fillonte së shpejti”.

Gazeta tha se zyrtarët lokalë e publikuan raportin të premten vonë në mbrëmje.

Në raportin e vitit 2018 nuk jepej ndonjë provë se ndërtesa ishte gati të rrëzohej, por thuhej se “pjesa më e madhe e betonit të dëmtuar duhet të riparohet në kohën e duhur”.

LEXO EDHE:  Pse në dimër, kemi më shumë nevojë për vitaminën D?

Gazeta “Washington Post”, duke cituar një studim të kryer vitin e kaluar, raportoi se kompleksi me 130 apartamente ishte ndërtuar në zonën e plazhit të Majamit , e cila vazhdon të zhytet gradualisht që nga vitet 1990.

Nuk është e qartë nëse këta kanë qenë faktorë që kontribuan në shembjen e një pjese të ndërtesës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende operacionin në një përpjekje për të gjetur të mbijetuar. Katër persona janë konfirmuar të vdekur dhe nuk dihet ende fati i 159 të tjerëve./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Situata në Afganistan/ Sekretari i Shtetit Blinken, viziton Katarin dhe Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Katar në një udhëtim gjatë të cilit, ai do të vizitojë edhe Gjermaninë, për bisedime të rëndësishme me aleatë të Shteteve të Bashkuara mbi situatën në Afganistan.

“Do të falënderoj personalisht miqtë tanë në Katar dhe Gjermani për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të transportuar në mënyrë të sigurtë qytetarët amerikanë, afganët dhe të evakuuarit e tjerë nga Afganistan,” shkruante zoti Blinken në Twitter të dielën vonë.

Katari shërbeu si një qendër kryesore për transportin masiv amerikan nga Kabuli dhe ndalesa e parë për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmën e tyre në evakuimet nga Afganistani, si edhe për t’u takuar me trupat amerikane.

Ndalesat e tij përfshijnë Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. “Po shkoj për të falënderuar personalisht partnerët tanë atje për mbështetjen e përpjekjeve të evakuimit nga Afganistani. Operacioni “ALLIED Refuge” nuk do të ishte i mundur pa miqtë tanë në Gjirin Persik. Mbështetja e tyre shpëtoi jetë,” shkruante zoti Austin të dielën.

Zoti Blinken u tha gazetarëve të premten se gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të shkojë në bazën Ramshtajn të Forcave Ajrore të SHBA-së për të falënderuar trupat amerikane dhe për t’u takuar me refugjatët afganë.

LEXO EDHE:  Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Taulant Muka jep mesazhin tronditës, ja çfarë ndodhi në Florida



Ai do të kryesojë gjithashtu një takim virtual ministror prej 20 vendesh mbi Afganistanin të mërkurën së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ai tha se të 20 vendet “kanë kontribut në ndihmën për të zhvendosur afganët dhe për t’i mbajtur talebanët përgjegjës për të respektuar angazhimet e tyre.”

Talebanët kanë premtuar t’u lejojnë kalim të sigurt atyre afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e zotimeve të tyre.

Të premten, sekretari Blinken përsëri mbrojti tërheqjen e Shteteve të Bashkuata nga Afganistani, duke thënë se një numër relativisht i vogël i qytetarëve amerikanë mbeten në vend dhe Departamenti i Shtetit është në kontakt aktiv me të gjithë ata.

Ai tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar çdo amerikan që dëshiron të largohet si edhe kandidatët për Vizë të Posaçme Imigracioni dhe afganë të tjerë që kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Biden është kritikuar nga ligjvënësit republikanë, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerë për mënyrën e kryerjes së evakuimit nga Afganistani ,pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Taulant Muka jep mesazhin tronditës, ja çfarë ndodhi në Florida

LEXO EDHE:  Pse në dimër, kemi më shumë nevojë për vitaminën D?

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  Ekspertët japin alarmin! / Majmunët mund të sjellin zhdukjen e specieve

LEXO EDHE:  Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE