LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa test, pa vaksinë/ Belgjika heq kufizimet për udhëtarët shqiptarë

26 Qershor 2021, 13:36, Aktualitet CNA
Pa test, pa vaksinë/ Belgjika heq kufizimet për udhëtarët

Belgjika ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë. Në një njoftim nga TIA thuhet se nuk ka asnjë kriter vaksine apo testi për të udhëtuar drejt Belgjikës. I vetmi kusht që duhet të përmbushni është mbajtja e maskës.

Njoftimi i Aeroportit të Rinasit:

Belgjika

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport./ CNA.al

Lajmet e fundit nga